Opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë nesër për ashpërsimin e ndëshkimeve për ata që do të tentojnë të prishin zgjedhjet. Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumentave dhe materialit zgjedhor me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të dhënave, që dihen se janë të pasakta zëvendësimi i të saktave me të rreme, futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarvajtjen e votimit, ka cënuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje, apo zëvendësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulave, kodeve të sigurisë , pajisjeve apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Shkelja e fshehtësisë së votimit Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet. Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet ndërsa lejimi me dashje i kryerjes së kësaj vepre nga komisionerët zgjedhorë dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë përbën kundravajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në aktivitete zgjedhore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj ndërsa detyrimi i nxënësve dënohet me burgim nga tre muaj deri në një vit.