Forumi Kuq E Zi
Eksportet dhe investimet, mungojnë të dhënat e sakta Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Eksportet dhe investimet, mungojnë të dhënat e sakta Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Eksportet dhe investimet, mungojnë të dhënat e sakta Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Eksportet dhe investimet, mungojnë të dhënat e sakta Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Eksportet dhe investimet, mungojnë të dhënat e sakta Porti1-300x220
Shkak për këtë trajtesë u bë fjala e Guvernatorit të BSH-së me përfaqësuesit e pushtetit vendor të sektorit bankar, dhe komuniteti të biznesit të qarkut të e Fierit, të botuar nën titullin “ Roli i BSH ne menaxhimin e situatës financiare” në një të përditshme. Sapo mbarova së lexuari lindi natyrshëm pyetja : A janë bindëse disa nga argumentet e Guvernatorit ?

Këtu e kam fjalën për idetë e mëposhtme, të prezantuara si psh; “Përgjithësisht vendet e zhvilluara për arsye të kostove kanë humbur avantazhet historike në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, duke zëvendësuar të ardhurat e munguara me borxh, të cilin tashmë duhet ta paguajnë…Vështirësitë e fqinjëve-partnerë konvertohen në vështirësi për ekonominë shqiptare. Çdo shkurtim i shpenzimeve të konsumit dhe të investimeve, qofshin këto private apo shtetërore, do të shkaktojnë shkurtim të investimeve në Shqipëri, nga këto ekonomi, rënie të kërkesës për eksporte, rënie të dërgesave nga emigrantët; me pak fjalë rënien e të gjithë elementeve të kërkesës agregate në Shqipëri. Kjo do shkaktonte rënien e prodhimit, krijimin e kapaciteteve të lira, përkeqësim të bilanceve të kompanive, të individëve të lira, përkeqësimin e bilance të kompanive te individëve dhe një seri fenomenesh të tjera negative”

Pyes a janë bindëse, këto ide për disa arsye. BSH si askush tjetër, e ka për detyrë të informojë saktë publikun shqiptar por dhe të këshillojë qeverinë qendrore e lokale dhe biznesin shqiptar për drejtimin e duhur, se çfarë duhet të bëjnë, në kushtet e krizës së borxheve në Europë, por veçanërisht në Greqi dhe Itali. Ajo duhet të informojë saktë se si kanë ndikuar ato, në remitancat, investimet e huaja direkte, por edhe në eksport –importin, bilancin e llogarisë korrente dhe atë të pagesave.

Banka e Shqipërisë ka bërë detyrën e vet, kur në konferencën për shtyp të Guvernatorit në muajin janar informoi se “Investimet e huaja direkte (IHD) kanë shënuar rënie gjatë tre tremujorëve të parë të vitit.” Por kjo nuk mjafton kur nuk informon se cila është struktura e investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Drejtimi me eficencë e tyre kërkon statistika të plota që t’i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë. Kjo aq më tepër kur Guvernatori i BSH-së vazhdon më tej “Një mundësi tjetër që na jepet nga kriza botërore është thithja e kapitaleve më të mëdha për zhvillimin e vendit.” Është një fakt i njohur se teknologjia dhe kapitali financiar tentojnë të lëvizin drejtë sektorëve, drejtë degëve dhe drejtë vendeve që ofrojnë të ardhura më të larta mbi investimin. Në opinionin tim personal, por dhe sipas një analize të detajuar të ekonomisë shqiptare, Shqipëria e ofron gjithnjë e më shumë një desitinacion të tillë (korsivi shënim i autorit) ”

Mendoj se kaq, nuk mjafton. Kjo edhe për faktin se pavarësisht nga situata e rendë ekonomike-financiare në Greqi, por dhe Itali, të cilët janë dhe partnerët tanë kryesorë tregtare, për vitet 2009, 2010, eksportet shqiptare janë rritur jo pak. Nëse në vitin, 2009, niveli i krizës globale u shfaq me rënien e eksporteve, duke rënë në nivelin 103.2 miliardë lekë, në vitin 2010 u eksportuan 160.96 miliardë lekë, dhe në vitin 2011 197.42 miliardë lekë.

Pra rritja e eksporteve, ndryshe nga mund të pritej, është ai element që ka kontribuar dukshëm në rritjen e kërkesë agregate. Në kushtet kur deri çdo qytetar i interesuar mund të shohë e mësojë edhe pa ndihmën e Bankës së Shqipërisë, se si kanë ndikuar, shpenzimet qeveritare në ecurinë e kërkesës agregate në tërësi vitet e kaluara, ata nuk mund ta realizojnë dot atë pa ndihmesën e Bankës së Shqipërisë, sidomos në kushtet e vonesave të pajustifikuara dhe gjendjes së ofrimit të këtij informacioni nga INSTAT.

Vetëm Banka e Shqipërisë, mund të informojë publikun në kohë reale ashtu siç bëjnë kudo bankat qendrore në botë, lidhur me ecurinë dhe ndikimin e konsumit dhe investimeve në ecurinë e kërkesës agregate. Por nëse qytetarët e zakonshëm mund të bëjnë në jetën e tyre edhe pa njohur këta tregues, nuk mund ta imagjinoj se si një bankë qendrore, mund të luajë rolin e vet pa këta tregues dhe për rrjedhojë pa informuar publikun për ecurinë e tyre.



Mirë bën Guvernatori kur flet se ekonomia dhe degë të ekonomisë shqiptare ofrojnë të ardhura të larta për investimet e huaja direkte, por do ishte më mirë të shpjegohej ndërkohë, përse kjo ekonomi dhe këto degë nuk kanë ofruar dhe nuk ofrojnë të njëjtën gjë edhe për biznesin shqiptar ? I takon Bankës së Shqipërisë, Guvernatorit t’i shpjegojë opinionit publik e sidomos biznesit shqiptar se cila është gjendja e ekonomisë, dhe thyeshmëria e investimeve për investuesit shqiptarë. Si shpjegohet që, nëse në periudhën para efekteve të krizës globale financiare, kredia bankare për periudhën nëntor 2007- deri në nëntor 2008, ka qenë mbi 118 miliardë lekë, pra dhe më tepër se sa rritja e depozitave në periudhën përkatëse, ndërsa në tre vitet vijuese, 2008-2009; 2009-2010,2010-2011, thuajse nuk është realizuar as gjysma e këtij niveli. A mjafton të thuhet se është rritur standardi i bankave të nivelit të dytë për kredi, apo është më mirë që biznesi shqiptar të vazhdojë të investohet kuturu, ashtu siç ka bërë me ndërtimin e banesave, pikat e karburanteve, apo thjeshtë duke kopjuar të tjerët? A nuk do të ishte e nevojshme që BSH të njoftonte se si ka ecur kërkesa konsumatore pas vitit 2008, pra në vitin 2009, 2010, 2011 dhe jo thjeshtë se ka rënë kërkesa konsumatore?

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
qka nuk po fshehinn e spo na fshehin keto te dhenna

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons