Forumi Kuq E Zi
Vitamina E parandalon sterilitetin te femrat dhe te meshkujt Pamjaftueshmeria e vitamines E per nje kohe te gjate favorizon disa semundje te zemres, arteriosklerozen, madje edhe tumorin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vitamina E parandalon sterilitetin te femrat dhe te meshkujt Pamjaftueshmeria e vitamines E per nje kohe te gjate favorizon disa semundje te zemres, arteriosklerozen, madje edhe tumorin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Vitamina E parandalon sterilitetin te femrat dhe te meshkujt Pamjaftueshmeria e vitamines E per nje kohe te gjate favorizon disa semundje te zemres, arteriosklerozen, madje edhe tumorin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vitamina E parandalon sterilitetin te femrat dhe te meshkujt Pamjaftueshmeria e vitamines E per nje kohe te gjate favorizon disa semundje te zemres, arteriosklerozen, madje edhe tumorin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Vitamina E eshte antisterile. Kjo substance kimike eshte e njohur ne shkence edhe me emrin “tokoferol”, qe e ka prejardhjen nga nje fjale greke, domethene “te lindesh”. Kjo i eshte atribuuar vitamines E, per funksionimin kryesor biologjik te saj, ne parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitamine ndikon ne funksionimin normal te organeve te shumezimit, si te njeriu, ashtu edhe te kafshet. Prandaj sot eshte pranuar shkencerisht se mungesa e vitamines E ne ushqimin e perditshem te njeriut shkakton sterilitet (shterpesi). Per kete arsye vitamina E eshte quajtur edhe vitamina antisterile. Vitamina E eshte shume e perhapur ne natyre. Sasite me te medha te saj gjenden ne vajrat e farerave, ne arra, lajthi, fasule, soje etj. Embrioni i grurit permban sasi shume te larta, per kete arsye edhe prodhimi i kesaj vitamine behet nepermjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitamine gjendet edhe ne melçi, veshka dhe sidomos ne vajin e melçise se peshqve te detit.
Funksionet
Vitamina E luan shume role biologjike ne organizmin e njeriut. Ne radhe te pare kjo vitamine ndikon mjaft ne frymemarrjen e qelizave, duke ndihmuar ne funksionimin normal te indeve te organizmit, madje edhe ne nje sasi me te vogel oksigjeni. Ne kete drejtim ajo kompenson edhe disa te meta qe fiton organizmi me kalimin e moshes.
Enet e gjakut
Keshtu per shembull, vitamina E ndikon edhe ne zgjerimin e eneve te gjakut, duke bere te mundur rritjen e fluksit te rrjedhjes se gjakut, per te cilin kane nevoje organet, sidomos gjate aktiviteteve te theksuara fizike te tyre. Vitamina E ndikon pozitivisht ne parandalimin e trombozave e mpiksjeve te gjakut, si edhe ne uljen e disa yndyrave ne gjak, duke menjanuar ne nje fare menyre uljen e depozitimeve arteroskleroze. E rendesishme eshte te theksohet se vitamina E ndikon ne rritjen e HDL-se, qe eshte nje faktor i rendesishem i mbrojtjes se eneve te gjakut nga depozitimi i kolesterolit ne to.
Antioksidante
Gjithashtu, vitamina E, duke qene nje antioksidant i fuqishem, neutralizon radikalet e lira, qe jane shkaktare te shume semundjeve dhe çrregullimeve ne organizem. Vitamina E mbron nga oksidimi ne organizem i yndyrave duke ndaluar prodhimin e peroksideve, qe jane shume te demshme ne funksionimin normal te organizmit. Kete veprim vitamina E e kryen ne bashkepunim me vitaminen F. Ajo gjithashtu eshte nje faktor i rendesishem per te parandaluar plakjen e parakohshme dhe per te zgjatur jeten. Kjo ndodh per arsye se kjo vitamine nga njera ane hedh me shume gjak ne indet e organizmit dhe, nga ana tjeter, redukton konsumin e oksigjenit te tyre, pa ulur veprimtarine jetesore te ketyre indeve.
Anemia
Vitamina E mbron rruazat e kuqe te gjakut nga faktore te ndryshem oksidues, duke parandaluar edhe anemine. Disa studiues te kesaj fushe mbrojne idene se kjo vitamine eshte e afte qe te stimuloje edhe prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut. Ne te njejten kohe ajo parandalon dhe degradimin e shume hormoneve (te hipofizes, mbiveshkave etj.). Meqenese kjo vitamine ndikon ne sherimin dhe mbylljen e plageve, ajo u jep elasticitet dhe rezistence kundrejt faktoreve agresive te jashtem. Duhet theksuar ketu se meqenese ajo ka veprimtari antioksidante, parandalon oksidimin e shume faktoreve bioaktive si vitamina A dhe vitamina F.
Prodhueshmeria
Vitamina E, se bashku me vitaminen A bashkeveprojne per funksionimin normal te organeve gjenitale, duke rritur prodhueshmerine si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Sidomos te keta te fundit ndikon ne rifitimin e aktivitetit seksual te dobesuar. Gjithashtu, kohet e fundit eshte studiuar edhe veprimtaria e stimulimit te imunitetit kunder infeksioneve te ndryshme. Studiues te kesaj fushe kane theksuar se kjo substance kimike parandalon plakjen e parakohshme te organizmit.
Semundjet virusale
Ajo rekomandohet edhe kunder semundjeve virusale dhe ne trajtimin e shfaqjeve te lehta te diabetit (ul gliceminen ne semundjet reumatike, ne infeksionet e melçise (duke ristabilizuar metabolizmin e saj), ne semundjet e lekures (pore, akne etj.), ne turbullimet nga menopauza, si edhe per rritjen e rezistences fizike e psikologjike. Gjithashtu eshte percaktuar se pamjaftueshmeria e vitamines E gjate nje kohe pak a shume te gjate, favorizon disa semundje te zemres, arterosklerozen, madje edhe tumorin.
Depozitimi ne organizem
Vitamina E merret nga organizmi nepermjet produkteve ushqimore te perditshme dhe nga tretja, grumbullimi i ketyre produkteve behet bashke me vitaminen E nga paretet e aparatit tretes. Ajo depozitohet ne melçine e zeze te organizmit dhe qe andej shperndahet ne qelizat dhe indet, sipas nevojave te trupit tone ne rrethana te caktuara ushqimi (me yndyra bimore) dhe te ndotjes se ambientit. Ajo eshte lipovitamine, prandaj edhe absorbimi nga organizmi behet me mire kur ajo shperndahet me yndyra, sidomos yndyra bimore. Prandaj, kur organizmi merr mire yndyrat, ai merr edhe sasi te caktuara te vitamines E. Vlen te theksohet ketu se vitamina E eshte mjaft e qendrueshme. Ajo duron temperatura deri 170 grade Celsius, shkaterrohet gjate hidherimit dhe prishjes se yndyrave ku ajo gjendet me shumice, si dhe nga veprimi i rrezeve ultraviolete. Pra, ne mungese te drites dhe te oksigjenit, ashtu siç ruhen yndyrat, mund te ruhet mjaft mire edhe vitamina E .
Nevojat e organizmit per vitaminen E
Per femijet e vegjel nevoja ditore per vitaminen E eshte 4.5 miligrame ne dite, per te moshuarit dhe adoleshentet eshte rreth 7-12 mg ne dite, ndersa per te rriturit eshte 15 mg per burrat dhe 12 mg per femrat. Ne periudhen e barres dhe me femije ne gji nevojat ditore per grate rriten ne 15 mg ne dite. Nevojat reale te organizmit per vitamine E, sidomos per te rriturit dhe adoleshentet, mund te arrijne deri ne 1 gram vitamine E ne dite. Kjo per arsye se njeriu i diteve te sotme eshte shume i stresuar dhe ndodhet ne nje mjedis te ngarkuar me substanca toksike. Ne rastet kur verehen ulje te theksuara te vitamines E ne organizem nepermjet analizave si edhe kur shfaqen raste semundjesh te ndryshme si ato qe u permenden me siper, mjeket keshillojne marrjen me shtese te vitamines E, sipas nevojave. Disa here trajtimi me vitamine E (300 mg/dite) dhe selen (0.8 mg/dite) per 2-3 vjet, redukton mjaft defektet qe shkaktohen nga angina pektoriale dhe semundje te tjera kardiovaskulare. Sidomos kur kjo kure shoqerohet edhe me veprimtari fizike sistematike, ne varesi te moshes dhe gjendjes fiziologjike.

Produktet ushqimore qe permbajne vitamine E
Ne tabelen e meposhtme po japim sasine e vitamines E (ne mg) qe gjendet ne disa produkte ushqimore (ne 100 gr produkt).
Mollet 0.3 Embrioni i grurit 14.5-21
Vishnjat 0.13 Fieri i grurit 1.6
Perzierje frutash 0.25 Misri 2.2-3.5
Portokalli 0.23 Buka e zeze 2.1
Kumbulla 0.7 Vaji i peshkut 20
Karota 0.45 Vaji i misrit 19
Bizele 4-6 Vaji i embrionit te misrit 250
Patate 4.6 Vaji i lajthise 30-36
Soja e thate 6-11 Vaji i sojes 90-120
Spinaqi 2.3 Vaji i lulediellit 49
Lajthi 6-6.5 Gjalpi 2.1-3.3
Majdanoz 2.6 Djatherat 1
Fara luledielli 44 Sardelet 1.1
Fasule 7 Toni 6.3

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Vitamina E dhe veprimtari të gjerë në organizëm



Vitamina E, antisterile

Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin "tokoferol", që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë "të lindësh". Kjo i është atribuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si tek njeriu ashtu edhe tek kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile.



Funksionet e tjera jetësore të vitaminës E

Përveç sa u tha më sipër, vitamina E luan shumë role biologjike në organizmin e njeriut.Në radhë të parë kjo vitaminë ndikon mjaft në frymëmarrjen e qelizave, duke ndihmuar në funksionimin normal të të gjitha indeve të organizmit, bile edhe në një sasi më të vogël oksigjeni. Në këtë drejtim ajo kompenson edhe disa të meta që fiton organizmi me kalimin e moshës. Kështu p.sh. ndikon edhe në zgjerimin e enëve të gjakut, duke bërë të mundur rritjen e fluksit të rrjedhjes së gjakut, për të cilin kanë nevojë organet, sidomos gjatë aktiviteteve të theksuara fizike të tyre. Vitamina E ndikon pozitivisht në parandalimin e trombozave e mpiksjeve të gjakut, si edhe në uljen e disa yndyrnave në gjak, duke mënjanuar në një farë mënyre uljen e depozitimeve aterosklerozike. E rëndësishme është të theksohet se vitamina E ndikon në rritjen e HDL-së, që është një faktor i rëndësishëm i mbrojtjes së enëve të gjakut nga depozitimi i kolesterolit në to.

Gjithashtu vitamina E, duke qenë një antioksidant i fuqishëm, neutralizon radikalet e lira, që janë shkaktarë të shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve në organizëm.Vitamina E mbron nga oksidimi në organizëm i yndyrnave, duke ndaluar prodhimin e peroksideve, që janë shumë të dëmshme në funksionimin normal të organizmit. Këtë veprim vitamina E e kryen në bashkëpunim me vitaminën F.



Faktor i rëndësishëm për të parandaluar mplakjen e parakohshme Nga sa u tha më sipër, rezulton se vitamina E është një faktor i rëndësishëm për zgjatjen e jetës. Kjo ndodh për arsye se kjo vitaminë nga njëra anë hedh më shumë gjak në indet e organizmit dhe nga ana tjetër redukton konsumin e oksigjenit të tyre, pa ulur veprimtarinë jetësore të këtyre indeve.

Vitamina E mbron rruazat e kuqe të gjakut nga faktorë të ndryshëm oksidues, duke parandaluar edhe aneminë. Disa studiues të kësaj fushe mbrojnë idenë se kjo vitaminë është e aftë që të stimulojë edhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në të njëjtën kohë ajo parandalon dhe degradimin e shumë hormoneve (të hipofizës, mbiveshkave etj). Meqenëse kjo vitaminë ndikon në shërimin dhe mbylljen e çikatriçeve (plagëve), ajo u jep elasticitet dhe rezistencë kundrejt faktorëve agresivë të jashtëm.

Duhet theksuar këtu se meqenëse ajo ka veprimtari antioksidante, parandalon oksidimin e shumë faktorëve bioaktivë si vitamina A dhe vitamina F. Vitamina E së bashku me vitaminën A bashkëveprojnë për funksionimin normal të organeve gjenitale, duke rritur prodhueshmërinë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Sidomos tek këta të fundit ndikon në rifitimin e aktivitetit seksual të dobësuar.

Gjithashtu kohët e fundit është studiuar edhe veprimtaria e stimulimit të imunitetit, kundër infeksioneve të ndryshme.

Kohët e fundit është theksuar nga studiues të kësaj fushe se kjo substancë kimike parandalon mplakjen e parakohshme të organizmit.Ajo rekomandohet edhe kundër sëmundjeve virusale dhe në trajtimin e shfaqjeve të lehta të diabetit (ul gliceminën në sëmundjet reumatike, në infeksionet e mëlçisë (duke ristabilizuar metabolizmin e saj), në sëmundjet e lëkurës (pore, akne etj), në turbullimet nga menopauza, si edhe për rritjen e rezistencës fizike e psikologjike.Për të gjitha këto që u përmendën më sipër, kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm për parandalimin e mplakjes së parakohshme dhe zgjatjen e jetës, duke funksionuar organizmi gjithnjë rregullisht.

Gjithashtu është përcaktuar se pamjaftueshmëria e vitaminës E gjatë një kohe pak a shumë të gjatë, favorizon disa sëmundje të zemrës, aterosklerozën , madje edhe tumorin.



Nevojat e organizmit për vitaminën E

Për fëmijët e vegjël nevoja ditore për vitaminën E është 4.5 mg në ditë, për të moshuarit dhe adoleshentët është rreth 7-12 mg në ditë, ndërsa për të rriturit është 15 mg për burrat dhe 12 mg për femrat. Në periudhën e barrës dhe me fëmijë në gji nevojat ditore për gratë rriten në 15 mg në ditë.

Nevojat reale të organizmit për njeriun modern, sidomos për të rriturit dhe adoleshentët mund të arrijnë deri në 1 mg vitaminë E në ditë. Kjo për arsye se njeriu i ditëve tona është shumë i stresuar dhe ndodhet në një mjedis të ngarkuar me substancë toksike.

Në rastet kur vërehen ulje të theksuara të vitaminës E në organizëm nëpërmjet analizave si edhe kur shfaqen raste sëmundjesh të ndryshme si ato që u përmendën më sipër, mjekët këshillojnë frytimin suplementar me vitaminë E, sipas nevojave.Disa herë trajtimi me vitaminë E (300 mg/ditë) dhe selen (0.8 mg/ditë) për 2-3 vjet, redukton mjaft defektet që shkaktohen nga angina pektoriale dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Sidomos kur kjo kurë shoqërohet edhe me veprimtari fizike sistematike, në varësi të moshës dhe gjendjes fiziologjike.

Në tabelën e mëposhtme po japim sasinë e vitaminës E (në mg) që gjendet në disa produkte ushqimore(në 100 gr produkt).





- mollët 0.3 - embrioni i grurit 14.5-21

- vishnjet 0.13 - fielli i grurit 1.6

- greip fruit 0.25 - misri 2.2-3.5

- portokalle 0.23 -buka e zezë 2.1

- kumbulla 0.7 - vaji i peshkut 20

- karrota 0.45 - vaji i misrit 19

- bizele 4-6 - vaji i embrionit të misrit 250

- patate 4.6 - vaji i lajthisë 30-36- soja e thatë 6-11 -vaji i sojës 90-120

- spinaqi 2.3 - vaji i lulediellit 49

-lajthi 6-6.5 -gjalpi 2.1-3.3

-majdanoz 2.6 - djathrat 1

- fara luledielli 44 - sardelet 1.1

- fasule 7 - toni 6.3

- veza 0.8





Pra, siç shihet edhe nga tabela, vitamina E është shumë e përhpur në natyrë. Sasitë më të mëdha gjenden në vajrat e farërave, në arra, lajthi, fasule, sojë etj. Embrioni i grurit përmban sasira shumë të larta, për këtë arsye edhe prodhimi i kësaj vitamine bëhet nëpërmjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitaminë gjendet edhe në mëlçi, veshka dhe sidomos në vajin e mëlçisë së peshqve të detit.
Vitamina E merret nga organizmi nëpërmjet produkteve ushqimore të përditshme dhe nga tretja, absorbimi i këtyre produkteve bashkë me vitaminën E nga paretet e aparatit tretës. Ajo depozitohet në mëlçinë e zezë të organizmit dhe që andej shpërndahet në qelizat dhe indet, sipas nevojave të trupit tonë në rrethana të caktuara ushqimi (me yndyrna bimore) dhe të ndotjes së ambientit. Ajo është lipovitaminë prandaj edhe absorbimi nga organizmi bëhet më mirë kur ajo shpërndahet me yndyrna, sidomos yndyrna bimore. Prandaj, kur organizmi absorbon mirë yndyrnat, ai merr edhe sasira të caktuara të vitaminës E.

Vlen të theksohët këtu se vitamina E është mjaft e qëndrueshme. Ajo duron temperatura deri 170 gradë C, shkatërrohet gjatë hidhërimit dhe prishjes së yndyrnave ku ajo gjendet me shumicë, si dhe nga veprimi i rrezeve ultravioletë. Pra, në mungesë të dritës dhe të oksigjenit, ashtu siç ruhen yndyrnat, mund të ruhet mjaft mirë edhe vitamina E .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons