Forumi Kuq E Zi
Gjërat që dy sekset urrejnë tek njëri-tjetri Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gjërat që dy sekset urrejnë tek njëri-tjetri Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Gjërat që dy sekset urrejnë tek njëri-tjetri Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gjërat që dy sekset urrejnë tek njëri-tjetri Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjërat që dy sekset urrejnë tek njëri-tjetri

Ekzistojnë disa gjëra që meshkujt dhe femrat nuk durojnë tek njëri-tjetri prej shekujsh. “Daily Mail” solli disa prej atyre “garancive” që mund të bëjnë të vlojë gjakun e një njeriu të seksit të kundërt.



Ajo që meshkujt urrejnë tek femrat


1. Zakoni i femrave për të mos porositur asnjëherë një ëmbëlsirë, por që më pas të hanë atë që ti merr, është shumë i urryer prej meshkujve.

2. Shumë prej atyre që jetojnë me një femër u është dashur të shkojnë dhe të zhbllokojnë lavomanin, e zënë nga fije të gjata floku. Por, më e keqja është kur dëgjon të të thonë se ai flok nuk është detyrimisht i saji.

3. Zakoni për të marrë sa më shumë libra për pushime, nuk përputhet tërësisht me interesat mashkullorë dhe idenë e tyre për kohën e lirë. Kuptohet, librat nuk lexohen kurrë, por ndërkohë valixhet i mban mashkulli.

4. Duhet të jenë jashtëzakonisht të rrallë ata meshkuj që përballë një femre të nervozuar kanë arritur të marrin një përgjigje, edhe pse kanë pyetur vazhdimisht për opinionin e saj.

5. Retorika e femrave për të thënë se nuk shikojnë tek meshkujt statusin e tyre, as paratë dhe as sensin e humorit është diçka acaruese për shumë mbartës të kromozomit y.

6. Edhe atëherë kur pas shumë lutjesh një femër pranon të luajë me të dashurin e saj në playstation apo ndonjë lojë tjetër, është e sigurt që do të braktisë lojën përgjysmë.

7. Një dhomë hoteli do të jetë gjithmonë e pistë, gjithmonë e pakëndshme dhe gjithmonë do të ketë diçka që nuk shkon, edhe nëse ajo është suita presidenciale e një hoteli me pesë yje.

Ajo që femrat urrejnë tek meshkujt

1. Nuk ndodh ndonjëherë që pasi një mashkull të jetë larë peshqirët të jenë sërisht në vendin e tyre.

2. Nuk ndodh që në shtëpinë e një mashkulli të ketë vetëm një telefon celular dhe një karikues. Domosdoshmërisht do të ketë edhe kabllo po fund, nga të cilët mund të pengohesh në çdo moment.

3. Thonë se meshkujt nuk i dallojnë mirë ngjyrat, por si mund të jenë aq budallenj sa të mos shquajnë jeshilen nga bizelja, të bardhën nga ngjyra e kremit apo blunë nga bojëqielli.

4. Tek meshkujt, duket se ekziston një gjen që i detyron ata të gjithë që të lënë çorapet atje ku nuk t’a pret mendja dhe që i pengon të dijnë se si palosen gjërat.

5. Kur është femra ajo që gatuan, partneri i saj asnjëherë nuk do të bëjë dallimin midis një ushqimi të gatuar me shpejtësi dhe atij për të cilin gruas iu nevojit e gjithë dita për t’a bërë me dashuri.

6. Nuk ndodh asnjëherë që kur sistemon pantallonat e partnerit të mos bien në dysheme monedha. Kuptohet, një femër do t’i rikuperojë ato edhe nëse futen në cepin më të errët poshtë divanit.

7. Është e zakonshme të dëgjosh një mashkull të thotë që benzina ka mbaruar, pasi makina të ndalojë. Duket se asnjëherë ata nuk i kuptojnë që “gjërat po mbarojnë” përpara se kjo të ndodhë realisht.

8. Është diçka e bukur të shohësh baballarët e rinj që kujdesen për fëmijët e tyre. Për fatin e keq, për ta është e rëndësishme vetëm të luajnë me djalin dhe vajzën, ndërsa rrëmuja që bëhet në shtëpi nuk ka shumë rëndësi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons