Forumi Kuq E Zi
Sot 21 vjet nga rrezimi i bustit te Enver Hoxhes  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sot 21 vjet nga rrezimi i bustit te Enver Hoxhes  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Sot 21 vjet nga rrezimi i bustit te Enver Hoxhes  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sot 21 vjet nga rrezimi i bustit te Enver Hoxhes  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sot 21 vjet nga rrezimi i bustit te Enver Hoxhes  418349_381012941910133_141388129205950_1631150_335910442_n
Perkujtohet sot 21 vjetori i rrezimit te bustit te ish diktatorit Komunist te Shqiperise Enver Hoxha. 20 shkurti i vitit 1991 ka mbetur ne kujtesen historike te popullit shqiptar si dita kur u permbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha.
18-20 shkurt 1991 eshte koha e zhvillimit te greves se urise se studenteve qe kerkuan heqjen e emrit te diktatorit Hoxha 700 studente u futen ne nje greve urie. Permes asaj greve, e mbeshtetur nga mijera qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise, kerkonin qe Universitetit te Tiranes t’i hiqnin emrin e diktatorit Enver Hoxha. Thirrjet “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa” u bene simbol i protestave studentore dhe qytetareve te Tiranes. Me 20 shkurt ’91 qindra qytetare rrezuan bustin e diktatorit.

Sot ne ambjentet e Muzeut Historik Kombetar do te perurohet Pavijoni i Terrorit Komunist ku do te marre pjese edhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Ne kete pavijon nepermjet fotove, dokumenteve shifrave e objekteve personale te burgosurve, te pushkatuarve e te internuarve te shumte, do te jepen te dhena tronditese te kesaj kategorie njerezish, qe ishin nga njerezit e thjeshte deri tek ish deputete e ministra, nje pjese e te cileve vdiqen ne burgjet e diktatures komuniste.

Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ne 20 shkurt 1991 eshte nje nder ngjarjet qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi. Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ndodhi ne nje situate te renduar politike ne vend. Kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne Shqiperi ne 31 mars 1991.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sot më 20 Shkurt 2012 mbushen plot
21 vjet nga rrëzimi i shtatores së ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha,
i cili qeverisi me dorë të hekurt Shqipërinë komuniste, që prej vitit
1945.
Sot 21 vjet nga rrezimi i bustit te Enver Hoxhes  422646_380680215276739_141388129205950_1629962_1327303622_n
... Pamjet e atyre ngjarjeve, shkurtin e vitit 1991 në sheshin
“Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në
fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Pas 45 vitesh diktaturë proletariati, vendi i fundit komunist i Europës
Juglindore po njësohej me parimet demokratike të perëndimit.

Thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” u bënë simbol i protestave studentore dhe qytetarëve të Tiranës.

Megjithatë regjimi komunist kishte lëshuar rrënjë të thella në
ndërgjegjien e shqiptarëve, ndaj dhe idhtarët e diktatorit dhe Partisë
së Punës nuk u pajtuan lehtë me sistemin e ri, që po instalohej në vend.

Tubime pro diktatorit Hoxha u mbajtën në shumë qytete të vendit, në
shenjë solidariteti me partinë dhe porositë e shokut Enver, por gjithçka
degradoi shpejt për shkak të rrokopujës ekonomike, që vendi kishte
marrë që prej viteve ‘80.

Në Shqipëri u instalua sistemi pluripartiak, që shumë shpejt nisi rrugën e
vështirë të instalimit të demokracisë sipas modeleve perëndimore.

Megjithatë përvoja e munguar bëri që Shqipëria të kalojë në një fazë
tjetër, atë të tranzicionit, që për fatin tonë të keq po vijon ende.

Ngjarjet e ndodhura gjatë këtyre 21 viteve e konsoliduan demokracinë në
Shqipëri, por sërish mbetet shumë rrugë për të konkretizuar thënien e 21
viteve më parë “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Polarizimi i tejskajshëm politik ka bërë, që Shqipëria të shënojë hapa
mbrapa në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Data 20 shkurt është ditë përkujtese, për një prej ngjarjeve më të
shënuara të historisë moderne të Shqipërisë, e cila 21 vite më pas vijon
rrugën e vështirë drejt Europës. (Kuriozitete&enigma fb )

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Rënia e Enver Hoxhës, Berisha: Etërit e diktaturës uzurpuan PS, do ndëshkohen

TIRANE- Përkujtohet sot 21 vjetori i rrëzimit të bustit të ish
diktatorit Komunist të Shqipërisë Enver Hoxha. 20 shkurti i vitit 1991
ka mbetur në kujtesën historike të popullit shqiptar si dita kur u
përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha.
18-20 shkurt 1991 është koha e zhvillimit të grevës së urisë së
studentëve që kërkuan heqjen e emrit të diktatorit Hoxha 700 studentë u
futën në një grevë urie. Përmes asaj greve, e mbështetur nga mijëra
qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, kërkonin që Universitetit të
Tiranës t’i hiqnin emrin e diktatorit Enver Hoxha. Thirrjet “Ta bëjmë
Shqipërinë si gjithë Europa” u bënë simbol i protestave studentore dhe
qytetarëve të Tiranës. Më 20 shkurt ’91 qindra qytetarë rrëzuan bustin e
diktatorit.

Me rastin e kesaj date historike, sot në ambjentet e Muzeut Historik
Kombëtar u përurua Pavijoni i Terrorit Komunist ku mori pjesë edhe
kryeministri i vendit Sali Berisha.
Kryeministri Sali Berisha duke përshëndetur ngjarjet më 20 Shkurt
theksoi se kjo ishte dita kur u përmbys diktatura dhe u formua opozita e
parë shqiptare.
“20 Shkurti ishte data në të cilën studentët në Universitetin e Tiranës u përballën me një trimëri të pashoqe, dhe përmbysën
shtatoren e tij, kjo shënoi rënien de fakto themelimin e opozitës
shqiptare gjunjëzimin përfundimtar të diktaturës komuniste në Shqipëri”.


Sipas Berishës pinjollët e diktaturës nuk kanë shprehur kurrë pendesë
për krimet e bëra kundrejt grave dhe burrave që u flijuan për të patur
Shqipërinë si Europa. Sipas Berishës opozita shqiptare përfaqëson frymën
e diktaturës dhe se venë interesin e etërve përpara interesit të
kombit.

“Ky komb ka historinë e vet por historia e diktaturës është më
tragjikja. Sot, pasardhësit direkt të bunkerit që përmbysëm 21 vjet më
parë, jo vetëm nuk kanë shprehur për asnjë moment pendesën e tyre, por
ata kanë uzurpuar kreun e partisë kryesore opozitare të vendit dhe
natyrisht nuk janë rikthyer dot në bllok, por kanë rikthyer bllokun me
të gjithë psikologjinë e tij. Këta shokë, ose zotërinj me rrahje gjoksi
bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se
interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se
interesi i shqiptarëve dhe vendit. këta. Këta do kenë ndëshkimin e
merituar si paraardhësit e tyre”.
Kreu i qeverise theksoi se "kjo datë e rëndësishme ndan dekadat e
shtypjes ekstreme, poshtërimin më çnjerëzor, kujton datën në të cilën
mijëra shqiptarë me një guxim e kurajë të pabesueshme të përmbysin jo
bronzet metalike, por të përmbysin në Tiranë bronzet e gjalla, të cilat
vite pas vdekjes së tij vazhdonin me krenari kriminale rrugën e tij".

“Evropa ka njohur në historinë e saj diktatorë nga më të ndryshëm, por
ajo ka të regjistruar në memorjen e vet dy më mizorët, Hitlerin dhe
Enver Hoxhën. Hitleri mbi baza racizmi ndërmori krimet më monstruoze,
Hoxha si Hitleri pas luftës, organizoi mbi bazën e luftës së klasave
terrorin më të paparë ndaj një kombi në Evropë”, shtoi më tej
kryeministri.

"Në stendat e kësaj ekspozite jepet mundesia per te njohur qëndresën
sakrificën, burrërinë, heroizmin e qindra mijëra grave dhe burrave që u
flijuan vetëm e vetëm se ata njësoj si ne besonin te Zoti, donin të
flisnin të lirë, donin që vendi i tyre të ecte drejt Evropës, të
bashkohej me kombet e qytetëruara evropiane".
Ai theksoi se në këto stenda mungojnë shumica, mijëra heronj të pakënduar.

Në pavijonin e Terrorit Komunist nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e
objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve të
shumtë, do të jepen të dhëna tronditëse të kësaj kategorie njerëzish, që
ishin nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish deputetë e ministra, një
pjesë e të cilëve vdiqën në burgjet e diktaturës komuniste.

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991 është një ndër
ngjarjet qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi.
Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ndodhi ne nje situate te renduar
politike ne vend. Kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar Partia
Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne
Shqiperi ne 31 mars 1991.

(d.b/el.me/BalkanWeb)

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons