Projekt/ligji i qeverisë maqedonase për veprimtarinë e huaj informative, përveç opozitës është kundërshtuar edhe nga korrespodentët e mediave të huaja në Maqedoni.
Vërejtet më të mëdha kanë të bëjnë me pjesën e ligjit e cila parashikon që leja e veprimtarisë së një mediumi të huaj të vlejë vetëm për një vit dhe ajo të merret nga ministri i Jashtëm.
Kim Mehmeti, shef i zyrës së Top Channel në Shkup, thotë se nuk ka nevojë për një ligj të tillë, pasi me të shantazhohen gazetarët.
Sipas zotit Mehmeti, ata gazetarë që kritikojnë punën e qeverisë
Kjo qeveri dëshiron që t’i përcaktojë vetë korrespondentët e mediave të Shqipërisë e të Kosovës e jo vetë mediat mëmë
Kim Mehmeti
Shef i zyrës së Top Channel në Shkup rrezikojnë që vitin e ardhshëm të mos marrin lejen për punë nga Ministri i Jashtëm.
“Kjo qeveri dëshiron që t’i përcaktojë vetë korrespondentët e mediave të Shqipërisë e të Kosovës e jo vetë mediat mëmë. Sa i përket zyrës sonë në Shkup, ajo njeh vetëm standardet profesionale të televizionit që i takon e jo lojrat e këtushme politike”, deklaron Mehmeti.
Për Kim Mehmetin është e papranueshme që gazetarëve të huaj t’u ndalohet të bëjnë anketa të drejpërdrejta me qytetarët. Ai thotë se ligji kufizon gazetarët e huaj, duke u pamundësuar atyre të investigojnë dhe të trajtojnë problemet reale në Maqedoni.
“Pa pëlqimin e partisë shqiptarë në pushtet një ligj i tillë nuk do arrinte deri në bankat e Parlamentit. Pastaj besoj se atyre u përshatret një ligj i tillë ngaqë shpresojnë se këta korrespondentë të mediave nga Shqipëria do t’i bëjnë të varur nga partia shqiptare në pushtet. Kuptohet, ata mund të na pengojnë neve në punpn tone, por që ta shkëpusin shqiptarinë e këtushme nga Top Channel-i i Tanit do të duhet që qiellin mbi Maqedoni ta mbulojnë me ndonjë perde nëpërmjet të cilës nuk do mund të depërtojnë valët e këtij televizioni”, thekson Mehmeti.
Projekt/ligjin e qeverisë për veprimtarinë e huaj informative në Maqedoni, opozita e ka krahasuar me ligjet e Kinës dhe Ukraninës për mediat.