Forumi Kuq E Zi
"GËZUAR, LIRINIË VENDI IM" Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
"GËZUAR, LIRINIË VENDI IM" Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
"GËZUAR, LIRINIË VENDI IM" Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
"GËZUAR, LIRINIË VENDI IM" Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"GËZUAR, LIRINIË VENDI IM" Hhhhhhhhhhhhhhhhi
"GËZUAR, LIRINIË VENDI IM" Jjjjjjjjjjjjjjjjje
"GËZUAR, LIRINIË VENDI IM" NGA AUTORJA QËNDRESA HALILI
LIBRI I PARË PËR LUFTËN
SE SI NJË FËMIJË E SHEH LUFTËN, POR MENDON SI NJË I RRITUR!
Botuar në vitin 2009 në Ferizaj, me qindëra kopje të shitura, atë kohë Qëndresa vetëm 9 vjecare:Përshkuan se si fëmija e sheh luftën, njerëzit e vrarë, lotët, rrahjet, bërtimat, se si qajnë nënat, si shihen fëmijët e mbytyr në gjak të mbuluar me gazeta, si qan për shokët, shoqet e saja, se si e le ato kujtime të bukura në Vendin më të bukur...vendëlindjen e sajë, se si një fëmijë të fut në lëkurën e sajë, të fut brenda kujtimeve te thella të sajë, sa që të duket që ti je ai fëmijë, në mënyrë aq bukur të trajtuar saqë shpesh thua:SE KA SHKRUAR NJË FËMIJË!

Disa pjesë nga ky Libër,i cili po kërkohet shumë që të bëhet film në të ardhmen...



Erdhëm, erdhëm dëgjoheshin zërat të kolonës së pafund dhe vërtet ishte ashtu:
”Erdhëm, në atë vend, tokën e askujt ,por sot të gjithkujt “
Një vijë kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, u ulëm aty të gjithë të lodhu, të rraskapitur.
Ishte një vend i madhë i cili kishte , çfarë nuk kishte se gjithçka…”Bllacë” e quajtur kishte shatora, mbulesa,ushqim, mbeturina, gjithqka, gjithqka e edhe jo rrallëherë shihje edhe njerzë të vdekur, të mbuluar me gazeta të cilat rrëfenin për popoullin tim të mjerë , ehh aty kishte gjithqka përveq lumturisë e gëzimit të cilat mungonin tash sa kohë në zemrat tona të zymta si nata!
Shihja foshnje të lëna në rrugë, sikur të ishin lodra dëfrimi e kënaqësie e jo si shpirt ardhmërie!
Ahë moj tokë si po na mbanë kështu, pse një herë si hap ato duart tua e ti mbulosh këta të vdekur me dhe ashtu siç është e drejtë, e jo ti lëshë kështu se s`është e drejtë jo, jo si thuhet kësaj drejtësi por vetëm, vetëm…!
Kështu kaluan ato qaste trishtimi, që edhe era më e shpejtë po të fryente s`do ti largonte ato gjurmë, e shumë kujtime të hidhura.
Mezi kaluam kufirin nga njerëz të shumtë që po prisnin me padurim të largohen nga okupatori serb,por jo edhe nga vendi i tyre.



Pse ti Pranverë nuk je më parë, mos vallë edhe ty ti vranë bukurit e gjelbërimet tua?
Ndoshta edhe ty s`të lënë të jetosh në zemrat tona edhe bijët e tu {zogjët shtegëtar} s`po këndojnë më zërat e tyre magjepës ,ata ndoshta na shikojnë nga larg dhe me siguri qajnë, qajnë për ne , pë popoullin tim që po udhëton në rrugë pa emër," Në rrugë e askujt por sot të gjithkujtë"
Dëgjoheshin brimat, lot, pikëllim, vuajtje, mjerim, gjithkund asaj rruge të vështirë që po bënim.
Shihja rrahje gjak, trishtim, ahë sikur të kisha një fuqi të madhe e të ndaloja këtë përbuzje e këtë luftë në vendin tim. Sikur ai mal që shihet atje larg të sulet mbi ju e të bëj kërdi mbi ju “tradhëtarë”, ashtu siç po bëni ju tani, por jo, jo prap ne jemi shqipëtarë nuk bëjmë ashtu si bëni ju, nuk vrasim askend ,nuk i shqetësojmë foshnjat, nuk lejojmë që nesër bota të na përqesh e të na quajë ”tradhëtarë” jo, jo këtë se lejojmë gjaku ynë rrjedhë më ndryshe që s`lejohet të shkilet ai, bota pra le ta dijë se shqipëtarë jemi ,pra tjetër fis!

Një grusht dhe e mora me vete nga ti vendi im, e unë mos harro kujtim ty të lash ato lot që për ty i derdha sot, lotë që ndoshta ndonjëherë do të thahen vetëm kur ndoshta pë ty s`do të qahem. Një premtim të tillë e dhashë e këtë dhe e morra, ndoshta të ushqej ndokë me dhe dashurie, sa të mos vdes urie.
Eh nëse nevoj s`do të ketë,do ta ruaj me gjithë dashurinë time këtë kujtim nga vendlindja ime.


Ah moj erë fry, fry me atë fërfëllimën tënde e rrëmbej ato male, fushat, kodrat, rrëmbe gjithçka e shko, shko edhe në vendin tim të shkret ku më duket vetëm pluhuri ka mbet dhe eja vrapë me shpejtësinë tënde më trego, çke parë atje, shokët shoqet a i ke parë?
Si ishin ?
pyetën për mua ?
Luadhet, pyjet ,malet, fushat si ishin po lulëzonin si çdoherë apo ndoshta edhe atyre ua kan ndaluar lulëzimin, hë pra më trego erë e shpejtë trego më shpejtë, shpejtë se s`kam më durim të pres… në këtë pritje të gjatë e të mundimshme që çdo natë më copton e dërrmon aq shumë, aq shumë këtë shpirtë të vogël timin!

https://kuqezi.albanianforum.net/

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Më pëlqen mënyra si shkruan shkrimtarja jonë Qëndresa Halili,e përgëzoi....

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
shum shum bukur "GËZUAR, LIRINIË VENDI IM" Republikaekosovesgd9

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Gëzuar,lirinë vendi im”



Dita e parë

-Erresira mbuloi përsëri fshatin tim te zymtë. Në thellësi diku në një frikë e tmerr që tash sa kohë edhe unë isha bërë pjesë e pandashme e saj, pjesë e asaj frike që çdo natë më zgjon nga gjumi dhe nuk i lë ëndrrat e mia rehat.



-Shtëpia atë natë nuk dukej si dikur, vetëm heshtja na shoqëronte e edhe vetmia i ndihmonte asaj jo edhe rrallë here, zemra ime ishte bërë si një zog i lirë, por i humbur larg diku ne qiellin të errët, pa kaltërsi e bukuri. Qaja me sy e edhe me zemër, qaja jo se po vdisja unë, por qaja për të gjithë ju, për ty oj Kosovë, për bijtë e tu e për token tënde të bekuar.



-Atë natë lotët e mi s`kishin pushim, e mendja me rrinte veç tek ti, o vend im! Si, si të lë të vetëm, bukuritë e tua a thua kush do ti shijoj neser? Eh as vet se kuptojë këtë… Sa çudi!



-Mëngjesi agoi, një mëngjes i zymtë, pak me rreze dielli, por që i ngrohte zemrat tona të ftohta si akulli edhe pse jo si dikur …

-U mbyll dera e shtëpisë sime, në pragun tënd më s`do të jem, ndoshta më s`do të shoh kurrë- thashë me vete dhe u largova nga ti shtëpia ime. U futëm së bashku me familjen time në një kamion të zi e të madh ku mezi na zuri. Aty ishin edhe pesëdhjetë refugjatë, ku pothuajse dhjetë ditë kishin që ishin musafirë të familjes sime.



-Mezi u ula në atë kamion të mbushur përplotë me njerzë, e ulur aty në një qoshe, i shikoja të gjitha ato fytyra të njoma të fëmijëve të vegjël që qanin për ushqim… ndoshta mendova edhe pse s`ishte ajo arsyeja e duhur, ndoshta edhe ata po e ndjejnë këtë “Udhë të vështira të jetës”- të jetës të cilën ende se kishin filluar.



E shikoja shtëpinë time, që tash mezi dukej nga largësia që kishim bërë. Sytë i mbaja me lot në atë kohë gjersa dëgjova një zë: “Të mallkuarit ju, ja se ç`na bëtë, çfarë jetë është kjo, nuk të lënë të jetosh në vendin tend ,të bën të huaj në shtëpinë tënde. Të rrahin vetëm nga dëshira, pse, pse mos vallë kemi faj ne? Jo, jo ju jeni fajtorë sepse ju vini në shtëpitë tona, në tokën tone, hani, pini, jetoni dhe në fund ja se ç`farë bëni një shpërblim që vetëm ju “të mallkuar” e bëni, se ne jo, ne bëjmë shpërblime ama vërtetë shpërblime që ju as që i mendoni.



-Ajo vazhdonte të fliste, edhe pse nuk ia shihja fytyrën nga turma e madhe që ishte aty pranë saj por nga zëri me siguri ishte afër të shtatëdhjetave, pra në moshë.



-Më tutje vazhdoi:

“Më dhimbseni ju o fëmijë që jeni aq të vegjël, që qani, lotoni, zverdheni nga frika. Ahë ma dogjët zemrën kur ju shoh, deri dje mendova që përfundoi kjo luftë e mallkuar dhe gëzohesha nganjëherë, por pse?” - mendova unë në atë moment kurse ajo sikur të më kishte lexuar mendimin tim, vazhdoi më tutje:



-U gëzohesha, jo, jo për vete mos mendoni, nga që unë jam një plakë shtatëdhjetë vjeçare sot jam, nesër s’jam, një këmbë mbi e një nën dhe e kam, që kur u linda jo në paqe e liri, por me luftë u linda, me luftë jetova dhe ja më duket që edhe me këtë luftë do të vdes, dhashtë zoti e fundit të jetë kjo.



-Ah, sa bukur do të ishte të vdisja, ja sot këtu pranë jush o fëmijë të vegjël, por të vdisja ama bashkë me këtë luftë që është bërë pjesë e pandashme e imja.



-Edhe unë si ju isha dikur, si ju qaja, edhe unë këto rrugë të jetës i kalova shumë e shumë herë, e shumë herë e uritur flija ,por ju duhet të jeni krenarë në një anë, shikojeni nënat ja si ju qetësojnë, kujdesën pë ju, i shihni a i keni nënat pran gjithë botën keni nuk u mungon ajo më kryesorja “dashuria amnore”, unë se kisha kurrë në jetë as këtë a s`është dhembje kjo?!



-Pra, pushoni o fëmijë, mos qani me lot në sy, nënat pran ja ku i keni, pra dëgjoni e mos harroni.

-Unë isha e humbur diku në dallgët e detit të pafund, që tash më soditnin sipas dëshirës së tyre, më soditnin ato tregime të asaj plake të urtë që gjerë tash i dëgjova me vëmendje e kujdes.



-Eh … koha po ikën, jeta po kalon, nëse edhe unë do të dukem si kjo ndoshta edhe unë do t`iu rrëfej tregime në veçanti këtë ngjarje të dhembshme që sot me ty o vendi im së bashku e kalum , dua t`iu rrëfej por jo në këto kushte e në këtë robëri, por do t`iu rrëfej në një vend të lirë ku dashuria e gëzimi do më shoqëroj çdo ditë e edhe atëherë do të më kujtohesh ti o plakë e menqur, përjetimet e tua nga kjo luftë e cila më duket se po zgjat me vite e shekuj.



-Ah s`kam durim më në këtë pritje, në këtë pritje të gjatë e të mundimshme, pritje e cila i ngjanë një ore të prishur që s`ecën dot …e të lë në ankth gjer në regullimin e saj.



-Kamioni ndaloi- të gjithë në zbritje, të qetë pa fjalë, u kuptuam… u dëgjua një zë i rrept burri, që po vinte nga fillimi i turmës.



-Të gjithë në zbritje ngadalë e të qetë, zbarkuam në një rrugicë, nuk më kujtohet cila ishte dhe se filluam të gjithë të ecnim nga dy së bashku në kolonë e cila duket se i ngjante një lumi që s`kishte të ndaluar apo edhe kufi të caktuar.



-Askush s`guxonte të fliste, një lëvizje paguhej me plumba, një e kthyeme prapa me vdekje, dhe se ç`rregulla të rrepta që ishin se, rregulla tradhëtarësh e gjakpirës, rregulla që më vie turp vetëm ti kujtoj e lere më ti zbatoj, që vetëm e vdekur do të bëja një gjë të tillë.



-Ashtu kaluam më duket disa orë, gjersa një zë i trashë dhe i frikshëm tha “NDALO”- kolona u step, zemrat rrahnin me të shpejta, sytë shikonin me frikë e trishtim e trupi dridhej nga frika.



-Dhe ja se çfarë ndodhi: Policët serb kërkonin të holla, shumë të holla vetëm për të na liruar rrugën për të vazhduar më tutje, për ta lënë këtë vend të bekuar shkret, këtë tokë për të braktisur vetëm të shpëtojmë këta “fëmijë” por jo të harrojmë kurrë, kurrë, sdo të bëjmë këtë kurrë, edhe lotët më pikonin asaj dite marsi por ç`të bëjë realiteti kështu thotë… Jeta ishte e tillë…!



-U ula në atë turmë të madhe njerzish, dhe ja e bëra, u ula në dheun e kësaj toke dhe e putha këtë tokë të bekuar e putha për herë të parë dhe për herë të parë dhash aty një premtim:



-“Do të vie një ditë, edhe pse ti ndoshta s`do më shohësh njësoj, do jetoj këtu, do të kthehem një ditë dhe nese e vdekur do të jem, do të vije, do të vije të premtojë o më i dashuri vendi im”.



-Një grusht dhe e mora me vete nga ti vendi im, e unë mos harro kujtim ty të lash ato lot që për ty i derdha sot, lotë që ndoshta ndonjëherë do të thahen vetëm kur ndoshta pë ty s`do të qahem. Një premtim të tillë e dhashë e këtë dhe e morra, ndoshta të ushqej ndokë me dhe dashurie, sa të mos vdes urie.

-Eh nëse nevoj s`do të ketë,do ta ruaj me gjithë dashurinë time këtë kujtim nga vendlindja ime.

-Ku do të shkojmë as vet se di , veq e di që po largohem nga një vend I bukur shumë, ku ka vasha,trima shumë,ku gjithëmon gjaku për lirië ka rrjedhë si lumi,ku ka nëna sikur zana,e baballarë punëtorë si luana…

-Kush është shkaktar I këti largimi?

-Dihet,ata që kurr sna donin ,që s`dine as paqe e lumturi ,porveq gjakë e robëri.Ata që të mjerë janë gjithëmonë që me luftë mundohen të fitojnë ,gjithqka.

“Varfanjak në këtë botë thonë është ai që kurr s`din me dashtë,e edhe nëse botën ka ,varfanjak prap mbetet pra”.

-Mbas shumë e shumë orëve të tëra u dëgjua një zë:

-Kaloni “ qen Shqipëtarë-një fjalë fyese e e rëndë doli nga goja e tijë e ndyrë.Kaluan të gjithë në heshtje e qetësi, ecnim me këmbë të lodhura e këputura rend ,si kurr më pare.

-Ndjehesha vajza më fatkeqe e më e përbuzur në jetë, shikoja qiellin e kaltërt e të pafund dhe qaja me lot e si shiu në vjeshtë,shikoja çdo gjë përreth meje ,sa çudi o zot I madhë e sheh këtë popoull,popullin tim të mjer të future në robëri me shekuj, me shekuj.

-Këta sy të skuqur të nënave që kurr nuk qeshin, e këta “të mallkuar”,që na dëbuan nga shtëpit e tona që tashmë I lamë vetëm.Na dëbuan me shqelma e dhunë,a se sheh këtë vallë,a s`është gjynah, a s`është gjynah…!

-Pse ti Pranverë nuk je më pare, mos vallë edhe ty ti vranë bukurit e gjelbërimet tua? Ndoshta edhe ty s`të lënë të jetosh në zemrat tona edhe bijët e tu {zogjët shtegëtar} s`po këndojnë më zërat e tyre magjepës ,ata ndoshta na shikojnë nga larg dhe me siguri qajnë,qajnë për ne , pë popoullin tim që po udhëton në rrugë pa emër, në rrugë e askujt por sot të gjithkujtë.

-Dëgjoheshin brimat,lot,pikëllim,vuajtje,mjerim,gjithkund asaj rruge të vështirë që po bënim.

-Shihja rrahje,gjak,trishtim,ah sikur të kasha një fuqi të madhe e të ndaloja këtë përbuzje e këtë luftë në vendin tim.Sikur ai mal që shihet atje larg të sulet mbi ju e të bëj kërdi mbi ju “tradhëtarë”,ashtu siç po bëni ju tani, por jo ,jo prap ne jemi shqipëtarë nuk bëjmë ashtu si bëni ju,nuk vrasim askend ,nuk I shqetësojm foshnjat,nuk lejojmë që nesër bota të na përqesh e të na quajë”tradhëtarë”,jo,jo këtë se lejojmë gjaku ynë rrjedhë më ndryshe që s`lejohet të shkilet ai,bota pra le ta dijë se shqipëtarë jemi ,pra tjetër fis.

-Erdhëm,erdhëm dëgjoheshin zërat të kolonës së pafund dhe vërtet ishte ashtu”Erdhëm, në atë vend, token e askujt ,por sot të gjithkujt “.

-Një vijë kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë u ulëm aty të gjithë të lodhur, të rraskapitur.Ishte një vend I madhë I cili kishte , çfarë nuk kishte se gjithçka…”Bllacë”-quajtur kishte shatora,mbulesa,ushqim,mbeturina,gjithqka,gjithqka e edhe jo rrallëher shihje edhe njerzë të vdekur, të mbuluar me gazeta të cilat rrëfenin për popoullin tim të mjerë ,ehh aty kishte gjithëqka përveq lumturisë e gëzimit të cilat mungonin tash sa kohë në zemrat tona të zymta si nata.

-Shihja foshnje të lëna në rrugë,sikur të ishin lodra dëfrimi e kënaqësie e jo si shpirt ardhmërie.

-Ah moj tokë sip o na mban kështu,pse një her si hap ato duarte tua e ti mbulosh këta të vdekur me dhe ashtu siq është e drejtë , e jo ti lëshë kështu se s`është e drejtë jo ,jo si thuhet kësaj drejtësi por vetëm, vetëm…!

-Kështu kaluan ato qaste trishtimi ,që edhe era më e shpejtë po të fryente s`do ti largonte ato gjurmë e shumë kujtime të hidhura .Mezi kaluam kufirin nga njerëz të shumtë që po prisnin me padurim të largohen nga okupatori serb,por jo edhe nga vendi I tyre.

-Futuni Brenda ,ejani më shpejtë,më shpejtë u dëgjua një zë I thajshëm I një të riu punëtor,kondokterë I autobusit që po priste turmën e gjatë që dukej larg atje.U futëm brenda me një lodhje të madhe ,që besoj që zemrën e qdokujtë atë ditë e pushtonte ,mezi na zuri ai autobus I madh e I gjer që po na dërgonte në një vend të panjohur.Për mua,në atë vend ku çdogjë do të më mungoj në veqanti shkolla ime,klasa ime,shokët e shoqet e mia që tash më duket se më kurr nuk do ti shoh si më pare.

-Erdhëm,erdhëm u dëgjuan britmat nga pas,unëme sy të hapur shikova at vend me një habi e kurreshtje të madhe ,çudi s`më pëlqente asgjë,asgjë e as ato pallate të larta,kopshtet të bukura,qyteti I ndërtuar asgjë,asgjë s`më bënte përshtypje! Pse vallë?

-U vendosëm në atë , në një familje të mire e bujare që familja ime siq duket njiheshin me ta ,ndoshta por unë jo,jo si njihja fare e në fakt nuk doja as ti njihja ,s`më interesonin fare ,vetëm I shikoja,dëgjoja bisedat e tyre edhe pse me mendje e me zemër s`isha aty ,por larg,larg e pushtuar nga atëdhedashuria,e pushtuar nga kujtiet për ty që më pare vetë I kasha përjetuar.E e humbur diku në një grope të thellë që askush nuk ma lëshonnjë litar për të më shpëtuar ,e për të më ngritur lartë ,për të pare edhe një here dritë e diell të ngrohët që më mungon ngrotësia e tij verore.

-U regjistrova në shkollë në atë shkollë që në pamje dukej e lartëdhe e bukur ,hyra brenda si një vajzë e panjohur ,shikimi I quditshëm më përcjellte qdoanë nga nxëns të shumtë ,vështimet s`kishin të ndalur ,e jo edhe rrallë her dëgjoheshin shushullima “Kush është kjo”,”Duket nga Kosova”,”Sa keq më vie”,”Duhet ti ndihmojmë” e shumë e shumë fjala të tjera që I dëgjova.

-Më drejtuan në një klasë të gjerë e të mbushur përplotë me nxënës, u ula në një karrige të vjetër pak e dëmtuar e plotë vrima.

-Në fund të klasës ,shikoja rreth e qark I ngjaja një zogu ,zogu shtegëtar që shëtit botën ,por që nuk ndjen kënaqsi… Filluan pyetjet,reagimet e nxënësve, vështrimet e pandalueshme e shumë e shumë të tjerë më shikonin me një shikim të quditshëm ,disi ju ka ndoshur ndonjëher kur ju duket se të gjithë të kan faj ,se të gjithë e rrallëher askush s`iu don ,e edhe nëse nuk është ashtu ty të vjen të mendosh ashtu ,ngaqë të mundon një hall,e mua ky hall smë lë të qetë asnjë natë…!

-Fillova të shoqërohem me ata fëmijë të mire që më pëqenin me të vërtetë shumë veq jo më shumë se klasa ime për të cilën që nga ajo ditë nuk di asgjë më për ta e për fatin e tyre të mjerë.A thua si janë? Jetojonë ende? Apo ndoshta janë bërë pluhur e hi ,në atë tokë të mbjellur me plumba , e të ujitur me gjakë të njerëzve të pafajshëm.

-Kështu koha ecte ,ikte,ikte dhe ja qbëra mbrëmë duke menduar mu për kohën ,thura ca vargje që edhe gjyshes time I bënë shumë përshtypje ,ja dëgjojeni këtë:

-Koha-

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
-Koha-

Ah moj kohë sa e shpejtë që je

Më je si lum që lundron metë shpejtë

Më je si dallgë e drinit të bardhë

Je si era që ikën vrap po ikën shpejtë si një…

Sot fëmijën djalë të ri,djalin nesër punëtor të

Mire ,të djeshmën jo pa e harruar vjen e ardhmja

Duke shpresuar .

-Koha ikën s`ka të ndalur

Merr me vete pjestëe jetës

Të hidhura të ëmbla si veqon

Veq të gjitha I pranon.

Kujtimet të gjitha veq ti I din

Ti, I dine fshetësit e mia

Din qdo gjë për jetën tone

Edhe pse kurr s`na tregon.

Sikur t ndaleshe veq një qast

Asgjë tjetër nuk do të doja

Veq ty kohë të ndaloja

Të mos ikje si era pa fjalë

Por të shkoje më ngadalë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
-Ja këtë e shkrova për kohën e cila po ndryshon gjithëqka e edhe

Njeriun si qenje më e përsosur në shkallën evolutive të zhvillimit të botës.

-Shkoja në shkollë,mësoja ,zura shoqëri,siç duket pra edhe unë kasha filluar të bëhem pjesë e një bote tjetër ,që ka kohë që më mungon që kur u largova nga vendi im.

-Shoqëri vetëm për ti ikur vetmisë, e mërzisë se jo shoqëri ashtu siç kasha dikur jo,jo çdo natë lutem për ta që të jenë mire ,të mos u ndodhë diqka ,lutem e mendoj për ato kujtime të bukura që gjithëmon gjer në vdekje do ti ruaj e ti mbroj me dashurinë më të madhe në zemrën time.

-Më kujtohen ato orë mësimi që I kalonim së bashku ,ato fytyra të buzëqeshura ,lojrat që I bënim mbas mësimit e sidomos kur rrëfenim tregime e barcoleta interesante ,që na bënin të qeshim nganjëher edhe me ditë të tëra,hahaha-qesha edhe unë në atë moment.Sa çudi!

-Bota është mjaftë e madhe ,ka njerëz,bimë,kafshë,megjithatë njeriu si qenje më e zhvilluar e më e përsosur , keni dëgjuar por edhe e vërtetë qenka “Njeriu është më I fortë se guri”-fakt ky pra ,njeriu lind,rritet,zhvillohet,jeton,qan,qesh,luan,vuan,por prap jeton pamarrparasysh sfidat dhe brengat që I ka dhe I kalon,I kalon dhe prap jeton me shpresë që nesër do të bëhet mire ,pra nuk dorzohet gjer në vdekje ,lufton dhe në fund fiton , e guri me një të goditur shkatërrohet ,thehet nuk e duron një të goditur sado e lehtë që të jetë ajo ,e ta lëmë më ti përballojë të gjitha ato etapa që çdo njeri gjatë jetës I kalon e I jeton.

-Eh edhe unë pra të gjitha I përjetova këto përpos gëzimit që po I mungon jetës sime e që më ka zhytur në një greminë të thellë të mallit.

-Hmh nganjëher duket çudi puan e kësaj bote e në veqanti njerzit si të banuarit e sajë. Sa shumë ndryshojnë njerëzit as motra me motrën nuk përngjajnë fare në disa raste e kemi fjalën jo në aspektin fikik ,por edhe në atë psikik.

-Thuhet se “Zoti kështu e ka shkruar “- e keni dëgjuar sigurishtë këtë thënje mirpo,si është e mundur që zoti të ketë shkruar që një njeri të bëhet I lumtur e njëri kriminel ,njëri të qesh e njëri të qaj ,njëri mjekë,drejtorë e tjetri … Çka të them për këtë ,s`kam ide por mendoj dhe besojë se zoti nuk fal e nuk I dallon njerëzit,të gjithë ne kemi lindur të barabartë para zotit,por sjelljet e bëjnë që një njeri që ai të bëhet I mire apo I keq ,I lumtur apo I vuajtur dhe njeriu me arsye I bën këto të gjitha dhe se s`është plotësisht I vetëdijshëm për ato që bën , mendoj kështu.

-Kështu se hyra pak në filozofi por që deshta ta shprehë këtë me ju të dashur lexues.

-Ditë e dielë, u zgjova në ora tetë e mëngjesit .Edhe pse kasha pushim , më thërrisnin shoqet për të dalur ,shoqet që sapo I kasha njohur më thërrisnin për të bërë një sheti në ambientin e hapur.Hëngra mëngjes edhe pse s`kasha fare uri por sa për tia bërë qejfin nënës u ula për ushqim ,kështu përqafova nënën dhe dola me shoqe që më kishin pritur deri tani jashtë ,ngaqë nuk donin të hynin Brenda pse u vinte keq…

-Dolëm së bashku ,shkruamnë një kopshtë të madh e të gjerë , ku aty kishte shumë lojra tv ndryshme ,e shumë të bukura e që ishte I mbushur plot e përplot më nxënës të shkollës sonë , që disa ende nuk I njihja edhe pse I kasha parvdisa here ,pra këtu po vërehet edhe painteresimi im për shumicën e nxënësve.

-Aty u mblodhëm të gjithë së bashku qeshnim ,loznim, e që nganjëher edhe rrëzoheshim nëpër lëndinat e gjelbërta të mbushura me lulu shumëngjyrëshe. Së bashku biseduam gjerë e gjatë dhe kështu vendosëm që sa më shpejtë të bënim e gjithë shkolla me autobus e të shëtitnim nëpër qytetet e bukura të Shkupit.

-S`di më pëlqeu shumë ,e vërtetë që s`kasha fuqi më për të vazhduar më tutje ,të jetoja ende çtë bëja dhe thjeshtë vendosa të jetojë dhe të mësohem me këtë jetë që pothuajse ishe bërë pjesë e jetës së zakonshme.Kështu pra vendosa të jetoj si çdo fëmijë tjetër në botë ,edhe pse s`kasha asgjë qee doja ,më mungonte çdo gjë ,çdo gjë nga ti o vendi im ,më mbetën vetëm ca kujtime të bukura fëmirore që kurr në jetë s`do ti harrojë ,ato do të jenë thellë diku të mbjellura në venat e gjakut tim të kuq ,janë të ngulitura në mendjen time që edhe çdo sëmundje rënd po të më vinte jo,jo sdo të më lëshonte ato kujtime,edhe po të vinin plumbat ata të ndyr nga dora yte o armik I zi edhe ato do ti ndaloja me këto duar te njoma e sdo të lejoja qe të mi thnin kujtimet më të bukura te jetes sime.

Në fakt përveq kujtimeve fëmijërore nga vendi im kam edhe diqka tjetër më kujtohet Dheu nga toka e vendit tim te bekuar, kur unë me lot në sy dhashë atë premtim dhe e morra dheun e që s`pati nevojë ta ushqeja askend por që e kam ruajtur si sytë e mi dhe që ende e mbaj me vete ngado që shkojë, edhe kur flej e puthi atë me dashuri e përqafojë me gjithë ngrotëzsinë time atë dhe nga vendlindja ime.

-Eh pra,ku mbetëm edhe unë vendosa dhe nuk ndalova ,thash të shkojë ne atë sheti e të shikojë ndoshta shoh ndokend nga Kosova ,pyes ndokë për të afërmit e mi ,shokët e shoqët e ndoshta ndonjëri më ndihmonë e thjeshtë të largohem nga jeta monotone e të dal pak të shëtis ,e ti shoh bukuritë e Shkupit ,edhe pse mua fare s`më bënin përshtypje ,fare dhe askund si shihja ato bukuri edhe pse ato egzistonin dhe çdonjeriu I bënin përshtypje e mbresa të mëdha .

-Ora e vogël që më rrinte pran shtratit në dhomën time të ndritur ,ora me cicërimën e saj të fort më zgjohu aq shpejtë saqë mu duk se fare nuk isha në gjumë.U zgjova shumë e gëzuar dhe me shpresë se do të kaloja mire sikur nëpër shetit që I bëja në Kosovën time të dashur.

-U mblodhëm të gjithë hymë në autobusat e caktuar varsisht nga paralelet që ishim, dhe ashtu të gëzuar e filluam rrugëtimin.Vizituam ca vende mjaft të bukura që me të vërtetë më pëlqyen shumë.U mahnita nga ato bukuri të rralla por jo,jo nuk mund të them se edhe u kënaqa.

-Shëtitja në një vend të huaj ,jo në vendin tim ,por me mendje çdo qast aty isha dhe madej duke u kthyer për në shtëpi mbrapa dëgjova ca zëra :

-Të mjerët ata,Kosova ishte bërë shkrumb e hi ,shumë të vdekur I kishin gjetur sot ,luftë ende kishte aty ,ah të mjerët ata të mjerët.

-Dëgjova këto fjalë ,dhe si pa dashur dy pika lot më rrodhën faqeve të mia të njoma dhe me një ton të lart u ktheva mbrapa dhe thashë:

-Mjaftë,mjaftë e dini unë jam nga Kosova e gjakun e saj e kam dhe s`iu mjafton të dëgjoni për atë vend të mjerë ,por edhe të pergojoni.

-Hmh –atë që e dini mbajeni në zemër ,por jo,jo mos e shprehni,mos I bëni të tjerët të vuajn më tepër ,mos I bëni ata më shumë të mërziten,mos I lëndoni ata më shumë,kini mëshirë pak ,vetëm pak, ju lutem dhe u ula me zemër të mbushur me mllef e tërbim,zemra më rrahëte me të shpejtë si një tiktaku I ores që ikën vrap.Të gjithë më shikonin më keqardhje, më vështronin ,e di ndoshta ata donin të më ndihëmonin,por si ndoshta në ato çaste vetëm dhembshurinë për ne ishin duke e shprehur ,por unë se durova këtë kurr,edhe kurr nuk do ta duroja këtë qëtë na qesh bota e të mahnitet njerzimi me ne ,kurr ,kurr nje gjë të tillë,nuk do ta duroja edhe nëse në jetë do të ishte,prap s`do ta duroja…

-Dera e shtëpis ,ku po banonim qe një kohë ,ishte e hapur,edhe pse dritat ishin të fikura .Siç duket të gjithë ishin në gjumë ,ku ta di unë ,ndoshta po ëndërronin, ëndrra të bukura të kësaj nate të qetë.

-Hyra Brenda e lodhur si kurr më pare e që trishtimi në atë moment kishte arritur kulmin e saj të hidhur…Rashë në shtrat për të fjetur,yjet large nga qielli më shoqëronin atë natë e hëna e bukur më ndriqonte dhomën e mbushur ,e përplot kujtime e që të gjitha tregonin ngjarje të fëmijëris sime ,era I sodiste me kënaqësi pemët e lisat dhe lartë merrte gjurmët e këmbëve të mia,pluhurin,aromën,por veq kujtimet mi linte si dëshmi nga e kaluara ime.

-Ah moj erë fry,fry me atë fërfëllimën tënde e rrëmbej ato male,fushat,kodrat ,rrëmbe gjithçka e shko,shko edhe në vendin tim të shkret kumë duket vetëm pluhuri ka mbet dhe eja vrap me shpejtësin tënde më trego, çke pare atje ,shokët shoqet a I ke pare? Si ishin ?pyetën për mua ?,luadhet ,pyjet,malet,fushat si ishin po lulëzonin si çdoherë apo ndoshta edhe atyre ua kan ndaluar lulëzimin ,hë pra më trego erë e shpejtë trego më shpejtë ,shpejtë se s`kam më durim të pres… në këtë pritje të gjatë e të mundimshme që çdo natë më copton e dërrmon aq shumë ,aq shumë.

-S`kasha më fuqi të mendoja ,kur mëngjesi agoi gjelat filluan këngën e tyre ,veq atëherë e kuptova se në shkollë duhet të shkoja .Kështu ,ju pëlqeu kjo, ndonjëher edhe nëse nukje poet e edhe nëse fare nuk të pëlqen të shkruash apo të mendosh shumë ,për poezin,artin,muzikën etje por nëse zemra të kërkon qetsin ,dashurinë,ngrohtësin,atëherë këto të gjitha do ti gjesh kryesisht në botën e artit,një botë që më djeg e më përvëlon vetëm kur e kujtojë këtë

-Një ndjenjë që të pushton qv nga fëmijëria më duket e s`të lë të qetë është për mua poezia, e keni degjuarë këtë thënje”Malet u bënë të bukura atëherë kur linden poetët” me të vërtetë malet që I kemi si rast konkret kan qenë edhe gjithëmon do të jenë të bukura ,të mrekullueshme,por poeti me gjuhën e tij,dashurinëshprehjet e tij ,ngrotësinë u ka dhënë një pamje më të bukur e më mahnitse me ato shprehje që I ka zevendësuar apo përshkruar .E pra këtë ëndërr kam edhe unë të bëhem si poete e madhe të letrave shqipe e të ma ketë bota zili,vendi im të mburret me mua e që fëmijët e mi të më thonë”Këte nënë e dua ,poete nënë”hmh sa bukur do të ishte.

-U zgjova pra për të shkuar në shkollë ,ora me zërin e saj trokiti aq forte saqë më zgjoi vrap ,e ato ëndrra të bukura që isha duke I shijuar mi ndërpreu.Sa keq koka po më pëlciste nga një dhembje e madhe që kasha ,trupi im po digjej flake si të ishte përvëluar nga dielli I verës nga temperature e lartë që kasha.

Atë ditë nuk shkova fare në shkollë,tër ditën isha e shtrirë në shtratin e vogël e që syt e mi në ato momente ishin bërë pjesë e natyrës se bukur që dukej nga dritarja e vogël,që lejonin të hynin ato pak rreze të ftohëta që I jepnin pak ngrohtësi zemrës sime.

-Shikoja natyrën në përgjithësi malet,luadhet,pemët,zogjët bënin ciu-ciu në foletë e tyre të ngritura me mjeshtërin e tyre.Hmh vallë si u krijua kjo natyrë kaq e madhe , e bukur,bukuritë e saja kush si ka,e ky qiell I kaltërt që shtrihet lartë si të mos kishte kufi e fund.

-“Bota e Natyrës”-Siç duket ska kurr fund e edhe nese fund do të ketë natyra,bukuritë e saja janë të papara dhe të pafund.

-Ndodhem pran dollapit të gjerë të mbushur përplotë me rrobe të mia dhe me shumë pak gjë sende të vogla që unë I kam I marrë nga shtëpia ime atë ditë kur me lot në sy kur unë dhe familja ime u larguam pa dashje .Në mesin e shumë e shumë gjërave hulumtova,I kontrollova asgjë nuk gjeta me rëndësi ,veq kujtimet e mia I takova aty,ehh çkujtime të bukura që ishin ato,sikur ti ktheja veq edhe një here asgjë tjetër nuk do të doja ,asgjë,asgjë.

-Dale,dale unë në fakt përpos kujtimeve të ëmbla që I përjetova pash edhe diqka .Në një fletore të vjetër që unë me nguti e morra atë ditë nga shtëpia ime e aty gjeta një fletë të shkyer në dy pjesë,të vjetëruar shumë ja se që thotë ajo:

-Këto vargje tani po I shkruaj në këtë moment më të hidhur të jetës sime kur po largohem nga vendi im I dashur…

-Vargjet vazhdonin:

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Lamtumirë atdheu im

-Lamtumirë atdheu im

Sot po largohem nga ti,

Rrugë të tjera po më presin

Rrugë e mallit I thonë.

Nesër do agojë mëngjesi përsëri

Mëngjesi I ngrohët ,por pa mua

Shtëpia ime nuk do të shkëlqej më

Ajo do të mbulohet me therra e gjemba

Lulet aty te kopshti I bukur

Do thahen e vyshken,

Lumi do humbë freskin e tij

Frytet e pemëve do thahen nga mungesa ime

Qielli do qaj me shiun e ftohët që do bie…

Ato male që shihen atje large

Do humbin bukurit e tyre pak e nga pak

E zogjët do thurin këngë vaji për mua



Duhet mu rregullu hala qekjo ok

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
-E , e tash edhe mua mu kujtua ajo ditë ahë pse, pse…?

-Nganjëherë në jetë ndjehesh I vetmuar, I harruar nga të gjithë ndoshta as ti veten tënde se njeh e prit,prit gjersa ndokush të troket në jetën tënde e të thotë ndonjë të vërtetë të hidh

Ur që të helmon apo edhe një të vërtetë të bukur që të çmend fare nga gëzimi ,por e vërteta e vërtetë është edhe pse shumica prej nesh e kemi lehtë ,popo më lehtë të besojmë mëshumëse çna thotë arsyeja e mendja jonë sesa të besojmë atë që na thotë realiteti ,e vërteta,vet fakti… eh kjo I ngjanë ta duash dikend e afër mos ta kesh hmh ashtu siç e dua unë vendin tim të largët ,por që nuk jam pran tij ,nuk jetojë në të ,nuk e shoh,nuk ia ndjejë bukuritë e ngrotësit e tij.

-Shpesh mendoj me vetën time dhe thamë:

-Pse në këtë jetë të ketë njerëz të ndryshëm ,pse urrejtja të jetë në zemrat tona e jo dashuria,të tregosh të vërtetën është më mire sesa të gënjesh apo jo?

-Atëherë pse gënjen o fatzi ,pse urren,pse tradhëton,mashtron,pse vret lumturinë e njerzëve të mire ,të rrespektuar që se meritojnë këtë apo ndoshta se jemi të pambrojtur ,të pafuqishëm ah sikur,sikur…!

-Kur Zoti vonon nuk do të thotë qëai harron,ai nuk ngutet fare,prit,prit të jep një mundësi tjetër , e tip rap ashtu vepron gjersa të vie një fund ,se çdo gjë në këtë botë ka fund e edhe vet jeta jote një ditë do të ketë fund ,por jo fund të mire ,fund të ndyr,të hidhur e jo ashtu siç ti e prêt të bukur ,të ngrohët,drejtë shumë e shumë gjëra që ti o “I mallkuar” nuk I ke e as kurr nuk do ti kesh …

-Te duam të tjerët ,rrespektimi,nderimi,krenaria,dashuria është gjëja më e mire që ne mund ti bëjmë e edhe nese ka të meta ti ndihmojmë se askush në këtë botë nuk është I përsosur apo jo ? të mos qeshim të tjerët,mëria,urrejtja,paknaqsia,pse të na takoj{pushtoj} andaj shiko,beso dhe ndihmo të tjerët, nese do të kesh një jetë dhe një fund të bukur.

-Jashtë era bënte luftë me natyrën e gjerë të mveshur me bukuritë e rralla , e qielli dukej I turbulluar me vransiara e shiu veq sa kishte të binte e të trokite me vrull në dritaren e dhomës sime ku tash syt e mi kishin mbyllur kapakët e large diku po ëndërronin për vendelindjen time.

-Jeta e njeriut ka shumë sfida,halle,brenga që as ti nganjëher vet nuk mund të kuptosh,ngaqë jeta është e tillë,mirëpo ajo më e rënda që njeriu nuk mund ta duron dot është Vetmia.

-Të gjithë ne rrimë në vetëmi ndoshta pse s`duam vuajtje si të tjerët ,ndoshta pse s`kemi shoqëri,shokë,shoqe ashtu siç ne duam,ky ndoshta është një ndër faktorët që e shoqërojnë jo edhe rrallë here vetminë .Keni dëgjuar këtë thënje “Më mire të jesh vet sesa të kesh një shok të keq”-pra si e tillë vetmia zë vend te njerëzit e klasave të ndryshme.

-Njerëzit e vetëmuar rrinë në heshtje ,heshtjen e duan ngaqë aty e gjejnë vetën ,flasin në heshtje e ajo nuk u përgjigjet ,por vetëm dëgjon ,dëgjon pa fjalë andaj na duket se na kupton ,ndihëmon e dëgjon.

-Ja mu kështu jam bërë vetëm me heshtjen flas edhe pse ndoshta ajo nuk më dëgjon jam miku I vërtet I saj ,ndoshta do të mendoni se gjithmonë e kam dashur atë,vetminë pra,por jo,jo ajo u bë pjesë e zakonshme e imja që nga ajo ditë e largimit nga vendi im që ka kohë shumë kohë më mungon shumë.

-Ditët kalonin e koha ikte e s`kishte të ndalur ajo nuk e priste asnjë cast e I merrte me vete pjesët e mia të jetës që dukeshin si një det I trazuar nga valët e jetës,e bashkë me të iknin muajt e mbeteshin veç kujtimiet nga e kaluara që s`kthehet më kurr,kurr…

-Vërtetë ne ,sidomos ne fëmijët e vegjël mezi presim të vie festa e Vitit të Ri !

-Hmh- porpa e menduar se vitin e ri që vie nuk do jemi si më pare ,do jemi një vitë më të moshuar e edhe një hap afër vdekjës si etap e fundit e jetës.

-Por më vonë e kuptojmë se koha ecëte, ecëte si lum I shpejtë që s`ka të ndalur e që ka një fund per çdonjërin, por që fundi nuk I dihet se kur do të vie .

-Per një moment u ndjeva e tronditur nga këto mendime e një zë më tha Brenda vetes “Qetësohu ,qetësohu se edhe për ty do të vie një ditë e lumturë,qetësohu”-dhe për çudi ndalova ,fillova të besoj se do të vie një ditë kur edhe unë do jem e lire,e e lumtur si të gjithë fëmijët e tjerë të botës së madhe e që mua nganjëher më duket shumë e vogël për nga fshetësit e ndryshme që ndoshin në jetë e kam fjalën.

-Prap agoi mëngjesi I ri me diell e me shumë cicërima të zogjëve por per mua I zymtë, I ftohët,I heshtur sikur zemra ime ,keni pare apo përjetuar nganjëher ndonjë ëndërr të bukur që e doni pamas dhe për çudi kur zgjoheni në mëngjes nuk e ndjenin më atë ëndërr të bukur ,por kur shihni jetën reale aty ku edhe vet jemi ,por që fare s`ju pëlqen”Jetoni vetëm sa për të mos vdekur”-ashtu edhe unë ndjehem çdo ditë ,çdo natë,çdo mëngjes.

-Po dëgjojë çdo ditë lajmet ,nuk e di pse ngasë kurr më pare nuk doja as ti shihja,as ti dëgjojë por kur shoh një burim të informacioneve siç janë lajmet ,televizionet,radiot,dokumentare të ndryshme që flasin për vendin tim,rrëfejn për të banuarit e saj dhe po të jesh një memec do të vie një fuqi ,do të vie një fuqi nuk edi nga por vetëm që ti do ti dëgjosh ato lajme për vendin tend të lënë në mjerimë e keqardhje.Prap sot morra atë fletoren që më pare iu kam treguar për disa poezi të thurura me mundësit e mia që kur unë u largova nga vendi im,duke shfletuar pashë gjithçka që më kishte interesuar e që kisha shikuar në të e në mes tyre e shkruajta sot këtë poezi kushtuar:

-Vendit tim të dashur me lot në sy e me një ndjenjë mallëngjyese,ja shikoni se çfarë kam shkruar,dëgjojeni:

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Sot dëgjova në lajme se së shpejti do të lirohet vedi im e do bëhej I pavarur,I lirë .

-Hmh-ah smund të besoj një gjë të tillë ,sa bukur u ndjeva si kurr më parë,një ndjenjë nostalgjie e malli …”Vendi im I lire”-një gjë që gjithëmon e kam ëndërruar,dëshiruar e që e kam pritur me shumë mallë stërgjyshërit,gjyshërit,baballarët dhe tash të bëhet e pavarur që të jem unë dhe gjenerata ime aq fatlume e ta gëzoj lirinë e saj,vërtetë jam shumë e lumtur mund të them që ka kohë që s`jam ndier si sot…

-Njeriu gjatë gjithë jetës së tij përjeton gjithëqka më shumë ka vuajtje e dhembje sesa gëzime,lumturi…gëzimi zgjatë shumë pak,shumë pak e njeriu lufton për të qenë I lumturë,gëzimi zhduket shpejtë,shpejtë aq shpejtë saqë prap vuan,vuan…

-E gjithë jeta është vuajtje,vetëm një vuajtje-Artur Shopenauerit,një filozofi gjerman të njohur.

-Por,unë unë në ato momente u ndjeva aq e lumtur e gëzuar saqë thashë me vete”Lumturia që zgjatë-shpresojë”-dhe ashtu mendojë që vendi im të gëzojë lirinë që edhe unë si fëmijët e tjerë të botës të jem e lumturë ,të krenohem me vendim tim ,me të ardhmen time.

-Ardhmëria ndërtohet nga e kaluara ,një e kaluar e dhembëshme e mbarë shqiptarëve shprsoj të bëhet në të ardhmen lumturi e hare e të gjithëve,të gjithëve .Eshtë meritë e të gjkithëve jo vetëm e kësaj gjenerate ,por e të gjithëve,të gjithëve…

-Sot u ndjeva pra shumë mire e me shumë mendime që silleshin vërdall në kokën time tër ditën saqë edhe në mbrëmje kur më thirrën për të ngrënë darkë nuk shkova,nuk e di me dukej se sikur të largohesha nga ato mendime të thella ,do largohesha edhe nga vendi im,hmh sa çudi!

-Shkova në dhomën për të fjetur ,por siç duket as gjumi s`më zinte,sikur edhe ai s`donte të ndalohej nga ky gëzim e e dikur vonë ,dikur gjumi më kishte zërë nën hijen e hënës large duke ëndërruar port ash për kthimin në vendlindjen time.

-Dielli kishe lëshuar rrezet e tij të ngrohëta në dhomën time e zogjët me cicërimën e tyre të ëmbël më zgjuan në mëngjesin e hershëm.

-Por sot deshta të rrëfej diqka shumë interesante e që besojë që do t`iu pëlqejë edhe ju lezues që t`iu bën të mendoheni shumë e shumë ashtu sikur edhe mua.

-Sot dola për të shëtitur nëpër rrugicën ku ne banonim dhe rastësisht takova një grua plakë me shpirtë të ndritur do të thoja.Ajo u ndal ,unë e përshëndeta atë,e ajo menjëherë filloi të qajë ,më afroi pranë vetes e filloi të më fliste për jetën e saj.

-Unë moj kam qenë jam u sikur ti kështu një fëmijë e qetë e urtë,por me shumë ëndërra , ëndërra të parealizuara,në realitet të shuara në jetë ,por me zemër të gjalla,të freskëta si dikur.Kam dashur të jem e ditur,shkolluar ,të krenohem me vetëveten,fëmijët e mi të mburren me mua ,me nënën e tyre,por jo,jo unë kurr nuk isha e shkolluarë as që jamulur ndonjëherë në bankat e shkollës edhepse me zemër aty kam qëndruar çdoditë e çdo moment.

-Nuk e di se fajtor prindërit e mi apo koha ,ndosha ishte edhe koha pasiqë askush s`shkollohej vetëm rrallëherë ndokush.

-Unë ia prita-koha ecën është e vërtetë ,por njerëzit bëjnë që koha të ndryshojë ,gjithçka e edhe njerëzit gjithashtu.

-Ajo më përqafoi dhe më tha:

-Mëso shkollohu bëhu e ditur ngaqë vetëm “dituria”të duhet në jetë ,bëri të tjerët të krenohen me ty, që fëmijët e tu nesër me plotë bindje të thonë:”Kjo është nëna ime” me kokë lartë e krenar,jo t`iu ndihmoshë të tjerëve e që kur të vie fundi,kur të vdesësh apo edhe kur të bëhesh si unë një plakë e vjetër që fëmijëve tu t`ia tregosh jetën tënde ,por jo si unë tani,por `tiu rrëfesh me mburrje jetën tënde,t`iu dhëshë një plus, më shumë shpresë për të mësuar ,jetuar-kështu më tha dhe iku si e plagosur rënd,si e tronditur nga një sulm dhe kur mbërriti në largësi më tha:”Mendo dhe zbatoj në jetë këshillat që ti dhashë dhe iku large….iku …”

-Unë e menduar mbeta e thashë me vete -plakë e pafat e lodhur nga jeta ajo si thotë kësaj JETë ,por burg të jetës së hidhur.Eshtë shumë vështirë kur dikush nuk të lejonë të bësh atë që I don ,që dikush një ëndërr ta ndaloj ende pa e filluar mire sedi është shumë keq të shkatërrosh një jetë , e të vdesësh sy hapur me një dëshirë të flakur ,të parealizuara,të dështuar jetës I thuhet ashtu.

-Tër ditën mendova për këtë ngjarje që sot më ngjau dhe më bëri të mendohem thellë diku në filozofinë e jetës.Andaj kjo gjë më bëri të mendohem e të mendohem për të ardhmen time që shpresojë të jetë e ndritur e me fat.

-Dielli çdo ditë po bënte kërdi në tokë e duke I lëshuar rrezet e forta e të ngrohëta e kjo I ngjante edhe jetës sime që pak e nga pak po ngrohej si dielli që të ngrohë mbas shiut.

-E lajmet dëgjoheshin gjithëkund për çlirimin e vendit tim të dashur gjë që unë ende nuk mund të besoj edhe pse për atë gjë mendojë çdo moment,çdo second e çdo cast.

-Ah sikur të kthehesha vetëm edhe një here tek ti ,bukurit tua të më jepnin frymë e jetë,e një premtim dikurë të bërë ta plotësoja ashtu siçduhet e siç bën shqipëtari ah sikur…!

-Po flitet se në këtë muaj ,pra në qershor ku edhe jemi ,NATO do ti fuste trupat e saj në Kosovë që të lironin vendit e ti thonin armikut:

-Ik prej këtu shka I zi se vendi ty quhet Serbi, që të gjithë ,që të gjithë të ktheheshim nëpër shtëpit tona e të jetojmë si më parv pa brenga e halle ,që të merr fund mjerimi e vuajtja,që sofra me bukë të shtrohet pa frikë në mendje,që të lindë një burim I madh të burbullojë me buqimën e tij që të gjithëve t`iu shuaj etjën mu ujë lumturie e gëzimi të përjetshëm e pafund.

-Që Pranëvera të vije me gjelbërim e zbukurim,që edhe lulet të qelin,të ushqehen me ujë të freskët e jo me gjakë lirie të njerëzve të vrarë nga dora e jote o Tradhëtar…!

-Edhe sot isha në shkollë ,sedi sot më ndryshe I shikova e edhe ata më ndryshe më shikuan ,më duket.Të gjithë e kan kuptuar se së shpejti do të largohem e më s`do ti takojë ndoshta kurr këtë lloj shoqërie që zura këtu.Nuk e di edhe pse nuk janë shoqëria ime e plotë siç kisha më pare më bënë të mendohem për ta ,ti kujtojë këta shokë e shoqe të mi që më pritën duar hapur e të buzëqeshur që nga dita e pare që I njoftova ata,andaj dua këtë moment ta shfrytëzojë në maksimumë të luaj me ta çdo ditë ,të kem kujtime edhe më të bukura nga kjo shoqëri e përkohshme e imja ,e një kohe të hidhur të jetës sime ku të vetmit që më ofruan dashurinë e shpëtimin ishtin këta e edhe një plus më shumë për të vazhduar më tutje.

-Kam vendosur që me të gjithë njerëzit që u njoftuam këtu deri më sot të ndahem kështu pa u përshëndetur,por vetëm çdo ditë ti vështrojë ,të kënaqem me ato shikimet e tyre që do të më bëjnë ti kujtojë çdo natë,ti kujtojë nën dritën e hënës në Kosovën time që mezi po pres ta shoh edhe një here ashtu siç do më shoh edhe ajo mua një ditë ,e kur do të vie ajo ditë sedi por po e pres vetëm e shpresoj që kjo pritje s`do të zgjas me muaj ngaqë s`kam fuqi për të pritur ,e shpesh here kam frikë të pres në pritje të tilla që s`mundem më ti pres,s`mundem…!

-Edhe sot e vazhdova rrugëtimin tim ndarës nga ky vend sepse e ndjejë thellë në zemër se do të largohem së shpejti nga këtu e të shkojë në vendin tim andaj sot e vizitova parkun e qytetit ku edhe nga ty mblodha shumë kujtime të ëmbëla që I kalova këtë muajqë mua më dukej si shekuj të rënd e të gjatë pa mas.

-E aty te parku te një gjelbim I mbuluar me bari e lule shumëngjyrshe takova edhe atë plakën e urtë e që me plotë energji si të ishte njëzë e re filloi të fliste për kohën ,jetën e saj e mua kësaj radhe më pëlqeu shumë dhe me ëndje e kam dëgjuar

“Për here të fundit po e shoh “-thashë me vete e ajo fliste,fliste atë zërin e sj të dridhur kurse unëe shikoja dhe mundohesha ta mbaja në mendje ende e shumë e shumë më gjatë fytyrën e asaj plake të rrudhur,me shpinë të kërrosur nga mundi I jetës e me ato flokë të thinjura si bora e bardhë që kishin ngjyrën ,pak të lëshuara në ballë e që I vëlonin djersët nga vapa që kishte kaluar,asaj dite qershori.Rrugetimin tim tjetër e vazhdova me rrugicat,vendet,kopshtet,parqet ku pjesën më të madhe te kohë e kaloja edhe shumë e shumë kujtime të mbledhura kam në mendjen time nga këto vende mjaftë të bukura që ishin pjesë e kujtime më të bukura që s`mundem ti harroj për një kohë te gjatë.Buzëqeshjet e shokëve,shoqëve që këtu I kam takuar janë ato që nuk harrohen leht,lojrat me ta,bisedat, e shumë e shumë kujtime të bukura që kam.Ato që nuk harrohen kurrë ne jetë janë kujtimet më të bukura,por prap ky largim me sjellë gëzim të madhë,gëzim që e kam pritur gjatë e gjatë, që kam ëndërruar e do natë për këtë largim që do më sjellë te vendi im, nga ai I cili vetëm vdekja do më ndajë.Ditët po ecin fluturonin e unë me pa durim po pres çastin kur në ekranin e televisionit shfaqet ndonjë gazetare e bukur e të thotë me plotë gëzim.``Gëzuar,lirin vendi im``-e zemren time ta kaplojë gëzimi që do të më shoqëronte çdokush.Pritja është e mire,por më e mira është pritja e bukur e unë e di që po pres një pritje të tillë andaj po pres, gjerësa të troket e të hapet një derë tjetër të jetës sime ku do të më ndryshojëgjithçka, gjithëçka atëherë do tëjetë më ndryshme,e edhe bota do na shikojë më ndyrshe,do kemi liri në kuptime e plotë tëfjalës.-Sod takova kujdestarin e kalsës sime,biseduam me të për kohë të gjatë që shumë më pëlqeu.Ky ishte njeriu I cili më kishte përkulur që në fillim,atëherë kur edhe më kishte pranuar në klasën e tij, botësia, rrespekti dashuria ishin tri cilësi që e karakterizonin këtë njeri e që e bënin të futet edhe më tej në kujtimet e mia të ndrydhura në kokën time, sikur letrat e ndrydhura në shportë,por me vlerë të lart e me kujtime të mira padyshim. Më kujtohet kur të gjithëve ne nxënsëve detyra të rënda na mësonte, e për detyrë shtepie disa I jepte , e kur të gjithë I pyeti për detyra ne I kishim bërë apo jo, e kur erdhi te unë ,unë si kiha bërë , më tha pop o I ke bërë detyrat e di unë e di unë e shënoi plus në fletoren e tij si një ndihmë e vogël sa për të mos më ulur poshtë në klasë, e për të mosu ndier keq,ndihma e tij e vogël ishte por për mua ishte një shpëtim I madhë ,HaHaHa…-Po e ndjej se ka ardhur fundi I luftës, era liri,paqe po vie nga qielli I kalter sod thoshe me vete – dhe po pres vetëm çastin kur të kthehem në shtëpinë time, te shkolla ime shokët e shoqët e mija, mësuesja ime kur edhe e di se po më prêt e të gjithë ju,tëgjithë ju…-Hodhën me zemër të tij vendi im kurse në trup gjendem në dhomën time, vështroj,qiellin,yjet,me të edhe hënën e bukur që pa përtes na ndriqon dhomën time e edhe gjithë vendin mbanë poashtu.Nganjëherë ndjehem se të gjithë njerëzit më kanë harruar, ndjehem vetëm,vetëm pa askend në botë mirëpo, kur të vie gëzimi që ti e prêt me padurim prap I harron të gjithë të këqijat, pengesat,kundërshtimet dhe vazhdon të jesh pjesë e atij gëzimi gjerësa ai gëzim për një kohë të vazhduar apo ndoshta edhe të zgjasë edhe më tepër që ti mendon të zgjasë ,për jo që një gëzim të pafund si I tillë gëzimi I pafund nuk egziston,nuk ka edhe as që mendojë që do të ketë ,për mua ai gëzim do egzistojë vetëm në parajsë ,atje ndoshta do të ketë gëzim të pafund hmh nuk e di ndoshta nuk jam e sigurt.

-Shpresojë që ky gëzim do të jetë I pafund që edhe unë të mos zhgënjehem ,por që të vazhdojë të jem pjesë e pandalur e gëzimit të jetës sime që nganjëher më duket aq e marrë e nganjëher aq e bukur.

-Sot për mua është tjetër botë ,tjetër jetë është ai moment që unë e prita qe një kohë të shkurtër jo edhe aq të gjatë ,por që për mua qe një kohë e gjatë ,e gjatë e gjtë sa një shekul e e mundimshme.

-Edhe dielli siç duket më përcjell çdo cast e rrezet e tij të lëshoheshin në tokë e banuar me njerëz të shumtë e çudi sot edhe rrezet e tij ishin më të forta e më pëlcitëse,sedi ,sedi sot është një mrekulli e vërtetë ,e pa pare dhe e pabesueshme.

-Sa luftë ,gjakë,dhembje,trishtim,e lot kishim ne,e gëzimi atëher nuk dukej fare,buzët sikur atëher nuk qeshnin fare,ashtu siç është sot,ajo që më mungoi tash sa ko”ë"Gëzimi”-ja,ja erdh befasia andaj ndjehem si e çmendur.

-Hmh-s`di sit a shprehë këtë ,por ja shikoni këta lotë që më rrodhën tash,jan lot gëzimi,lumturie më besoni tash ndjehem si njprinces e vogël por me një krenari e dashuri mjaftë të madhe.

-Që në mëngjes u zgjova disi me një ndjenjë të çuditshme ,ndjenjë e atëdhedashurisë do të thosha ngaqë nuk kam fjalë më,sdi si të shprehem.

-Aty ishim e mbledhur gjithë familja ,në heshtje,të qeshur rrinim,e zemrat tona rrahnin aq forte ,forte ku aty po shikonim televizionin ,dhe prisnim,prisnim vetëm njëfjalë”Gëzuar,lirinë vendi im”-asgjë më tepër asgjë dhe për çudi në ato mendime që kisha në mendje ,disi si një magji më duket ,ndodhi mu ashtu siç prisja unë.

-Kur gazetarja e bukur e cila udhëhiqte lajmet e radiokosovës ,e rrethuar me atë skenë të bukur me lulu të kuqe e të të ndritura ,me fytyrë të qeshur e me lot në sy tha “Gëzuar,lirinë vendi im”-dhe vazhdoi më tutje ,por unë të them të drejtën nuk kisha fuqi më të dëgjoja asgjë,asgjë e rëndësishmja që vendi im u lirua ,a thua vallë është ëndërr kjo oh,jo,jo nuk është ëndërr kjo ,por e vërtetë ,hmh s`më besohet!Gjithë familja brohoriste.lotët pikonin buzëqeshja s`kishte të ndalur,atë natë sikur edhe yjet na shikonin nga lart dhe e kishin lakmi shumë vendin tone tashmë të liruar e qetësuar.E gjithë ajo ditë pra shkoi më bukur se kurrë-mendoja, e gjithë Kosova,Shqipëria diaspora po gëzohej,po bërtisnin e disa edhe po pinin,duke e kremtuar si festën më të madhe në mbarë Shqipërinë.Normalisht,meritat më të mëdhaja janë të atyre që dhanë më të shtrenjtën për këtë liri që ne sot po e gëzojmë,gjaku I tyre nuk shkoi kot edhe pse ata s`gjenden në mesin tone,janë thjeshtë të vdekur por jam e bindur se shpirtrat e tyre e gëzojnë këtë ditë mandej edhe na shohim edhe pse s`kanë fuqi të na flasin,urojnë ndoshta.Se heronjët nuk vdesin kurr në zemrat tona janë çdoherë ata janë gjallë nuk vdesin,jo,jo nuk vdesin.Fëmijët e tyre si trashigimtarë të tyre e jetojnë këtë liri, jetojnë të qet pa luftëra, pa gjakë dhe do të ndjehem gjithëmonë krenar me baballarët e tyre luftëtarë që e meritojë së paku këtë liri do thosha, andaj I lehtë qoftë dheu I Kosovës së lire tashmë.Heronjët e pavdekshëm të lirisë do të jeni gjithmonë ,historia për ju do shkruajë e s`do ti harrojmë, përgjithmonë nëzemrat tona, të pavdekshëm nëjetat tona.Dashuria është ajo që nganjëherë edhe shpesh here na bën të jetojmë ,të vazhdojmë më tutje ,e sot për mua ishte dita më e lumtur e jetës sime , do të thosha ai gjakë që dikur rrodhi si lumi e s`kishte të ndalur u ndal që dikur mbjellnin tokat shqiptare ne do të jemi të humbur, ata plumba më s`do të mbjellin frikën,por dashuri të pastër si loti.Ah,Ah sa bukur, era liri po vie ,erë e pa nuhatur më pare ,ah sa bukur po ndjehem si kurr më pare ,ndjehem për mrekulli.Tërë natën s`kisha gjumë në sy koka po më pëlciste nga mendimet e thella që sod më kishin kapluar ,frika siç duket kishte humbur atë natë,ajo u bë vullnet ,dëshir për të jetuar,zjarr për jetë.Mezi prisja të zbardhë mëngjesi e nje zë I ëmbël tingëllues në vesh tëmë thotë,zgjohu,zgjohu të shkojmë në vendin tone,zgjohu ,ahë do zgjohesha menjëherë pa pritur as edhe një second dhe mendimet e shumta e të shumta kishin bërë që kapakët e syve të mi të mbyllen dhe të happen vetëm atëherë kur gjeli I pare do këndonte atë këngën e tij që e thotë çdo mëngjes,pa përtes e lodhshmëri.Do të nisemi në mbrëmje,diku ka mesnata-thoshte babai e në dytyrën e tij vërehej fare mire gëzimi,hareja,lumturia por nganjëherë edhe pikëllimi,zbehja,frika po nuk e di pse vallë , e bënë atë fytyr a thua pse?!.Akrepat e ores shënuan orën 1 e 15 minuta më kujtohet si sot, makina u ndez , dritat u dhezën ,dëgjoheshin ca zëra ``Udha e mbarë.udha e mbrarë ju qoft``-pëshpëritnin të zotit e shtëpisëe atëherë unë u zhjova në të vërtet më thirri nëna u vesha dhe dola me t shpejtë ,pa shikuar azgjë,azgjë as edhe dhomën ,shtëpinë,rrugën , u përshëndeta me të zotët e shtëpisë,hyra në veturë me një vrull të shpejtë dhe rash në gjumë.Më zuri gjumi menjëherë dhe as vetë se kuptova këtë moment ekisha pritur aq shumë dhe ja ku jam në rrugën për në shtëpinë time kurse gjumi më shoqëronte atë natë gjerësa kaluam atë vend ku qëndruam po thuajse3 muaj e atëherë u zgjova pash se çdo gjë ishte zi, errësirë nuk shihja azgjë vetëm hëna na ndriqonte rrugën.Kisha edhe një ndjenjë emocionuse,të pashpjegueshme,të përzier me gëzim,hidhërim,frikë,vullnet se di se di më mire të mos rrëfehem kur të mbërri te vendin tim ngaqë s`di as si të shprehem në këtë moment.gjumi po më bën të ndjehem e lodhur, e e këputur…!.Ndohem në Kosovë,por jo ende në fshatin tim aty ku edhe po pres të shkoj çdo gjë përreth nëpër dritaren e veturës ,rrugët, shtëpitë ,qytetet gjithëçka është ferr,tym e dogjur e e shkatërruar gjithëçka përsëritet sepse ka edhe vende,shtëpi të paprekura është siç ishin dikur,por jam,jam shumë e lumtur ,Oh zot ku gjendem në vendin tim,ja,ja tash jemi mu në vendin tim ,Ahë s`mund ta besojë këtë,lot,pikëllim,gëzim ku zemra ime kishte emocione të përziera,sytë më shkëlqejnë si xixa në errësirë.Shikoj njerëzit rrugës mos vallë po e sho një shoqe timen,mos është ajo … a jo,jo ajo duket më e gjatë më e bukur jo,jo s`është ajo,oh pse s`po mundem ta takoj ende dike që e njo ,mezi,po pres të shkojë në shtëpinë time,mos është ajo …a jo,jo ajo dukej më e gjatë,më e bukur jo,jo s`është ajo ,oh pse ,pse spo mundem ta takojë dik që e njo,pse mezi po pres të shkojë në shtëpinë time që shpresoj të mos jet e bërë shkrum e hi ashtu siç po I shoh disa shtëpi këtu kalimthi të bërë pluhur,të shkatërruar plotësisht nga shkatërrimtarët e huaj serb.

-Ato fush e male ti shoh përsëri,shkollën ta shoh përsëri,ah isha e humbur në mendimet për vendlindjen time gjersa dëgjova të tjerët duke thënë :”Erdhëm,erdhëm-hmh sa gëzim,erdhëm u kthyem përsëri ,së bashku të gjithë ,sa e lumturë jam !

-U hapën dyert e oborrit tim ,hyra Brenda e pash shtëpinë time ashtu si dikur ishte ,ishte në këmbë do thosha se kishin dogjur,shkatërruar veqse I kishin dhënë një pamje më pikëlluese ,të mërzitur e vetmuese.U futa Brenda në shtëpi ,shikoja gjithçka andej këndej dhe ja ca lot më pikuan ndër syt e mi që qanin nga gëzimi kësaj here .

-Gjendem në dhomën time ,I rregullova gjërat ,rrobat e mia,shtratin ,librat e gjithçka e shumë kujtime I shpalosa nga kjo dhomë ,shumë gëzime ,por asnjë më të bukur se kjo ,asnjë,ndjehem e rahatuar ,qetësuar pas një kohe të gjatë ,mërzitëshme e munduese e e tash jam e lumurë pasiçë një premtim të bërë më parë e mbajta ,plotësova e vendin tim më të bukur se tradhëtova.

-Fillova të ndjehem edhe më mire kur dëgjova se shokët dhe shoqet e edhe mësuesi I dashur Basri jan mire ,shëndoshë e nuk janë të vdekur siç mendonim e gjithçka është mire edhe pse shumë shtëpi jan bërë pluhur njerzit kan vdekur pa faj,gjaku I tyre u ka ngjarë një lumi të kuq e të pafund,ahë sa urrejtje kam në shpirtë ,sa mllef mbushur jam,por shpresoj të vie një ditv ku do të marrin fund këto vese të këqija që po e shkatërrojnë lumturinë e njerzëve më të mire në botë.

-Vizitova gjyshin,gjyshen, u kënaqa me bisedat e tyre dhe i shikoja,ndëgjoja me kurreshtje , syt e tyre të rrudhur nga pleqëria ,jeta…ahë edhe unë do të bëhem një ditë si ju,do plakem,kërrusem por shpresojë në vendin tim pa luftë,gjakë,më vie keq për këta pleq të mjerë,aq të vjetër të shohin luftën që çdo gjë përpara rrëmben,shkatërron dhe të bën të ndihesh një askushi ,asëgjëja në vendin tend të huaj të bëjnë.

-Ahë kjo është çmenduri ,me të vërtetë çmenduri ,marrëzi e çmendur.Mezi po pres shtatori,të vie dita kur unë me qantë në dorë do nisem për në shkollë,me shokët e shoqet e mia ,të buzëqeshur ,të gëzuar si dikur duke iu përgaditur të ardhmessi ushtarët më të forte në beteja.

-Këto mendime e plane pë të ardhmen më bëjnë të ndjehem si një princesë e vogël ëndërrat e së cilës jan të mëdha sa një botë e tërë .Tash luaj,këndojë,vallëzo,qesh nganjëherë edhe qaj ,por nuk e di të qash në vendin tend është njejtë si të qeshësh pothuajse ,e në vend të huaj është më ndryshe sedi më ndryshe…!

-Këtu më tepër e dua jetën ,mundohem që çdo minut të saj,të jetojë,shijojë e ta gëzojë,edhe therra më e vogël e saj më mungonë,edhe rrugicat,gurët e saj,çdogjë është më mire këtu andaj më s`dua të zemërohem ,por të jetojë e ti bukuritë dhe të mirat që I dua pa mas.

-Nevojitet besimi,vullneti ,dija,edhe njëmendsia për të bërë mire edhe që çdo njeri të ndjehet mire ,të jetojmë ,një jetë ashtu siç duam ngaqë ata s`din fjalën DASHURI ,të jesh I bindur se s`din as fjalën MIRëSI.





-Shënimet tjera më kan humbur apo ndoshta edhe I kam harruar atje gjatë ardhjes te vendi im,andaj s`kam shkruar më tutje ,por dua të rrëfej vetëm shkurt nëntë vitet tjera që I kam kaluar që nga mbarimi I luftës e gjer në ditët e sotme duke mos e harruar edhe pavarësinë e Kosovës-Ditën e pritur me vite e shekuj të tër ,por dikur në një ditë të dielë më 17 shkurtë të vitit 2008 të realizuar më në fund ,ato vite u shëndrruan në një natë ,pra “Pavarësinë e Kosovës”

…………………………

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
{1999-2008}



-“Njeriu pa miq është një hiq”-ashtu pra edhe unë kam miq ,shokë,shoqe,shoqëri,shkojë në shkollë ,qesh,qaj gëzojë,jetojë ,por kjo e fundit disi pak më ndryshe”jetojë”.

-Po është e vërtetë kjo “jetojë”-ama është një jetë më ndryshe se jeta e fëmijëve të tjerë të botës,mv pikëlluese ,më e mërzitshme,sedi mua si një vajzë tashmë 18 vjeqare ,gjatë gjithë kësaj kohe përpos gjërave mjaftë të ,mjaftë të hidhura të them të drejtën ,nuk ka pasur asnjë ditë që unë personalisht s`kam dëgjuar apo edhe pare gjëra të këqija që të vie turp ti mendosh e ta lëm më edhe ti zbatosh !

-Hmh –Marrëzira…

-Çdo ditë dëgjoheshin:Therrje,vrasje,dhunime,aksidente të planifikuara ,lot të nënave,fëmijëve …!

-Unë kam menduar si e vogël e edhe ndoshta po të isha në këtë kohë prap do të mendoja ashtu ,mendova se u liruam ,s`ka më luftë ,gjakë,dhembje,vrasje po edhe është e vërtetë ne u liruam ,s`kishte më luftë ,gjakë ,por kishte dhunime ,therrje,vrasjeqë e lëndonin çdo ditë një zemër ,një nënë,grua,fëmijë a s`është mëkat vallë kjo?!

-Lufta ishte e ditur ka gjakë,vrasje ,por është luftë e jo liri dihet se “Liria”- është fjalë ku ndoshta së paku të mos ketë vrasje të përditshme pothuajse vëllau me vëllaun ,shqipëtari me shqipëtar të vriten nga mëria ,hakmarrja apo edhe diqka tjetër,ku ta di unë e kjo është një gjë e tmerrshme, e pahijëshme për një popull siç është populli shqipëtarë.

-Nganjëherë të jepet një mendim të mos shohësh më shqipëtarë me sy ,as të mos dëgjosh për ta ,për vëllaun tend,por vendi nuk ka faj ,njerëzit si të banuarit e saj janë ata që nganjëherë të bënë mendjen që të ketë një mendim të tillë.

-Fajtorët nuk I di e as që dua ti di ,fëmijët ndoshta dijnë më shumë se të tjerët ,por kurr nuk merren me zbatimet ose me zgjidjen e tyre ,këtë e bëjnë njerëzit me përgjithësi dhe ata të cilëve u takon përgjithësia e jo fëmijët si unë edhepse ndoshta do të udhëheqnin disa gjëra më mire se të tjerët.

-Kemi mbetur I njejëti vend ,atë pothuajse se si ai I paraluftës,por po presim diçka që po pritet se do të ndryshojë gjithëçka atë që edhe unë po e presë.E gjithë Kosova po e prêt e gjithë bota do na shikojë ndoshta tash do ta shohim.

-Po premtohen rrugë të reja ,punë që ndoshta do të ndriqoj pak e do ta jek varfërinë që na ka kapluar gjerë në kokë,që lypsat e vegjël ta lirojnë qytetin.

-Invalidët e veterenarët e luftës të trajtohen më ndryshe ,pleqët e vjetë ta gëzojnë pavarësinë e tyre e që shumë e shumë të tjerë që s`mund ti numërojë.Që edhe fëmijët e tyre si unë të mos shkruajnë nesër mbas pavarësisë pë gjëra të tilla ti kujtojmë ne,atëherë:

“Gëzuar,lirinë vendi im”-lirinë që ndoshta do të na sjellë ndryshimet që të gjithë,të gjithë po I presim…!





shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Dita e PavarësiSë –


-Dita e pavarsisë e dielë ,17 shkurti I vitit 2008,ditë e ftohët ku acari mbizotronte çdokundë,çdovend,çdo shtëpi kudo por ♪çudi vetëm zemrat tona , të të gjithëve ishin të ngrohëta si kurr më pare,të buzëqeshura fytyrat tona ,syt të shëndrritur ,qytete të stolisura me flamuj e simbole të lirisë etje.

-Të gjithë nëpër lokake,shtëpi,oborre,qytet,sheshe të veshura bukur ,prisnim ,prisnim padurim ,pa frikë ,prisnim siç pritën të tjerët baballarët me vite ,shekuj ,dekada,por nuk e shijuan lirinë e ne po presim ,presim e bukur është pritja kur është e shkurtër andaj të gjithë në pritje të gëzuar e të shoqëruar me këngë e valle nëpër rrugë të qeshur me dashuri.

-Kënga s`kish të ndalur,daullet dhe të goditurat e tyre e jehonin qytetin,pleqët me sy të përlotur nga gëzimi thoshin me vte:”E pritëm edhe këtë ditë “-disa të tjerë “Edhe nëse vdes sot s`më jet merak për asëgjë”,tjetri”Sa e kemi pritur këtë ditë”,kurse të rinjët ishin krenar që ne ishim gjenerata e cila e pritëm këtë ditë të pavarësisë së vendit ishim fatlum,të gëzuar, të lumturë,të gjithë bërtitnim rrugëve të qytetit:”Gëzuar,lirië vendi im”-e bota na shihte nëpër ekranet e televizioneve që rrëfenin për ditën ndër ditët më të rralla të vendit tim.

-E mëngjesi I 18 shkurtit të nesërmën kur më zgjoi isha vajza më e lumturë në botë dhe duke menduar për ditën e djeshme ,dola në natyrë hapa krahët dhe me kokë të kthyer ka qielli shikova diku në largësi e me zë të lartë bërtita me të madhe :

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Gëzuar,lirinë vendi im”

-Të gëzojmë ,ndërtojmë dhe ndriqojmë lirinë që na erdhi e premtimet të mos harrohen e në jetë ato të zbatohen…







-Një mendim I një regjisori për veprën-

-E lexova me vëmendje shkrimin e gjatë të autores Qëndresa Halili përkatsisht veprën “Gëzuar,lirinë vend im”dhe më bëri përshtypje qasja interesante e saj

-Luftën tone për liri,e kan përshkruar shumë historian ,politikan,diplomat të huaj ,publicist etje ,por këndi më I veqant ,përshkrimit të luftës , është këndi I fëmijës.

-Derisa ndërgjegjja e të gjithë këtyre përshkruesve të luftës ,qoftë edhe të ndonjë patrioti të madh,mund të njolloset nga ndikimet dhe rrethanat politike-shoqërore ,ndërgjegjja e fëmijës është e pastërt .

-Fëmija flet ato që I përjeton ,përshkruan ato që I ka ndjer edhe rrëfimi I saj është shumë shpirtëror ,shumë human dhe shumë depërtues në kohën e lexuesit.Unë shkrimin e lexova si një lexues I natyrshëm,por natyrisht edhe me disa ndikime tjera .

-Ndikimi I pare ështëse shkrimi I Qendresës më ktheu në fëmijëri ,se si përpiqesha atëherë të përshkruaja si Qendresa .

-Ndikimi I dytë është se Qendresa arrin që çdo lexues Kosovar ta futë në lëkurën e vet dhe ta kthejë në vet prespektivë derisa I ka kujtuar shumë kthjelltë atë që ka ndodhur .

-Ndikimi I tretë është se unë vetvetiu shkrimin e Qendreses fillova ta shoh si pamje vizuale dmth derisa lexoja shkrimin,në mendjen time sillej njësken lufte,shikuar nga këndi I një fëmije.

-Pasiqë përfundova shkrimin mendova me vete ,sa ndjenjë e mire do të ishte po të arrihej të realizohej një film për këtë ngjarje ,por natyrisht me disa shtesa e ndryshime të vogla.

-Dhashë Zoti që të bëhet kështu.



-Në fund mund të shtoj se një shkim I tillë ,I një vajze të re për luftën ,pos të tjerash është për brezin tone fisinik.

-Të lumtë,Qëndresa.

Regjisor:Sabri Pajaziti

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pavarsia na erdhi

Po gëzohet plaku
Gëzohet fëmija,
E zhgënjyer mbeti
Shtriga plak Serbia.

Feston kombi ynë
feston shqiptaria,
pas shum shekuj pritje
na erdhi Pavarsia.

Krenohu me bijt e tu
O’Kosovë heroine
bijt e tu më të mirë
të bënë sot të lirë.

Sa trima na vdiqën
të tjerët na i vranë,
që të jeshë krenare
Ata dëshmorë ranë.

Dëshmorë ra
burërisht më i pari,
trim mbi trima
Adem Jashari.

E gjithë bota pyesnin
ga e muar frymëzimin
mos harioni shokë
Isa Boletinin.

Bajram Curi plaku
Shotën trimëreshë,
për krah sajë Azem Galia
në këmbë e tan malsia.

Përpara u printe
vet Ahmet Delia,
kalorës më i miri
qe Shpend Dragobia.


Krenohet sot Kosova
krenohet shqiptaria
të rojë kombi ynë i lashtë
t’i rojë me shekuj
Kosovës pavarsia.
Po kremton Kosova
pranë sajë Maqedonoia,
Hoti plava ,Gucia
presheva dhe Çamëria.

Të punojmë e të mësojm
Se punët po shkojn mbar
ta bëjmë realitet
bashkimin gjithkombëtar.

Urime pavarsia
O’Kosova nënë,
E festofshim këtë ditë,
Sa të ketë diell e hënë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
e bukur shume poezia juaj,pergezime

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons