Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se Shqipëria ka arritur të jetë një vend i lakmueshëm për investimet.
Shefi i qeverisë theksoi se në këtë kohë krize është me rëndësi jetike përmirësimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i klimës për biznesit.
“Arritëm të kemi një vend të lakmueshëm, një pozicion të lakmueshëm në botë për mbrojtjen e investimeve, të kemi një raport mes produktivitetit dhe pagave por ne kemi pozicione dekurajuese siç ishin lejet e ndërtimit që po i japim një përgjigje përfundimtare. Ky proces ishte shndërruar në procesin më të paimagjinueshëm” ka theksuar Berisha.
Kryeministri Berisha gjithashtu kërkoi që të zbriten hapat që duhen për të regjistruar një biznes duke e çuar në 1 siç e ka edhe Zelanda e Re. “Ne vendosëm që numri i hapave për regjistrimin e biznesit nga 5 të zbritej në 2 por ka një vend që ka vetëm një hap dhe kjo është Zelanda e Re dhe në mbledhjen tjetër të task forcës do të aplikohet ky model”, ka shtuar më tej Berisha.
TCH