Pajisja e re ndihmon personat e verbër që të shohin
Gjenerata e ardhshme” inxhinieri me verbëri kongjenitale Geordi La Forge përdor vizorin, i cili e ndihmon për të parë, ndërsa duke iu falënderuar shkencëtarëve izraelitë, teknologia e ngjashme tani është bërë realitet.
Pajisja e re përdor tingullin për të “hakuar” korteksin vizual të personit të verbër dhe t’i mundësojë të “shohë”. Sensory Substitution Device e ka zhvilluar dr. Amir Amedi në Universitetin e Jerusalemit, dhe është pajisje, e cila me ndihmën e algoritmeve shndërron të dhënat vizuale në tingull.
Përdoruesit për një kohë të shkurtër mund të mësojë të interpretojë “mjedisin tingullor”, i cili ia tregon formën, lokacionin dhe pozicionin e njerëzve dhe subjekteve, dhe mundet madje të lexojë edhe fjalët e shkruara.
Tingujt që krijohen aktivizojnë korteksin vizual të personit me verbëri kongjenitale duke i mundësuar që të shohë.
Në artikullin e publikuar në revistën “Cerebral Cortex”, dr. Amedi dhe ekipi i tij kanë thënë që hulumtimi i mëhershëm ka treguar që korteksi vizual organizon të dhënat në dy rrugë paralele. Njëra është përgjegjëse për formën, identifikimin dhe ngjyrën e objekteve, ndërsa tjetra fokusohet në lokacionin e tij dhe koordinon të dhënat vizuale me funksione motorike.
Rezonanca magnetike ka treguar që personat e verbër të cilët përdorin pajisjen e dr. Amedit aktivizojnë këto rrugë në mënyrën e njëjtë si edhe personat e shëndetshëm. Kjo tregon që për funksionimin e korteksit vizual nuk janë të nevojshme informatat vizuale.
Dr. Amedi ka thënë që truri nuk është makinë senzorike, por makinë e cila ekzekuton detyrat.
Ky hulumtim është vetëm njëri në vargun e atyre që kanë vërtetuar që të dhënat vizuale, me zë dhe të prekshme, nuk janë të domosdoshme që truri të interpretojë atë çka ndodh. //fb/