Në Turqi, pacienti i parë që ka bërë transplant të fytyrës, pa sot për herë të parë rezultatin e operacionit dhe u duk i kënaqur me të.
Para tre javësh, 19 vjeçari Ugur Acar u bë turku i parë që bën transplantin e fytyrës. Personeli mjekësor u mblodh rreth shtratit të tij në spitalin e universitetit mjekësor në Akdeniz në Antalia për të parë reagimin e pacientit kur ai pa veten për herë të parë në pasqyrë me fytyrën e re.
Një prej kirurgëve, Omer Ozkan, tha se operacioni ishte i suksesshëm, pjesërisht edhe për sskak të gjendjes së mirë psikologjike të pacientit. Sipas mjekëve do të duhen 6 muaj para se pacienti të arrijë të kontrollojë muskujt e fytyrës.
Ugur Acar ishte dëmtuar nga një zjarr që kur ishte bebe.
Deri tani në mbarë botën janë kryer mbi 10 operacione transplanti të fytyrës. i pari u bë në Francë në vitin 2005. Në Shtetet e Bashkuara transplatimi i parë i fytyrës u bë në vitin 2008.