E ftuar nga Kryetari i Bundestagut gjerman Norbert Lamert, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë zyrtare tre ditore në Gjermani.
Në fillim të vizitës kryetarja Topalli është takuar në Fondacionin Konrad Adenauer me drejtorin e fondacionit, Bekman Dirkers dhe me kryetarin e grupit të miqësisë së Bundestagut, deputetit Kiseveter. Në fjalën e saj, zonja Topalli u fokusua kryesisht në ekonominë shqiptare, që ndonëse mes krize financiare globale, vazhdon të shënojë rritje ekonomike.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është takuar më pas edhe me Ministrja e shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Kornelia Piper. Zonja Topalli zhvilloi takime edhe me anëtarët e Komisionit për Cështjet e Bashkimit Europian dhe të Komisionit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin në Bundestagun gjerman.