Faizal Al Kudsi një prej biznesmeneve të njohur sirian tha për BBC-në se ekonomia e vendit është gjymtuar nga sanksionet ndërkombëtare dhe qeveria po shpërbëhet.
Djali i ish-presidentit të Sirisë drejton një firmë investimesh me qendër në Londër dhe është i përfshire në sektorin privat në Siri.
“Protestat kanë dëmtuar turizmin, sanksionet në eksportin e naftës dhe produkteve të tjera kanë reduktuar ndjeshëm Prodhimin Kombëtar Bruto. Rezerva e shkëmbimeve me jashtë në Bankën Qendrore ka rënë nga 22 në 10 miliardë dollarë”, tha ai.
Homsi, 16 ditë nën rrethim
Siria
Assad: Sirinë duan ta copëtojnë
Siri, valë bombardimesh pas votimit në OKB
Siria, Asamblea e OKB miraton rezolutën
Qyteti “rebel” i Homsit në Siri ndodhet në ditën e 16 të bombardimeve të artilerisë dhe armëve të tjera të rënda të përdorura nga forcat besnike të presidentit Bashar al Assad.
Aktivistë dhe organizata të të drejtave të njeriut njoftojnë për dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur të cilët tashmë ndodhen në mëshirë të fatit, pasi sipas të njëjtave burime, mjekët dhe infermierët janë vënë nën shënjestrën e ushtrisë.
Dhuna nuk ka kursyer as Avokatin e Popullit. Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri thotë se ai, së bashku me shoferin e tij ka gjetur vdekjen pas një atentati nga një “grup personazh të armatosur” duke fajësuar për këtë forcat opozitare të armatosura.
Por këto të fundit mohuan autorësinë e vrasjes duke u shprehur se nuk kishin arsye për të ndërmarrë një sulm të tillë, pasi Avokati i Popullit, Mohammed Ziyadeh ishte një mbështetës i tyre. Protestuesit akuzuan për sulmin autoritetet e Damaskut, të cilat sipas tyre e kryen atë për të fajësuar më pas opozitën.