Një nga rrugët që ndodhet në zonën e nxehtë të reshjeve të këtij dimri është Rruga e Kombit, e cila është mbajtur e hapur me shumë vështirësi për shkak të reshjeve të vazhdueshme të dëborës.
Pjesa e rrugës që kalon në zonën e Mirditës është e hapur tashmë, ndërsa në rrugë nuk ka vazhdimisht dëborë dhe akull. Këtë gjë e vënë re drejtuesit e kamionëve të cilët bllokohen në rrugë për shkak të akullit.
Ndërkohë banorët e Rrepsit, përreth rrugës thonë se kalimi është mbajtur i hapur.
"Eshtë pastruar çdo ditë nga borëpastrueset edhe pse ka patur shumë punë sepse reshjet ishin të vazhdueshme. Gjendja në zonë nuk ka
Moti i keq
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata
Librazhd, familja e izoluar në dëborë
Të izoluarit, nuk ka më as komunikim
patur probleme për rrugët. Të gjithë janë pajisur me furnizime, me rezerva", thotë një banor i Rrepsit.
Pranë zonës së Kalimashit, rruga bëhet më një korsi në të dy anët, për shkak të dëborës, e cila nuk është pastruar e gjitha. Edhe fshatrat që ndodhen në zonën e Fanit janë me shumë probleme nga bllokimi.
"Rrugë nuk ka për të ardhur në qendër, makina nuk vjen deri në fshatin tonë. Jemi tre veta në shtëpi, kam 50 bagëti dhe kemi fare pak bazë ushqimore për vete dhe për kafshët nuk thotë. Dimër bën gjithmonë në këto anë, por ky vit ka qenë më i vështirë", thotë Ndue Preng Marku, nga fshati Konaj.
Kryetari i Komunës Fan tregon hartën e zonave të bllokuara. "Po vazhdojmë me hapjen e rrugëve, për momentin jemi gati për të lidhur dy fshatra Shën Gjergjin dhe Petojcin, por mbeten të bllokuar Konaj, Katund i Vjetër dhe disa fshatra të tjera", thotë Gjergj Prenga.
Sa më shumë rruga i afrohet Kukësit, aq më të mëdha bëhen problemet. Pastrimi i rrugës me mjetet në përdorim nuk siguron lëvizshmëri optimale. Mjetet e rënda bllokohen në zonat e pjerrëta dhe për to duhet vetëm rimorkim.
Në disa zona autostrada është mjaft e vështirë, ndërsa në pjesë të tjera, autostrada në të dy krahët e saj dhe me të katërt kalimet është lehtësisht e kalueshme.