[img]http://www.top-channel.tv/foto/lajme/grupi-sot-4.jpg[/Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku po diskutohet për situatën e emergjencës në territorin shqiptar, krijuar për shkak të motit të keq e reshjeve të mëdha të dëborës, kryesisht në veri dhe juglindje të vendit.
Deputetët raportojnë për situatën e krijuar nga dëbora në disa qarqe, ku ata kanë edhe elektoratin e tyre.
"Situata në Bulqizë është tepër e rënduar dhe aty janë dërguar vetëm dy herë ndihma. Bashkia e Bulqizës dhe ajo e Peshkopisë nuk kanë patur fond emergjence", thotë deputeti socialist Qemal Minxhozi.
Pas tij ishte deputeti Dogjani i cili shprehu shqetësimin për banorët e zonës së Kukësit, të cilët jetojnë në kushte shumë të
Moti i keq
Moti i keq, Topi apel për përballimin e gjendjes
Korçë, mijëra banorë të izoluar
Shqip: Shqipëria nën dëborë
vështira. Deputeti tjetër Alfred Dalipi thotë se në Korcë, janë 16 fshatra të bllokuar dhe pa energji elektrike. "Në Vithkuq e Panarit trashësia e borës ka arritur në 2.5 metra", tha Dalipi.
Ne fund te mbledhjes fjalen e mori edhe kreu socialist Edi Rama. "Sot Shqiperia po vuan veç terbimit te motit edhe shurdhimin e qeverise. Qeveria ishte e shurdhet nentorin e kaluar, kur ne kërkuam që buxheti duhet te parashikonte problemet e renda qe sot kane gjunjezuar vendin. Qeveria ishte e shurdhet kur ne argumentuam se duheshin garantuar kontratat e blerjes se energjise dhe duhej parashikuar edhe rendimi i krizes se sotme te borxhit te KESH-it", tha Rama.
Kreu i PS-së theksoi se sot Shqipëria është përballë krizës së krijuar nga dëbora, krizës energjitike dhe përballë përmbytjeve të radhës.
"Kryeministri dje harroi Shqipërinë dhe filloi të fliste për Azerbajxhanin, për Ahmet Zogun, për Enver Hoxhën. Telefonatat në selinë e PS-së nuk pushojnë duke kërkuar t'i shkojme ne ndihme per ushqime dhe per te semuret. Njerëzit kërkojnë shtetin për t'i ardhur në ndihmë. Shteti ynë i degraduar, qe vit pas viti nuk ka burime njerëzore dhe financiare ta përballojnë këtë krizë, është njëra anë, por që kryeministri të mos ketë as ndjenjën më elementare të detyrës, por të brockullisë orë pas ore, kjo është shumë e rëndë", tha Rama.
Kreu socialist e konsideroi ndihmën e dhënë në ushqime deri më sot nga qeveria është qesharake.
Rama mbledh Komisionin e Emergjencave
I thirrur nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, Komisioni i Emergjencave zhvilloi një ditë më parë mbledhjen e parë të jashtëzakonshme, lidhur me situatën e rëndë në veri dhe juglindje të vendit.
Deputetet e zonave veriore dhe juglindore, si dhe deputetë të cilët kanë marrë pjesë direkt në situata emergjente gjatë qeverisjes socialiste, diskutuan në lidhje me orët dramatike që po përjeton veriu i Shqipërisë.
Kreu i opozitës Edi Rama përsëriti se kryetarët socialistë të komunave në zonat veriore, janë të angazhuar bashkë me deputetët për të bërë gjithçka është e mundur, pavarësisht mundësive të tyre të kufizuara. Komisioni ra dakort për hartimin e një plani solidariteti si dhe për një riorganizim transparent dhe një informim në kohë reale për operacionet e ndihmës. U ndanë grupet e punës dhe u hartuan disa masa paraprake në ndihmë të banorëve.
Rama: Qeveria pa plan
Duke folur një ditë më parë për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës kreu opozitës Edi Rama ka deklaruar, se jemi përballë një situate alarmate, ku lipset bashkëpunimi i të gjitha strukturave.
Zoti Rama ka ofruar bashkëpunimin e opozitës për të bashkuar forcat duke nënvizuar faktin se qeveria nuk ka një plan për të përballuar situatën.
"Qeveria duhet të mos fshihet pas mbledhjeve pa asnjë plan të besueshëm dhe fjalimeve boshe pa asnjë vlerë për zbutjen e krizës.Një plan gjithëpërfshirës solidariteti shoqëror është i domosdoshëm. Një organizim transparent dhe një informim në kohë reale për operacionet e ndihmës është i domosdoshëm. Një bashkëpunim real me të gjitha strukturat e pushtetit vendor pa dallime partiake është i domosdoshëm. Të gjitha këto mungojnë, sepse qeveria nuk ka plan, nuk ka organizim, nuk ka sens bashkëpunimi. Nuk ka as struktura të mirëfillta mbështetëse për një emergjencë të këtyre përmasave", tha Rama.img]