5.5 kilogramë drogë e llojit heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, lënda narkotike ishte fshehur në gomat e një mjeti tip Benz kamionçinë, me targa AA 225 AS.
Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Gëzim Osmani, 29 vjeç, ndërsa sipas forcave të policisë droga kishte si destinacion qytetin e Barit në shtetin fqinj.
Ndërkohë, po hetohet në lidhje me zbardhjen e skemës së trafikut dhe persona të tjerë të përfshirë në të. / Mark Brunga