Forumi Kuq E Zi
Dëshira, kuptimi dhe lindja e saj.(1) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dëshira, kuptimi dhe lindja e saj.(1) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dëshira, kuptimi dhe lindja e saj.(1) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dëshira, kuptimi dhe lindja e saj.(1) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Njeriu jeton në mënyrë të pandërprerë në projekte dëshirash mbi të cilat ka njohuri dhe është i ndërgjegjshëm se anon dhe vihet plotësisht drejt arritjes së tyre. Tërheqja pas dëshirës shkakton ndjenjën e nxitjes e të luhatshmërisë në vrapin pas kënaqjes së saj. Njeriu vuan nga frustracionet e veta që lindin nga etja për të arrijtur aty ku dëshirat plotësohen e njëherë të plotësuara lind nevoja për dëshira të tjera që ofrohen në hapësirën shpirtërore e fizike. Por, i nxënë në dëshirat e veta a thua din saktësisht se çka dëshiron dhe pse e dëshiron diçka. Shembuj të ndryshëm flasin se njeriu nuk ka vizion të saktë të asaj që dëshiron ose në plotësimin e saj, qëndron një dëshirë e mëshefur ose e mbuluar me një dëshirë tjetër të paqartë mirë. Syri i hedhur pas një veture çka mëshefë pas? Dëshira është të kihet veturë apo kësaj i bashkangjiten dëshirat për të treguar një madhëri ose aftësi e me të cilën duam të plotësojmë një dëshirë tjetër. Cili pra është objektivi i saktë i dëshirave; çka kërkon njeriu nëpërmes tyre dhe a janë realisht shiquar, pretekst koshient për të arritur një qëllim tjetër lidhur gjithashtu me një dëshirë të caktuar? Këtu rradhitet së pari nevoja, që është kaptinë kryesore në formimin e dëshirave por me këtë nuk merr fund trajtimi i tyre pasi se nevojat janë pjesë e pafund e kërkesave humane që kaplojnë sferën e pangopshme dhe të paharxhueshme të pretekstëve që shërbejnë për të kërkuar e arritur dëshirat që lindin në permanencë e që janë të pafundme. Qartë, nevojat janë në themel pjesë që nënkupton gjërat e patjetërshme të rrojës së qenieve të gjalla që përbëjnë në kuptimin e pashmangshëm, nevojën për frymëmarrje, pije, ngrënie, dhe gjum. Pas këtyre ngjallen nevojat specifike të cilat nuk rradhiten më sipas nevojave të patjetërshme biologjike dhe ritmit ciklik apo atij të përkohëshëm. Çdo paraqitje e një nevoje përkon me një mungesë dhe ngjallë reagimin përkatës tek qeniet e gjalla por me dallim të definuar në botën shtazore nga njëra palë dhe njeriu në anën tjetër. Përpos kësaj, njeriu disponon me aftësinë e zgjedhjes nëse mundësitë ia lejojnë; ai mund t’i lejë të biejnë poshtë ose t’i plotësoj më vonë që do të thotë se nevojat e në rastin tonë dëshirat e ndërlidhura me instinktin, njeriu mund ti anashkaloj për një kohë të caktuar e ata që nuk janë vitale mund t’i injoroj tërë jetës pasiqë është i aftë t’i dalloj dhe të zgjedh ata që don t’i plotësoj. Për më tepër, kafshët nuk ikin nga nevojat e tyre ; ata shkojnë drejtë plotësimit kurse njeriu është i pajisur me aftësi të zgjedh e që është akoma më e theksuar, ai ka aftësinë të përmbledh dëshira të tjera që nga momenti kur dëshiron plotësimin e njërës. Kau pin aq sa ka nevojë (ujë), pra shuan etjen dhe ndalet; njeriu i etur pin me qëllim të shuaj etjen por edhe abuzon se ka dëshirë të dehet ose të tregohet se mund të pij shum (alkohol). Njeriu pra është gjykatës dhe në çdo moment ai është i lirë e i aftë të vlerësoj se a do të plotësoj një nevojë – dëshirë dhe në çfarë mase por, nuk është gjithëmonë i ndërgjegjshëm se cila është dëshira e vërtetë. Ai dëshiron një vegël speciale, një veturë një veshje por cili është qëllimi i fundit që dëshiron. Është vetura apo pas saj mëshifet qëllimi për satisfakcion të dëshirave të tjera si për t’u treguar i pasur, i fortë, i madh, të themi me një fjalë «boss». Nga kjo nxjerrim konkluzionet se plotësimi i nevojave është ndjenjë e që lind nga aftësia për mbajtje gjallë dhe kjo koshiencë ndërlidhet drejtpërdrejt me kërkesat organike e biologjike që nuk mund të lihen anash për gjatë kohë ose definitivisht sepse kjo sjell vdekjen e pashmangshme. Nuk mundemi t'i eliminojmë nevojat apo në rastin tonë dëshirat që i kërkon egzistenca jetësore si që janë ushqimi, shuarja e etjes, pushimi/gjumi. Të gjitha mungesat e këtilla ngjallin reagim psikofizik që kërkon mbrojtjen e integritetit, rimëkëmbjen dhe qëndrimin në jetë. Kjo formë reagimi në të vërtetë është kërkesë e plotësimit të nevojave materiale që janë njëherit kënaqje fizike dhe egzistenciale por edhe shpirtërore të njeriut.
Me këtë nuk kemi përfunduar me nevojat si pretekst për të arrijtur dëshirat. Nëse gjer më tani u bë flajë për nevojat që janë kusht për të qëndruar i gjallë, tani kemi grupin më të gjërë të nevojave që janë kusht gjithashtu i pazëvendësueshëm për të mundur të garantohet egzistenca ose së paku një egzistencë normale e duhur për njeriun. Do të filloj nga nevoja për veshëmbathje e strehim. Mëtej rradhiten kushte të tjera që rriten sipas evoluimit të njeriut e që rrisin nevojën për ndihmë të tjetrit, nevojën për mësim e edukatë si dhe aftësime të tjera përcjellëse shoqërore që mundësojnë një jetë realisht korrekte. Mirëpo, këto nevoja primare si kushte jetese, janë të rrahura nga dëshirat e smadhuara se atyreve njeriu ia përputhë të tjera nevoja që i quan gjithashtu si kusht vital. Televizioni, telefoni i dorës e krejtë risitë tjera teknologjike janë nevoja të patjetërshme ose jo. Mëtej duhani, alkoholi, drogat e shpesh kafja e çaji janë nevoja vitale se pa to nuk mund të rin njeriu tek i cili ata janë bërë vartësi e pashmangshme e që në të vërtetë janë vetëm abuzim i nevoja të preorientura në dëshirë të tepruar që mandej bëhet vartësi e «pashmangshme». Tani pyetja vihet se ku fillon ndarja e nevojës esenciale nga dëshira. Ky kalim nga nevoja në dëshirë ka ose jo një pikë ndarëse apo ndryshe, ku fillon dëshira e ku mbaron nevoja.
Trupi njeriut funkcionon në mënyrë përsëritëse duke ndjekur orën biologjike dhe kështu formohet një cikël i rregullt ku paraqitet nevoja për pije, ngrënie, fletje, pushim si dhe nevojat e fituara që rrjedhin nga abuzimet e ndryshme si duhani, alkoholi e «shprehi» të tjera të cilat kanë kaluar në vartësi por që nuk janë të petjetërshme për jetën e njeriut. Duhani është shëndrar më parë në një vartësi të pakëndshme dhe të rrezikshme se sa në dëshirë e kënaqësi. Kjo ndodh me të gjitha produktet dehëse që konsumon njeriu dhe prandaj themi se kjo është nevojë e krijuar apo nevojë artificiale nga e cila duhet abstenuar vet ose me ndihmën e profesionistëve të lëmive përkatëse.
Në këtë grup hyjnë edhe vartësi dhe pasione të tjera të cilat kanë kaluar në «nevojë të patjetërshme» por që në të vërtetë nuk janë aspak kryciale për të mbajtur jetën. Blerja abuzive e veshmbathjes ose lojërave, vrapimiet e tepruara për ruajtjen e vijës, ndejat e stërgjata para TV si dhe para komjuterit pa ndonjë detyrë e interes profesional.
Tani mund të nxjerrim përfundimin se plotësimi i nevojave jetike janë dëshira që lindin nga kërkesat fizike për mbijetesë. Ata e mbajnë trupin të gjallë dhe me të drejtë Hegeli i dallon si «uni natyror» dhe dëshirat me tendenca për të kënaqur nevojat mentale që kalojnë në sferën e unit natyror dhe krijon një unë tjetër i cili më nuk kënaqet me një sheqerkë por kërkon edhe një embëlsirë më tepër; një karamelë, çokollatë. Pra ky unë, tani gjindet përpara mundësive të tjera të cilat i mungojnë e do të shofim në vazhdim, mungesa zakonisht lind dëshirën dhe kështu uni gjindet para një uni tjetër ndaj të cilit ka dëshirë të çfaqet dhe të pranohet në dimension tjetër të mirënjohur dhe të pranuar e të lakmueshëm. Pra dëshirat përforcojnë ndjenjën e unit dhe ata çojnë në kërkimin e një mirënjohjeje nga të tjerët që në vetvete është pozitive por në raste të «unit» të stërmadhuar, çojnë drejtë sjelljeve arrogante dhe dëshirave të sëmura për luks dhe ekstravagancë e pseudomadhëri, gjë që lidhet me shëndetin e dyshimtë mental të subjektit.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Dëshira dhe vetia pozitive e saj .(2)

Për të përcatuar vetitë e dëshirës , në rradhë të parë duhet të shofim ç’është ajo që lakmojmë. Nga lind ajo dhe ç’paraqet. Në vijë të parë qëndron mendimi i drejtë se lakmojmë atë që na mungon. Diçka për të munguar duhet që të egzistoj materialisht ose shpirtërisht që të mund të sajohet dëshira. Poqese besimi se ajo ç’mungon ka vlerë e rëndësi të madhe, lakmia është më e madhe dhe kështu dëshira bëhet më e hovshme në të gjitha kuptimet e saj. Kurr flasim për lakminë, themi se ajo është ndjenjë që karakterizohet me veçanti në ndërgjegjen e njeriut. Ajo lind gjatë krahasimit me tjetrin dhe ngjallë dëshirë për barazim ose tejkalim. Kurr dëshira ritet riten trazirat cytëse shpirtërore që çojnë dhënien e njeriut në tërësi pas saj dhe hiberbolizon vlerën e objektit që dëshiron. Dështimi i plotësimit të dëshirave gjithashtu rrit lakminë dhe akumulon hidhërime që mezi presin të hakmerren ndaj padrejtësive të jetës dhe posa të realizohet ndonjë nga dëshirat të konsideruara kruciale si që mund të jetë gruaja/burri i/e bukur, veturë luksoze e të tjera lakmi, ndjenja e hakmarrjes ndaj jetës dhe padrejtësive të saj bjen nga intenziteti. Veçohet fakti se dëshira nuk është vetëm një nevojë fizike dhe psiqike e karakterizuar si lakmi por ajo është edhe një hapësirë metafizike, një abstrakcion i cili trazon qenien në të gjitha format dhe tiparet e ndërgjegjes së njeriut. Objekti i dëshiruar është madhëri, shejtëri, shpëtues, autoritet, projekcion i fantazimeve dhe lumturisë konstante,, satisfakcion i të gjitha mësheftësive dhe qejfeve sekrete. Ajo çon drejt perfeksionimit e njiherit çon edhe në humnerë morale sepse ajo nuk është një kod por një sjellje e udhëhequr nga ndërgjegja që funkcionon te çdokush veçmas sipas balancës morale e qëndrueshmërisë vetanake. Gjersa njëri kërkon dhe gjenë kënaqësi, tjetri kërkon perfekcion et një i tretë nxitë të plotësoj dëshirën për t’u kapardisur. Një shembull i tre mëditorëve që këthehen nga puna e fushës megjeve, posa vërrejtën një dru molle me kokrra të kuqrremta, dëshiruan të joshin oreksin e rritur. Njëri nga ta, këputi një dhe me ëndje ia shtiri dhëmbët ; tjetri mendoi se një, nuk është ndonjë eksploatim i dalluar dhe theu një degëzë si rrem rrushi, me shtatë – tetë kokrra të bukura kurse i treti, nuk u afrua aspak pemës edhepse ia kishte gjithashtu ëndja të han një mollë të freskët, por e shtrydhi lakminë ngase nuk preferonte pasurinë e huaj. Ai anoi të arrij në shtëpi pa ia prishur rendin darkës, të ulej e të hante me familjen tok. Duket këtu gërshetimi i nevojës, dëshirës dhe ndërhyrjes së ndërgjegjes. Që vërteton se mund dhe ka shum lloj dëshirash e pikënisja e synimi është variabil. Ajo është në pajtim me unin dhe shkon drejt qëllimit pa synim negativ; synimi është plotësimi i dëshirës dhe avanturë drejt objektit ose pasioneve të cilat i ndjehen si fitore e kënaqësi por këtu nuk kemi asesi ndonjë rezonancë morale që ndërhyn sepse kjo është dëshirë e dalur nga zëmra dhe s'kanë burime të paramenduara. Vetëm dëshirat e dala nga koka janë të rrejshme dhe në to mund të ketë shpesh fuqi negative që poashtu lidhen me unin si i tillë. Konkludimet shkojnë në kahje se nuk është vetëm nevoja ajo që lind dëshirën e që në vete nuk ka asgjë të keqe. Nyancat fillojnë atëherë kur mendohet se diçka na mungon. Përpos kësaj, dëshira lind edhe nga ndjenja të tjera si që janë problemet të cilat dëshirojmë t’i zgjedhim; mandej mund të rradhisim pasionet, ambicjet, zbavitjet, oreksin… Edhepse flasim për dëshira të nyancuara, ata janë plotësisht pozitive se qëllimi i tyre është dritë shpirtërore për unin pasiqë nuk kërkohet asgjë tjetër përveçse gëzimi dhe hareja pa asnjë ndërhyrje të motivit negatif. Sportisti që ngan në vrapime, ai që dëshiron të shënoj gol, portieri me dëshirë të kundërt nga ai që gjuan drejt portës…, janë dëshira me motive të pastra që dalin nga shpirti e krijojnë haré e lumturi por edhe dhimbje kur ata shpëtojnë nga dora andaj ato janë si që thash më parë, pozitive dhe krijuese të personalitetit që kërkon cilësim e përparim jetësor.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Dëshirat fisnike dhe kuptimi i tyre (3)
Dëshira nuk është dhe nuk mund të konsiderohet si diçka grabitqare, se ajo s’është vetëm interes për vete. Ajo ka një dimenzion tjetër nga posedimi kurr zemra kërkon të zgjëroj mundësitë jetësore të tjerëve, të tërë botës. Tanimë fuqia e dëshirës del nga korniza e ngushtuar dhe kufijtë e saj çojnë drejt lumturisë së njerëzimit. Këtë dëshirë nuk mund ta quajmë ngulm për të pasur, ajo tash ka fuqinë e dhënies edhepse në thellësitë e veta ajo është dëshirë që del nga dëshira e unit për afirmim. Kjo nuk e zvoglon në asnjë mënyrë bujarinë e dëshirës nëfjalë pasiqë çdo gjallesë anon nga afirmimi e ky ngulm është gjithashtu pjesë e njeriut që çon drejt vlerave e vlerësimeve në jetë. Asnjë nevojë për çkadoqoftë nuk ka vlerë nëse nuk e dëshirojmë. Vlera i jepet nga momenti kurr dëshirohet një gjë. Kjo dhënie vlere gjërave që ka nevojë njeriu apo i lakmon t’i ketë, çon drejt lëvizjes para dhe lëviz njerëzimin drejt përparimit. Sa më tepër të dëshirohet diçka, aq më tepër i rritet vlera si dhe sa më tepër të kihet nevojë për diçka asaj i shtohet vlera. Në këtë pikë, arrijmë aty ku duhet të sqarojmë se çdo lloj asketizmi dhe tentimi të krijimit të një morali që trajton dëshirën si një mëkat apo vetëm vrap pas kënaqësive, është kundër natyrës. Të dëshirosh atë që ke nevojë, atë që të shtyn të ecish përpara, atë që krijon lumturi është të dëshirosh jetën; në të kundërtën, stagnon, je kundër jetës. Përsëris se njeriu nuk don diçka për vlerën që ajo ka në vete, vlera e saj lind nga momenti kurr lind dëshira për t’a pasur. Në këtë rradhitje ia vlen edhe dëshira për transformim, për ngritje niveli jetësor dhe kështu dëshira sublimohet së bashku me njeriun se kalon në një gjendje të përgjithëshme më të kënaqshme dhe vazhdon pa u ndalur të ngjitet drejt mirësive që i lakmon, që ia kënda e sidomos kurr flasim për dëshirë që lidhet për të ndihmuar tjetrin. Natyrisht, dëshira në vete mund të përmbaj lakmi e këndje të turbullta morale e kjo nga momenti kurr ajo shkon drejt bërjes dëm por, përsëris se dëshira e tillë nuk shkon larg e venitet se nuk ka qëndrueshmërinë e duhur. Ajo nuk sjellë lumturi, nuk sjellë jetë dhe prandaj shkrihet në pjesën dërmuese pa i kaluar kufijtë e idesë. Duhet patur parasyshë se një dualitet në mes dëshirës si ndjenjë e veti pozitive dhe nga ana tjetër si aspekt negatif dhe e ndaluar nga asketët e në disa momente nga religjionet qëndron në vetvete por nuk ka justifikim të duhur sepse të ndalohet ajo, do të thot të mohohet jeta dhe ecja para. Mund të dallohen disa momente të dëshirave johumane por ata, e thash se asnjëherë nuk janë të qëndryeshme dhe ngulmi pas një dëshire dëmtuese shoqërore nuk sjell lumturi për dëshiruesin; përkundrazi ajo zhyt në mjerim gradual e pendim dhe pra, njeriu i aftësuar me koshiencë nuk pajton me dëshirë keqbërëse sepse nuk ka vend në shpirtin e tij. Është e qartë dhe themi se çdokush bënë keq pa dashur. Shpesh për shembull dashuria shkakton dhimbje të palëve, të parës, të dytës të tretës po edhe më larg. Por kjo nuk është shkak që të mos duam, mos të dëshirojmë. Nëse në kodin moral egzistojnë rregulla, ato respektohen ose jo është çështje tjetër. Ajo shkel ligjet morale të një shoqërije por nuk do të thot së është e dëmshme nëse me të përballet nga disaherë dëshira. Konsiderohet, por jam plotësisht dakord se moralisht është tejet degradues fakti të vësh në vepër dëshirën për gruan e tjetrit, por vallë nëse edhe ajo e ka të njëjtën dëshirë dhe palët e plotësojnë atë, ku është e keqja? Them, është dëm i rëndë moral por kjo ndërron nga shoqëri në tjetër dhe gjithëmonë do të ngel çështje diskutabile. Është ky një shembull i skajshëm por jo edhe i rrallë në botë, andaj edhepse jam moraliste e thellë, nuk jam për t’i ndaluar njerëzit të kenë dëshirë për atë dhe ato që duan e që kanë nevojë. Pjesa tjetër ngelën në barën dhe ndërgjegjen e atyre që dallojnë dhe thejnë moralin e etikën e grupit që i takojnë. Kjo ka të bëjë gjithashtu me përmbajtjen dhe satisfakcionin e dëshirave që hyn në frymën edukative të formimit të personalitetit ku rol luajnë shum faktorë shoqëror e psikologjik. Të dëshirosh dhe të vëndosh në vepër plotësimin e dëshirës që nuk përkon me edukatën dhe moralin e grupin ku bënë pjesë përmbledh faktorë të tjerë shoqëror e karakterial që çojnë drejt respektit (ose mosrespektit) të ndjenjave dhe parimeve në këmbë e kjo bartë në një këndvështrim tjetër të dëshirës…

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Zotërimi, mposhtja, kënaqja e dëshirave të ndaluara moralisht dhe devijimet e personalitetit (4)
Pasi dëshira në fillim është nevojë, ajo është instinkt biologjik për mbarëvajtje dhe egzistencë të qenies e në rastin e njeriut, ajo lind dëshirë për arritje të vlerave të panumërta, vlera të cilat marrin rëndësi të vecanta në vartësi nga njeriu dhe pikëparjet e tij ndaj objektit dhe qëllimit që dëshiron. Foshnja kërkon ushqim që nga momenti kurr lind dhe me ditët që kalojnë nevojat e saj përsosen duke bërë së pari zgjedhje të vogla pas gjërave që i pëlqejnë; qoftë ushqim apo lojëra të ndryshme. Me kohë, zgjidhja dhe dëshirat rriten sepse rriten nevojat. Çdo nevojë, qofshin edhe ato më primaret biologjike, lindin imperativisht dëshirë. Në rast të kundërt, njeriu nuk do të gjente dhe përsoste situatat me banale të nevojës së pashmangshme. Higjiena me format e saja të mbajtjes, tualeti në përgjithësi, llojllojshmëria e ushqimit dhe pajisjeve të ngrënies, vendbanimet dhe orenditë, veshmbathja, mjetet e komunikimit dhe transportit që shkojnë kah përsosja, krejtë këta lindin nga nevoja bazë e që me plotësimin e dëshirës, hapet shteg i ri për nevojë të re pra dëshirë të re, që çon para në zhvillim dhe jetë të re me dëshira të reja. Mu kjo hapën një element tjetër brenda kufijve të nevojës gjegjësisht dëshirës. Nga ky moment, hapet çështja tjetër ku bëhet fjalë për mungesën si zanafillë e dëshirës por duhet dijtur se nuk është vetëm mungesa sikur që nuk është vetëm nevoja gjenerator pasiqë në brendi dëshira ka një forcë të pangulfatshme që nuk mbyllet në kafaze pasiqë kjo është vet jeta e cila kërkon pashmangshëm të zhvillohet e zgjatet në lumturi. Dëshira pra nuk është aq krahasim me tjetrin si që shpesh interpretohet por është manifestim i vetvetes që qëndron, zotëron, tundet, rilind dhe kurrë nuk shterret e kjo është ajo forcë që bënë egon të pashtershëm.
Sa i përket zotërimit, kënaqjes apo plotësimit të dëshirës, çilet një derë historike nëpër të cilën kaluan fryma të ndryshme shoqërore që i përkasin botëkuptimeve nga të dy skajet përballëse dhe kjo vazhdon në ditët tona. Edhepse largësitë gjeografike afrohen në aspektin kohor, ndryshimet dhe doket vazhdojnë të ruajnë nyancat e tyre kurr kemi të bëjmë me çështjen e lëshimit pe dëshirave dhe mbisundimit e frenimit të tyre. Ajo karakterizohet me etiketime nga më të larmishmet si fisnike, e turpshme, e lejuar, mëkatore, humane, johumane, shtazarake…

Në kohët e sodit, me disa frymë të reja mbi liritë seksuale, në shum kultura të gëlltisish dëshirën është rrallësi e madhe. Gjithëkah dëgjojmë sllogane në drejtimin « jeto e përjeto dëshirat tua ». Liritë seksuale që kalojnë jorrallë kufijtë e një etike fundamentale nuk preferojnë, mos të them nuk tolerojnë moralin represiv. Nëse pajtohemi se plotësimi i dëshirave është lumturi, duhet të dijmë se plotësimi i të gjitha dëshirave lind përbuzje, moskënaqsi dhe plogështi. Sa më tepër ajo që të plotësohet, aq më shum lindin dëshira të parealizueshme e mu kjo lind ndjenjat që përmenda më lartë. Nga këtu, konkludoj se disa momente të shtrydhjes së dëshirës janë më se të dobishme për integritein moral e shpirtëror.

Një ndarje në pika të posaçme të sjelljeve kundrejt dëshirës, do të sqaroj vetitë e llojllojshme të saj dhe ndikimin që ka mbi personin dhe shoqërinë hapja drejtë plotësimit pakusht nga njëra anë dhe përmbajtjes apo abstenimit nga ana tjetër

Nëse lumturia mund të arrihet me plotësimin e dëshirës e sidomos kurr ajo konsiderohet si shum e kënaqshme, do të preferojmë një liri totale në vrapin për plotësim të saj. Plotësimi i të gjitha dëshirave nëse ndjekim këtë gjykim, do të bënë lumturinë e plotë. Kjo është vetëm një iluzion sepse përmbushja e të gjitha dëshirave nuk sjell asesi lumturinë ; përkundrazi ajo sjell shprazti pasiqë kurr nuk ka ç’të dëshirohet më tepër, njeriu është fatkeq dhe i vuajtur. I lodhur nga dëshirat e plotësuara dhe i shprazur nga dëshira për të dëshiruar, lind ndjenja e fatkeqsisë dhe shprazëtisë shpirtërore Nëse nuk ka asgjë për të dëshiruar, çka do të jetë jeta dhe qëllimi e vlera e saj? Një gjë është e sigurt, ajo do të jetë mjerim dhe pengesë e rëndë për ecje përpara. Në të njëjtën kontekst, ngulmi për të kënaqur qejfet pa asnjë kontroll duke u nisur nga thënia se çdo dëshirë sjell satisfakcion, është gjithashtu mjerim dhe sindromi i mungesës shëndrohet në vuajtje dhe shprazëti për gjithëçka.
Dëshira lind dhe ç’është esenciale, ajo shumfishohet e kjo dallon nga rasti i lartëm se nuk përfundon por pjell nevoja të tjera që gjithashtu shkaktojnë pakënaqsi të vazhdueshme e mungesat që paraqiten, reale ose të imagjinuara, fillojnë të anojnë drejt vuajtjes.
Dëshirat e rradhutira si « vese » të këqija që në të vërtetë janë ndalesa morale në grupe të ndryshme shoqërore, përbëjnë një çështje gjithashtu delikate shpirtërore dhe kënaqja e dëshirës së tillë, sjell zakonisht kënaqsi të turbullta me trazira shpirtërore dhe pendesë që len mbresa të rënda psiqike mbi subjektin.
Në fund do të rradhis dëshirën e ndaluar plotësisht që në të vërtetë një numër i rrallë e tentojnë pasi këtu bën pjesë lakmia dhe xhelozia që dëmton drejtpërsëdrejti tjetrin. Para nevojës për lekë, shfaqet dëshira për të fituar e kur forma e plotësimit të kësaj dëshire kalon nëpër vjedhje, kalohet në dekadencë shoqërore dhe dëmi është evident. Përpos kësaj, këtu bëhet fjalë edhe për dëshirën epshore ndaj personëve të ndaluar prej grupit, pjesë e të cilës janë subjektet dëshirues në mes vete ose dëshirues njëkahësh. (inçesti, pedofilia, zoofilia dhe devijime të tjera seksuale).
Tani kur pamë se dëshira është motor i lëvizjes përparuese të neriut, kurr pamë edhe pakëqësinë që mund të sjell shumimi në pafund i dëshirës, kur numëruam dobësitë eventuale; cila pra është mënyra dhe qëndrimi që duhet mbajtur ndaj dëshirës? Në rradhë të parë them se njeriu ka NEVOJË të gjej vlerat e sakta dhe artin e të jetuarit. Kjo do të na mësoj si të çojmë jetë të lumtur duke u kënaqur me atë çka dita na dhuron të mirë. Njeriu duhet dhe ka për detyrë të mësoj masën dhe të vlerësoj atë që është kënaqësi legjitime dhe të joshet me të. Ndjekja e kënaqësive perverse dhe atyre që lëndojnë një rregull të qartë moral, është devijim mendor dhe jashtë çdo urtësie fisnike.

Nëse duam një formulim të dëshirës, do të themi se ajo nuk mund të mohohet, ajo egziston, neve na ngelë të sillemi në pajtim me të dhe me gardhiqet që ka vendusour morali. Për të kaluar apo rënuar këto gardhiqe duhet forcë, guxim, e sidomos një mendjemadhësi e pashoqe për të dëshiruar në pakufi e pa ndalesa. Kjo hapë rrugë e kuptime të reja morale, represive ose toleruese që varet nga grupet dhe cilësitë e tyre shoqërore. Një qëndrim i moderuar ndaj dëshirës është vlerë e pakontestueshme. Ky qëndrim vë në pah plotësimin e nevojave por ndan qartë mundësitë që varren nga subjekti dhe të tjerat, dallon dëshirën dhe integritetin psiko-fizik e material të tjetrit si dhe drejton nga kënaqësi jo vetëm personale por edhe nga ato shoqërore që kërkon mirëqenien e të gjithëve në botë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Zotërimi, mposhtja, kënaqja e dëshirave të ndaluara moralisht dhe devijimet e personalitetit

Pasi dëshira në fillim është nevojë, ajo është instinkt biologjik për mbarëvajtje dhe ekzistencë të qenies e në rastin e njeriut, ajo lind dëshirë për arritje të vlerave të panumërta, vlera të cilat marrin rëndësi të veçanta në vartësi nga njeriu dhe pikëparjet e tij ndaj objektit dhe qëllimit që dëshiron. Foshnja kërkon ushqim që nga momenti kurrë lind dhe me ditët që kalojnë nevojat e saj përsosen duke bërë së pari zgjedhje të vogla pas gjërave që i pëlqejnë ; qoftë ushqim apo lojëra të ndryshme. Me kohë, zgjidhja dhe dëshirat rriten sepse rriten nevojat. Çdo nevojë, qofshin edhe ato më primaret biologjike, lindin imperativisht dëshirë. Në rast të kundërt, njeriu nuk do të gjente dhe përsoste situatat me banale të nevojës së pashmangshme. Higjiena me format e saja të mbajtjes, tualeti në përgjithësi, llojllojshmëria e ushqimit dhe pajisjeve të ngrënies, vendbanimet dhe orenditë, veshmbathja, mjetet e komunikimit dhe transportit që shkojnë kah përsosja, krejt këta lindin nga nevoja bazë e që me plotësimin e dëshirës, hapet shteg i ri për nevojë të re pra dëshirë të re, që çon para në zhvillim dhe jetë të re me dëshira të reja. Mu kjo hapën një element tjetër brenda kufijve të nevojës gjegjësisht dëshirës. Nga ky moment, hapet çështja tjetër ku bëhet fjalë për mungesën si zanafillë e dëshirës por duhet dijtur se nuk është vetëm mungesa sikur që nuk është vetëm nevoja gjenerator pasiqë në brendi dëshira ka një forcë të pangulfatshme që nuk mbyllet në kafaze pasiqë kjo është vet jeta e cila kërkon pashmangshëm të zhvillohet e zgjatet në lumturi. Dëshira pra nuk është aq krahasim me tjetrin si që shpesh interpretohet por është manifestim i vetvetes që qëndron, zotëron, tundet, rilind dhe kurrë nuk shteret e kjo është ajo forcë që bënë egon të pashtershëm.
Sa i përket zotërimit, kënaqjes apo plotësimit të dëshirës, çilet një derë historike nëpër të cilën kaluan fryma të ndryshme shoqërore që i përkasin botëkuptimeve nga të dy skajet përballëse dhe kjo vazhdon në ditët tona. Edhepse largësitë gjeografike afrohen në aspektin kohor, ndryshimet dhe doket vazhdojnë të ruajnë nuancat e tyre kurrë kemi të bëjmë me çështjen e lëshimit pe dëshirave dhe mbisundimit e frenimit të tyre. Ajo karakterizohet me etiketime nga më të larmishmet si fisnike, e turpshme, e lejuar, mëkatore, humane, johumane, shtazarake...
Në kohët e sodit, me disa frymë të reja mbi liritë seksuale, në shum kultura të gëlltisish dëshirën është rrallësi e madhe. Gjithkah dëgjojmë slogane në drejtimin « jeto e përjeto dëshirat tua ». Liritë seksuale që kalojnë jorrallë kufijtë e një etike fondamentale nuk preferojnë, mos të them nuk tolerojnë moralin represiv. Nëse pajtohemi se plotësimi i dëshirave është lumturi, duhet të dimë se plotësimi i të gjitha dëshirave lind përbuzje, moskënaqsi dhe plogështi. Sa më tepër ajo që të plotësohet, aq më shum lindin dëshira të parealizueshme e mu kjo lind ndjenjat që përmenda më lartë. Nga këtu, konkludoj se disa momente të shtrydhjes së dëshirës janë më se të dobishme për integritetin moral e shpirtëror.
Një ndarje në pika të posaçme të sjelljeve kundrejt dëshirës, do të sqaroj vetitë e llojllojshme të saj dhe ndikimin që ka mbi personin dhe shoqërinë hapja drejtë plotësimit pakusht nga njëra anë dhe përmbajtjes apo abstenimit nga ana tjetër.
Nëse lumturia mund të arrihet me plotësimin e dëshirës e sidomos kurrë ajo konsiderohet si shum e kënaqshme, do të preferojmë një liri totale në vrapin për plotësim të saj. Plotësimi i të gjitha dëshirave nëse ndjekim këtë gjykim, do të bënë lumturinë e plotë. Kjo është vetëm një iluzion sepse përmbushja e të gjitha dëshirave nuk sjell asesi lumturinë ; përkundrazi ajo sjell shprazti pasiqë kurrë nuk ka ç’të dëshirohet më tepër, njeriu është fatkeq dhe i vuajtur. I lodhur nga dëshirat e plotësuara dhe i shprazur nga dëshira për të dëshiruar, lind ndjenja e fatkeqësisë dhe shprazëtisë shpirtërore. Nëse nuk ka asgjë për të dëshiruar, çka do të jetë jeta dhe qëllimi e vlera e saj ? Një gjë është e sigurt, ajo do të jetë mjerim dhe pengesë e rëndë për ecje përpara. Në të njëjtën kontekst, ngulmi për të kënaqur qejfet pa asnjë kontroll duke u nisur nga thënia se çdo dëshirë sjell satisfakcion, është gjithashtu mjerim dhe sindromi i mungesës shëndrohet në vuajtje dhe shprazëti për gjithçka.
Dëshira lind dhe ç’është esenciale, ajo shumëfishohet e kjo dallon nga rasti i lartëm se nuk përfundon por pjell nevoja të tjera që gjithashtu shkaktojnë pakënaqësi të vazhdueshme e mungesat që paraqiten, reale ose të imagjinuara, fillojnë të anojnë drejt vuajtjes.
Dëshirat e rradhutira si « vese » të këqija që në të vërtetë janë ndalesa morale në grupe të ndryshme shoqërore, përbëjnë një çështje gjithashtu delikate shpirtërore dhe kënaqja e dëshirës së tillë, sjell zakonisht kënaqësi të turbullta me trazira shpirtërore dhe pendesë që len mbresa të rënda psikike mbi subjektin.
Në fund do të radhis dëshirën e ndaluar plotësisht që në të vërtetë një numër i rrallë e tentojnë pasi këtu bën pjesë lakmia dhe xhelozia që dëmton drejtpërsëdrejti tjetrin. Para nevojës për lekë, shfaqet dëshira për të fituar e kur forma e plotësimit të kësaj dëshire kalon nëpër vjedhje, kalohet në dekadencë shoqërore dhe dëmi është evident. Përpos kësaj, këtu bëhet fjalë edhe për dëshirën epshore ndaj personave të ndaluar prej grupit, pjesë e të cilës janë subjektet dëshirues në mes vete ose dëshirues njëkahësh. (incesti, pedofilia, zoofilia dhe devijime të tjera seksuale).
Tani kur pamë se dëshira është motor i lëvizjes përparuese të njeriut, kurrë pamë edhe pakëqësinë që mund të sjell shumimi në pafund i dëshirës, kur numëruam dobësitë eventuale ; cila pra është mënyra dhe qëndrimi që duhet mbajtur ndaj dëshirës ? Në radhë të parë them se njeriu ka NEVOJË të gjej vlerat e sakta dhe artin e të jetuarit. Kjo do të na mësoj si të çojmë jetë të lumtur duke u kënaqur me atë çka dita na dhuron të mirë. Njeriu duhet dhe ka për detyrë të mësoj masën dhe të vlerësoj atë që është kënaqësi legjitime dhe të joshet me të. Ndjekja e kënaqësive perverse dhe atyre që lëndojnë një rregull të qartë moral, është devijim mendor dhe jashtë çdo urtësie fisnike.
Nëse duam një formulim të dëshirës, do të themi se ajo nuk mund të mohohet, ajo ekziston, neve na ngelë të sillemi në pajtim me të dhe me gardhiqet që ka vendusour morali. Për të kaluar apo rrënuar këto gardhiqe duhet forcë, guxim, e sidomos një mendjemadhësi e pashoqe për të dëshiruar në pakufi e pa ndalesa. Kjo hapë rrugë e kuptime të reja morale, represive ose toleruese që varet nga grupet dhe cilësitë e tyre shoqërore. Një qëndrim i moderuar ndaj dëshirës është vlerë e pakontestueshme. Ky qëndrim vë në pah plotësimin e nevojave por ndan qartë mundësitë që varrën nga subjekti dhe të tjerat, dallon dëshirën dhe integritetin psiko-fizik e material të tjetrit si dhe drejton nga kënaqësi jo vetëm personale por edhe nga ato shoqërore që kërkon mirëqenien e të gjithëve në botë.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons