Vetëm për këngëtaren do të shkelte rregullin për të mos frekuentuar femra me ngjyrë e se do ta kishte bërë një nga gratë e tij
Jo të gjithë e kanë ditur se Osama Bin Laden donte të martohej me Whitney Houston. E ka zbuluar poetesha Kola Boof, e cila ka përjetuar shumë muaj në vitin 1996 në Marok, bashkë me Bin Laden, terroristi që duhet të ketë shprehur disa herë dëshirën e tij për të shkuar në Amerikë e për të takuar këngëtaren të ndarë nga jeta pak ditë më parë.
“Megjithëse thoshte se muzika ishte diabolike, Bin Laden kishte provuar disa herë të takohej me Whitney, të cilën e konsideronte të bukur e të buzëqeshur – tregon Boof -. Besoja se tallej, pasi më dukej diçka e pamundur. Madje më thoshte se donte t’i dhuronte këngëtares një vilë që ai zotëronte në periferinë e Khartoum. Shkoi deri aty, sa që thoshte se vetëm për Houston do të shkelte rregullin për të mos frekuentuar femra me ngjyrë e se do ta kishte bërë një nga gratë e tij. Gjithashtu do të kishte dashur të vriste edhe të shoqin e saj, Bobby Brown, vetëm për të qenë bashkë me Whitney”.
E gjithë kjo histori mund të lexohet në autobiografinë e poeteshës, me titull: "Diary of a Lost Girl: The Autobiography of Kola Boof", aty ndër të tjera thuhet se Osama i dëgjonte me përkushtim të madh këngët e artistes amerikane.