Nga Kodi Penal janë hequr ose riformuluar disa figura penale që kanë të bëjnë me fyerjen dhe shpifjen. Mbi 30 nene të propozuara nga qeveria dhe të riformuluara nga opozita u miratuan me konsensus mes demokratëve dhe socialistëve.
Por ajo që mbeti në kod, me këmbënguljen e opozitës, është se shpifja dhe fyerja, akuza me të cilën përballen zakonisht gazetarët, do të trajtohen penalisht.
Siç kishte paralajmëruar, Partia Socialiste mbrojti pozicionin e saj që qytetarët duhet të kenë të drejtën të mbrohen penalisht, por dënimi i atij që shpif dhe fyen të mos jetë me burg, siç përcaktohet aktualisht, por vetëm me gjobë.
Ajo që socialistët pranuan ta heqin nga Kodi Penal është mbrojtja aktuale që kanë zyrtarët ndaj shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës.
Mazhoranca dhe opozita ranë dakord të mos veshë me mbrojtje penale ndaj fyerjes dhe shpifjes as njerëzit e drejtësisë, duke e trajtuar çështjen si penale, vetëm kur ndaj gjyqtarëve bëhen shpifje apo fyerje për shkak të një proçesi që ata janë në shqyrtim.
“Nëqoftëse duam të mbrojmë drejtësinë duhet të mbrojmë aktorët e drejtësisë nga sulmet kur kryejnë detyrën, pra gjatë procesit”, deklaroi kryetari i komisionit të ligjeve, Ilir Rusmali.
E marta do të jetë sërish një ditë e ngarkuar për komisionin e ligjeve, pasi do të shqyrtohet amendamenti i deputetit Gumi dhe propozimet e shoqërisë civile për dhunën në familje, si dhe propozimet e komisionit për reformën zgjedhore, për të përfshirë në Kod Penal krimet kundër zgjedhjeve.
Nëse gjithçka shkon mirë dhe magjia e konsensusit nuk prishet, atëherë komisioni i ligjeve do të shkojë në Parlament me qëndrim unanim për të votuar së bashku edhe ndryshimet në Kodin Penal.