Një familje prej nëntë anëtarësh është izoluar në fshatin Gaferr të Komunës Stravaj dhe prej 11 ditësh nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Familja e Nazmi Jelinës jeton në Malin e Sopotit, ku trashësia e dëborës është mbi 2 metra. Shtëpia e veçuar nga fshati nuk ka energji elektrike dhe ka humbur kontaktet me të afërmit nëpërmjet telefonit. Vëllai i Nazmi Jelinës kërkon ndihmë për të shpëtuar familjarët e tij.
“Vëllai është në një zonë të thellë, zonë malore në komunën Stravaj, fshati Sopot. Kam 10 ditë që nuk kam kontakt me të, ka 6 kalamaj që kanë ngelur pa
Moti i keq
Problemet me Rrugën e Kombit
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata
Të izoluarit, nuk ka më as komunikim
ushqime, pa asgjë atje. Në kontaktin e fundit më tha që ishte bllokuar, s’kishte as bukë as ushqime, edhe për 1 ditë kishte bukë më tha dhe tani nuk e di gjendjen fare”, thotë Shefki Jelina, vëllai i të cilit ka mbetur i izoluar në Librazhd.
Ajo që e shqetëson më shumë Shefkiun është fakti se para disa ditësh, nëna e tij, Hava Jelina, 95-vjeçe, ka pasur probleme me shëndetin dhe ai druan se ajo mund të mos i ketë rezistuar dimrit.
Para katër ditësh 8 persona janë nisur drejt fshatit Gaferr, por pas 4 orë rrugë ata janë detyruar që të kthehen prej deborës së madhe.