Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë dyditore në Azerbajxhan. Gjatë qëndrimit atje, Berisha pritet të takohet me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetarin e Kuvendit, Oktay Asadov, dhe kryeministrin Artur Rasi-Zade.
Në qendër të vizitës pritet të jetë konsolidimi i marrëdhënisve dypalëshe dhe thellimi i bashkëpunimit mes vendeve sidomos në aspektin ekonomik.
Pas takimit, dy homologët pritet të nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë.
Vizita do të vijojë me takimet me zëvendëskryeministrin Nadir Huseynov, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Azerbajxhanit Shahin Mastafayev si dhe komunitetin e biznesit azerbajxhanas.