Pas ditë të tëra kërkimesh më në fund u gjet edhe viktima e fundit e ortekut në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Nga tragjedia e shkaktuar ditën e shtunë në këtë fshat, 10 persona të familjes Reka humbën jetën, ndërsa e gjallë nën rrënoja u gjet vajza 5-vjecare e familjes, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të mirë në spital.
Në nderim të viktimave të familjes, në Kosovë të hënën ishte ditë zie kombëtare. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e shpalli të përfunduar operacionin e kërkimit në zonë.
Ndërkohë një ditë më
Moti i keq ne Kosove
Restelicë, përcillen viktimat e ortekut
Moti, emergjencë në Kosovë
Restelicë, vazhdojnë kërkimet
parë në fshatin Restelicë u zhvillua edhe ceremonia mortore e 9 viktimave të familjes.
Ne germadhat ku jeta eshte kthyer ne akull ka ende rreziqe, por cfare do t'i rrezikoje me gjate banoret e ketij fshati do te jete mali dhe zemerimi i motit, per sa kohe qe ajo cfare ndodhi do te kuptohet thjeshte si nje fatkeqesi qe mori jete njerezish e qe largon te tjere nga vatrat e tyre.