Nëse dikush ka menduar se pas ndarjes nga jeta të liderit Kim Jong, për Korenë e Veriut do të hapeshin rrugët e lirisë ka gabuar rëndë.
Për të gjithë periudhën e zisë, që do të zgjasë 100 ditë, që nga 17 nëntori, faktikisht është e ndaluar rreptësisht përdorimi i telefonave celularë.
Qëllimi i ndalimit të tyre është ai që të limitohet qarkullimi i informacione, pasi mund të sjellin një lëkundje të sistemit, që duhet thënë se është në rrezik që prej vdekjes së liderit.
Kjo urdhëresë është tepër e ashpër dhe përdorimi i celularëve, sidomos në publik konsiderohet si një krim lufte dhe mund të ndëshkohet me punë të detyrueshme, madje dhe më dënim me vdekje.
Për fat të mirë janë shumë të paktë ata qytetarë të Koresë së Veriut që zotërojnë një celular, pasi bëhet fjalë për vetëm 5 % të popullsisë. /fb/