Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se zilet e telefonit me këngët e preferuara dëmtojnë trurin duke ndikuar në përqendrim.
Shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit (SHBA) zbuluan se rezultatet e testeve të studentëve që ishin ekspozuar ndaj zileve të telefonit ishin 25% më të dobëta se sa të atyre që nuk kishin dëgjuar zilet e telefonit. Madje rezultatet më të këqia ishin të atyre që për zile telefoni kishin këngët e tyre të preferuara.
“Shumë nga ne besojnë se zilet e telefonit janë bezdisëse, por studimi ynë tregon se kanë edhe efekte të tjera. Jo vetëm që të shpërqendrojnë, por tinguj të tillë ndikojnë edhe në aftësinë e të mësuarit”, shprehet Jill Shelton, udhëheqësi i kërkimit.
“Zilet e telefonit heqin përqendrimin dhe ndikojnë në aftësinë e studentëve në vendimmarrje”, shton Shelton.