inezja Me Jan Leong (58 vjeçare) nga Singapori ka kaluar dy vjet e gjysmë, përkatësisht 902 ditë, në guacën e WC –së në banjën e vet ku ka ngrënë dhe ka fjetur. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar e zhveshur, ka bërë dush vetëm 18 herë dhe ka komunikuar vetëm me bashkëshortin Kian An Ongom.
Ajo ka thënë se për ta bërë këtë e “ka shtyrë një forcë” dhe ka sqaruar se as vetë nuk e ka kuptuar pse u detyruar të mbetej në banjë. Thotë se kishte ndjenjën se po të dilte do t’i ndodhte ndonjë e keqe, përkatësisht se do të gjuhej me gurë, do të spërkatej me ujë ose do të sulmohej në ndonjë mënyre tjetër.
Ajo kishte refuzuar të fliste edhe me djalin 27 vjeçar, me profesion gazetar e bashkëshorti që kujdesej për të disa herë ishte përpjekur ta largonte nga banja, por ajo kundërshtonte vendosmërisht duke thënë se “dikush po e mbante fuqimisht aty”.
Kian megjithatë u detyrua të kërkonte ndihmë profesione dhe thirri personelin e një spitali i cili me dhunë e largoi kinezen nga banja.