Ministri i Brendshëm i Francës, Claude Gueant, përgënjeshtroi lajmin se përgjegjësi për masakrat në të cilat kanë humbur jetën shtatë persona është prangosur.
Në një komunikim për mediat franceze, ai përgënjeshtroi versionin e përhapur më parë nga mediat ndërkombëtare, ndërsa konfirmoi se policia vazhdon të mbajë të rrethuar të dyshuarin.
Ministri konfirmoi se personi në fjalë është një shtetas francez me origjine algjeriane, 24-vjeçar, i lidhur me Al Kaeden dhe është identifikuar si Mohamed Merah.
Më parë u përfol se vrasësi u vetdorëzua, por diçka e tillë nuk rezulton të jetë e vërtetë dhe se ai ende po reziston brenda banesës së tij. Sipas mediave, besohet se i riu ka dashur të “hakmerret për fëmijët palestinezë dhe për operacionet ushtarake të Francës jashtë kufijve”, kur ka kryer atentatin në shkollë duke vrarë tre fëmijë dhe një mësues. Më parë, ai kishte vrarë edhe tre ushtarë.
Dy oficerë policie janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në shtëpinë e rrethuar ndërsa vëllai i të dyshuarit për vrasje është arrestuar. Edhe nëna e 24-vjeçarit është shoqëruar në komisariat, por ajo është shprehur se “ka shumë pak ndikim mbi djalin”.
“I dyshuari ka vizituar shpesh kohët e fundit Afganistanin dhe Pakistanin. Thotë se është një muxhahedin dhe është pjesë e Al Kaedës”, është shprehur ministri Claude Gueant.TCH