Në studimin e ri të shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti “Duke” kanë marrë pjesë 2.818 pacientë të moshës mesatare prej 62 vjetësh
Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, e të cilët janë të bindur, apo shpresojnë për një mjekim të suksesshëm, jetojnë më gjatë sesa ata që kanë pikëpamje pesimiste rreth situatës së tyre, shkruhet në revistën profesionale mjekësore “Archives of Internal Medicine.
Edhe disa studime tanimë kanë dëshmuar se personat optimistë shërohen më shpejt, por tani optimizmi për herë të parë lidhet me gjasat më të mëdha për mbijetesë, thonë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti “Duke”.
Në studimin e tyre kanë marrë pjesë 2.818 pacientë të moshës mesatare prej 62 vjetësh, te të cilët ishte bërë angiografia koronare.
Pjesëmarrësit ishin përcjellë edhe 15 vjet të tjera, me ç’rast ishte parë se optimistët kishin gjasa më të mëdha për 30% që të ishin gjallë në fund të studimit.
Kërkuesit shkencorë thonë se kanë marrë parasysh edhe faktorët e tjerë të rrezikut, sikur që janë mosha, gjinia, depresioni, etj.