Në bordin e një fuoristrade të zezë, duke preferuar rrugën tokësore në vend të një vizite nga ajri, Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Temalit, një nga zonat e prekura nga moti i keq.
Kryetari i komunës, Mark Zhuri dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor e njohën nga afër kreun e shtetit me situatën në komunë. Presidenti u shpreh optimist për angazhimin e tërë strukturave të shtetit.
"Erdha të jap një mesazh inkurajimi, solidariteti me ju në emër të institucioneve të Shtetit shqiptar, si dhe për të inkurajuar të gjitha strukturat që në këto momente të vështira të krijuara nga kushtet e motit, të gjejnë bashkëpunimin,
Moti i keq
Problemet me Rrugën e Kombit
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata
Librazhd, familja e izoluar në dëborë
qoftë në nivel qendror, por edhe në nivel vendor", deklaroi presidenti Topi.
Presidenti vlerësoi punën e të gjithë përfaqësuesve vendorë, të strukturave të shtetit, forcat e ushtrisë, të policisë, por edhe ato të shërbimit shëndetësor.
Përvec komunës së Temalit Presidenti i Republikës vizitoi edhe Hidrocentralin e Komanit, ku u takua me Drejtorin e tij, Ndok Seferi dhe inxhinierë, ku u informua me hollësi mbi gjendjen emergjente në këtë pikë strategjike.
Në takimin më drejtuesit e Hidrocentralit të Komanit, Presidenti Topi theksoi se në çdo rrethanë duhet të mbizotërojë mendimi i specializuar, mendimi i ekspertizës dhe i dikastereve të specializuara.
Sipas Presidentit, situata duhet kthyer në favor, duke e konsideruar një mundësi për të rritur kapacitetin e baseneve të hidrocentralit, për të garantuar energjinë për muajt e ardhshëm.