Shtimi i kërkesave të komunitetit rom për strehim në institucionin e Avokatit të Popullit ka bërë që kreu i këtij organi, Igli Totozani të dalë përsonalisht para tyre dhe t'u kërkojë pjesëtarëve komunitetit, që qetësisht të ktheheshin në çadrat e tyre, ndërsa u premtoi zgjidhje të problemit të strehimit, arsimit dhe regjistrimit të tyre.
"Po punojmë me bashkinë dhe besoj se do të kemi një zgjidhje të shpejtë për këtë kategori të shoqërisë. Ju premtoj dhe është në detyrimin tim ligjor, që të kërkesat e komunitetit rom të merren parasysh", tha Totozani.
Avokati i Popullit tha se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të zgjidhur çështjen dhe problemet e romeve.
Sequi: Romët, një nga 12 prioritet e integrimit
8 familjet rome janë në pritje të një vendimi të menjëhershëm për strehimin e tyre, ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë në institucionin e Avokatit të Popullit.
Vendosja e familjeve rome ne mjediset e nje institucioni kushtetues,siç Avokati i Popullit, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtareve, të cilet jo vetem kanë vizituar familjet rome e kanë dërguar disa ndihma por kujtojnë edhe detyrimet e Shqiperisë në kuadër të integrimit.
"Dua të kujtoj se një nga 12 kriteret integruese të BE–së për Shqipërinë është edhe respektimi i të drejtave të komunitetit rom", thotë ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.