Forumi Kuq E Zi
Legalizimet, emërohet drejtori i ri  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Legalizimet, emërohet drejtori i ri  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Legalizimet, emërohet drejtori i ri  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Legalizimet, emërohet drejtori i ri  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Legalizimet, emërohet drejtori i ri  Zonainformale

Katër muaj pas shkarkimit të Ferdinand Shehut, Agjencia e Legalizimeve për Qarkun e Tiranës do të ketë një kryetar të ri.

Kreshnik Bozho është emëruar me të drejta të plota funksioni. Siç raportoi e përditshmja “Shqip”, gjatë kësaj periudhe, detyrën e ka ushtruar si i komanduar Albert Kaculi, i cili mbante njëkohësisht postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t.

Sakaq, ndizet gara brenda Partisë Demokratike për kontrollin kryesor të agjencisë, e cila drejtohet prej më shumë se 6 vjetësh nga Shaban Memia.

Burime pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur për gazetën “Shqip” se, Ardian Kollozi, ish-deputet i Qarkut të Vlorës është kandidati kryesor, por nuk mbetet pas edhe ai i Durrësit, Ferdinand Xhaferraj. Të dy këta kanë humbur garën në zgjedhjen lokale të majit dhe kanë mbetur pa asnjë post.

Procesi i legalizimeve ndodhet prej më shumë se dy vjetësh në një fazë kritike, për shkak të konflikteve të brendshme mes drejtuesve të saj për pushtet absolut dhe kontroll territoresh të zonave informale.

Lëvizjet e dyshimta

I sapozgjedhur për Tiranën, Kreshnik Bozho konfirmoi për gazetën emërimin e kryer pak ditë më parë. Ai ka mbajtur për një kohë të gjatë postin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor (lejet, patentat, kolaudimi), gjatë të cilës janë kryer procese të konsiderueshme për zhvillimin e sektorit, duke nisur me koncesionin e kontrollit teknik të mjeteve, dhe së fundmi me informatizimin e shërbimeve.

Sa i takon drejtimit kryesor të agjencisë, prej më shumë se katër muajsh institucioni është përfshirë nga intriga të thella, ku në fillim u njoftua shkarkimi i kreut të Tiranës dhe numrit dy të agjencisë, Ferdinand Shehu, pastaj rikthimi i tij.

Pas pak ditësh, po në tetor 2011, publikisht drejtori i përgjithshëm, Shaban Memia jep dorëheqjen, duke mos dhënë sqarime, në një kohë kur në zyrat qendrore të ALUIZNI-t qëndronin prej ditësh grupi Task-Force antikorrupsion i Kryeministrisë.

Krejt papritur, Memia rikthehet në krye të agjencisë, kurse Shehu vijonte të mbante postin e zv/drejtorit të përgjithshëm, duke krijuar situata aspak normale dhe penguese për zhvillimin e punës, pasi që të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Sakaq, ekipi i kontrollit hartoi një raport, i cili nuk është bërë publik, ndërsa roli i Kryeministrit Berisha në këtë rrëmujë emërimesh mbeti dhe vijon të mbetet një mister.

Tashmë fjalët për zëvendësimin e Memisë janë përforcuar së shumti, madje emërimi i Ardian Kollozit ishte çështje formale, pasi Kryeministri kishte dhënë bekimin.

Por sërish, në mënyrë të habitshme vërehet një tërheqje e Berishës, pasi normalisht shkarkimi i Memisë nuk është vendim i lehtë dhe cilësohet me kosto politike.

Në plan të dytë duket edhe ish-deputeti Ferdinand Xhaferraj, i cili prej më shumë se një viti ka mbetur pa asnjë post, pasi la mandatin për zgjedhjet lokale të majit.

Proces i dështuar

4504 prona. Kaq është numri i ndërtimeve pa leje që kanë përfituar nga procesi i legalizimeve deri më sot, nga mbi 270 mijë që kanë aplikuar për legalizim.

Këto janë të dhënat e paraqitura nga një raport i Bankës Botërore i publikuar së fundmi, ku përdorimi i fjalës “korrupsion” është aq i shumtë, sa bie paksa ndesh me politikën e zakonshme të korrektesës diplomatike që përdorin institucionet ndërkombëtare.

Raporti vëren se Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale, ose ALUIZNI, ka marrë burime të bollshme financiare që paguhen nga taksapaguesit, por procesi ka ecur tejet ngadalë në raport me koston e kësaj ngrehine institucionale.

Njëra anë e dështimit i dedikohet mungesës së parave. Kur dikush premton tokë falas, vështirë se kjo mund të rezultojë e vërtetë. Por, një pjesë tjetër e dështimit duket se nuk ka lidhje me paratë.

Rreth një e treta e ndërtimeve pa leje, sipas raportit të Bankës Botërore, janë ndërtime pa leje në pronë të vet dhe në një rast të tillë nuk ka kosto kompensimi. Megjithatë, procesi nuk ecën.

“Procesi i legalizimit ka ecur ngadalë, përkundër burimeve që i janë kushtuar. ALUIZNI është një organizatë e madhe dhe e pajisur mirë me burime, kostot operative të së cilës i mbulon buxheti i shtetit”, - thotë raporti. Megjithatë, vetëm 4500 subjekte në 270 mijë të tilla ose vetëm 1.7 për qind e aplikantëve kanë mbaruar punë.

“Agjencia ka njohuri teknike për vrojtimet topografike, bërjen e hartave, aspektet juridike dhe ato urbanistike dhe ka prodhuar harta moderne të kompiuterizuara për të gjithë vendin në bazë të fotografive ajrore të bëra në vitin 2006.

ALUIZNI ka prodhuar harta të kompiuterizuara për shumicën e pronave, për të cilat ka marrë kërkesë legalizimi. Megjithatë, ka përfunduar vetëm një përqindje e vogël e legalizimeve, titujt e të cilave janë regjistruar nga ZRPP-ja”, - thuhet në raport.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons