Forumi Kuq E Zi
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata  Ts1602

Mijëra shqiptarë janë nën dëborë. Shumë prej tyre të bllokuar nëpër banesat prej ditësh pa patur mundësinë e komunikimit, pa patur mundësinë e sigurimit të gjërave elementare për jetesën, që nga ushqimi e deri tek barnat mjekësore.

Situata paraqitet nën kontroll nga qeveria, ndërsa opozita kritikon autoritetet për paaftësi në përballimin e situatës dhe për shtrembërim të saj përballë opinionit publik. Por si është në të vërtetë gjendja e personave të izoluar kryesisht në veri të vendit? Si po e përballojnë autoritetet dhe shtabet e emergjencave në rang qendror dhe vendor këtë situatë?

Këtyre pytjeve u mundua t’u japë përgjigje Top Story në Top Channel në takimin e mbrëmjes së sotme
Moti i keq
Problemet me Rrugën e Kombit
Librazhd, familja e izoluar në dëborë
Të izoluarit, nuk ka më as komunikim
ku të ftuar ishin dy deputetët e Partisë Socialiste, Olta Xhacka dhe Fidel Ylli, dy analistët Artan Hoxha dhe Lutfi Dervishi si dhe Mareglen Gjonaj nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili në hapje të emisionit tha se ky dimër është dimri më i ashpër që ka goditur vendin dhe se situata të tilla mund të përsëriten vetëm një herë në 100 vjet.

Deputetja socialiste Olta Xhacka deklaroi se opozita ka kërkuar bashkimin e forcave me qeverinë, por ka munguar bashkëpunimi i anasjelltë: “Është një situatë emergjence kombëtare dhe jemi munduar të bashkojmë forcat me qeverinë. Duam të tregojmë solidaritet me njerëzit dhe mundohemit të bëjmë radiografinë e situatës duke ngritur shtabet tona në çdo rreth. Kemi dërguar ushqime dhe ilaçe në Bulqizë dhe Librazhd këto dy ditët e fundit”, u shpreh Xhaçka.

“Informacioni jonë nuk përputhet me të qeverisë. Ne na duket situata shumë më kritike dhe e dhimbshme, sidomos në zonat e veirut. Janë zona në varfëri ekstreme dhe sado të jenë të përgatiur për një dimër të ashpër nuk janë të përgatitur për të mbijetuar në në situatë ku shteti është inekzistent”, shtoi deputetja e Partisë Socialiste

Xhaçka shtoi: “Nuk ka rezerva ushqimore, nuk ka energji elektrike, ndërtesat po shkatërrohen nga rëndesa e borës, shkollat nuk funksionojnë. Situata është shumë më dramatike dhe ne po tregojmë realitetin dhe duam të bashkëpuojmë me qeverinë për të evituar fatkeqësitë e mundshme. Ndikimi i shtetit në këtë rast duket tek administrimi që i bëhet situatës nga pushteti qendror. Nëse qeveria do e respektonte ligjin ku parashikohet përgjegjësi direkte tek Këshilli i Ministrave për të parashikuar, parandaluar dhe planifikuar këto raste dhe asgjë nuk është bërë. Kur bllokohet veriu nga dëbora duhet të kishte një rezervë të shtetit në Pukë dhe gjithçka do ishte më e thjeshtë.”

Në të njëjtën valë mendimi edhe deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli: “Opozita ka detyrë të bëjë prezente gjendjen reale dhe të ngrejë zërin në parlament për të ngritur problematikat e Shqipërisë. Nuk duhet të themi që janë “fenomene që ndodhin rrallë”. Duhen marrë masa paraprake për emergjenca të tilla, por qeveria jonë është e papërgjegjshme, nuk ka plan kombëtar për emergjencat apo fond kombëtar për emergjencat. Vetëm kur bie bora 3 metra qeveria e ngre Shtabin e Emergjencës.”

“Nëpërmjet internetit mund të shikosh se sa borë do të bjerë dhe të marrë masat. Në rast se do të ishin marrë masa kjo situatë nuk do të ishte një çorganizim total”, shtoi Ylli.

Ndërkohë, analisti Lutfi Dervishi deklaroi se opozita në këtë situatë po përpiqet të marrë attribute qeverisëse duke rivalëzuar strukturat qeverisëse, ndërsa qeveria, shtoi ai, duhej të kishte thërritur edhe opozitën në komitetin dhe shtabet e emergjencave.

Në një lidhje direkt me Top Story ishte Prefekti i Qarkut të Korcës, Andrea Mano. Rajoni jug-lindor i vendit është ndër më të prekurit në vend nga reshjet e dendura të dëborës. Prefekti Mano sqaroi situatën aktuale në këtë qark:

“Të githa komunat e qarkut janë të hapura në të gjitha qendrat shkojmë normalisht. Gjatë gjithë këtyre dy muajve, rrugët nacionale nuk kanë qenë të bllokuara. Në këto dy muaj nuk kemi patur asnjë bllokim të rrugëve, qendrat e komunave janë të lidhura me njëra-tjetrën”, deklaroi Mano.

Por kundër deklaratës së prefektit të Korcës, Andrea Mano ishte deputeti socialist, Fidel Ylli. Deputeti Ylli tha se deklarata e prefektit Mano ishte në vazhdën e retorikës politike të mazhorancës në këtë situatë ku njerëzit janë të izoluar, pa ushqime e pa ilace.

Risku i përmbytjeve dhe energjitika

Në pjesën e tretë të Top Story u fol për rrezikun e përmbytjeve në zonën e Shkodrës pas shkrirjes së dëborës dhe për situatën aktuale të energjisë. Deputeti Fidel Ylli tha se pikërisht për të parandaluar kriza të mundshme në të ardhmen, PS ka vënë në funksion planin e saj dhe ka propozuar ndryshimin e buxhetit të shtetit për këtë vit për të shmangur krizën energjitike.

Ndërsa Mareglen Gjonaj nga Insituti Gjeoshkencës, Energjitikës, Ujit dhe Mjedisit deklaroi se me sasinë aktuale të dëborës së rënë nuk rrezikohet përmbytje, përkundër tha ai kjo situatë ndihmon në përmirësimin e gjendjes hidrike në basenet ujëmbledhëse të Drinit që shfrytëzohen për prodhimin e energjisë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons