Forumi Kuq E Zi
A e dini se ....!   Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A e dini se ....!   Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
A e dini se ....!   Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A e dini se ....!   Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1A e dini se ....!   Empty A e dini se ....! 9/2/2012, 12:02

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Thuhet që çaji është zbuluar në vitin 2737 p.e.s.
nga një perandor kinez, kur disa gjethe çaji
aksidentalisht fluturuan në një enë me ujë të valuar.

2A e dini se ....!   Empty Re: A e dini se ....! 9/2/2012, 12:02

Vizitor

Anonymous
Vizitor
*Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.


*Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

3A e dini se ....!   Empty Re: A e dini se ....! 26/4/2012, 23:36

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
...sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.

...jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..

...dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.
...grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken

...në Italinë mesjetare puthjet nuk mund të merreshin ose jepeshin thjeshtë. N.q.s. një burrë e një grua shiheshin në publik duke u përqafuar ata ishin të detyrurar të martoheshin.

...flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur

...20% e energjisë së trupit përdoret nga truri

...në Detin e Vdekur për shkak të përqindjes së lartë të kripës nuk ka qenie të gjalla.

...përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.

...i pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.

..automobili i parë u konstruktua nga Karl Benz më 1885.

...vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903 të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.

...telefonin e parë e zbuloi Aleksandër Graham Bell, me 1875.

...qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti dhe ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë.

...oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. katrorë kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë.

...gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km. katrorë.

...thellësia më e madhe në botë është në ishujt Mariana, e quajtur Çalenger. Kjo thellësi arrinë në 11.033 metra.

...ndërsa ishulli më i madh në botë është Grenlanda me sipërfaqe 2.175.600 km. katrorë.

...pika më e lartë në botë është Mont Everest. Lartësia e saj arrinë në 8.848 metra. Për herë të parë e pushtuan alpinistët e Zelandës së Re, me në krye Edmund Hilarin, më 29 maj 1953

...nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra.

...në mjedisin e hapur kur nuk fryejnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.

...gratë e fisit Bambara të cilët jetojnë në Senegal, tërë trupin e lyejnë me baltë të kuqe.

...skandinavët dikur kan prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drunjëve sidomos të pishës.

...në vitin 1795 një nënpunës në Berlin të parit i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.

...vendasit nga ujdhesa Bolia në Indonezi gjatë levrimit të arës ia qesin rreth qafës kaut thesin e mbushur me gurë të rëndë në mënyrë që t'ia ndalojnë shpejtësinë gjatë lëvrimit

...piktori i njohur Leonardo da Vinçi ka qenë shumë i fuqishëm, ai ka mundur me duar të këpus patkoin e hekurit.

...sipas shkencëtarëve amerikanë, Hëna çdo një mijë vjet largohet nga Toka për 20 metra për shkak të dobësimit të fuqisë tërheqëse të Tokës - gravitacionit.

...ezkimezët kur e lëshojnë shtëpinë patjetër e rrëzojnë së paku një pjesë të shtëpive të tyre të ndërtuar prej akulli në mënyrë që ajo të mos bëhet strehim i shpirtrave të këqinj.

...fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit është "Uaston hajde këtu - më duhesh" dhe është thën nga shpikesi i telefonit Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij Uaston. Ai e mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876

...njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

..zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave. Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.

...thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.

...per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.

...ne c'do liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.

...elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.

...bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.

...ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe (gjuhesh te vogla). Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte

...Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

...se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.

...syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.


...ne trurin e maceve ka 32 muskuj.

...Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.

...ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.

...nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.

...kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.

...Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

...planeti Uran mund te shihet me sy te lire.

...ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

...dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.

...ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.

https://kuqezi.albanianforum.net/

4A e dini se ....!   Empty Re: A e dini se ....! 26/4/2012, 23:38

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
..vetem mushkonjat femra piskojne.

...lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
96% e sallatorit, eshte uje.

...ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe
...thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra

...njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

...c'do dite ne bote lindin 250.000 njerez.

...ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.

...brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.

...femra më e gjatë në botë është Sandy Allen. Ajo është e gjatë 2.35 m.
.
..Gottlieb Daimler e ka shpikur taksin e parë në botë në vitin 1897. Ky taksi quhej Daimler Victoria dhe kishte taksimetër.

...biçikleta e parë, e cila është konstruktuar në vitin 1817 nga Baron Von Drais nuk ka pasur pedale. Njerëzit thjesht e drejtonin këtë biçikletë duke ecur. Më pas, në vitin 1865, pedalet iu shtuan kësaj biçiklete dhe kështu njerëzit filluan ta ngisnin biçikletën. Biçikletat bëheshin nga druri.

...Enciklopedia më e vjetër e cila ekziston sot është shkruar në shekullin e parë nga një dijetar romak, i quajtur Plini i Vjetër. Kjo enciklopedi quhej Historia natyrore dhe përbëhej nga 37 vëllime.

...CD-ja është shpikur nga Philips dhe Sony në vitin 1980.

...makina e shkrimit është shpikur nga hungarezi Qwert Yuiop, i cili e la “nënshkrimin” e tij në tastierë.

...nëse i ndani flokët në anën e djathtë, atëherë keni lindur si mishngrënës. Nëse i ndani flokët në anën e majtë, atëherë konstrukti i juaj fizik dhe psikologjik anon kah vegjetarianët.

...peshkaqenët nuk kanë fshikëza të ajrit, prandaj duhet të notojnë vazhdimisht përndryshe do të fundoseshin.

...topi i futbollit ka 32 panele.

...fasulja e kuqe ju ndihmon të dukeni më të ri. Ministria e Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka radhitur fasulen e kuqe në vendin e tretë si artikull ushqimor, të pasur me antioksidues.

...konet e akullores janë shërbyer për herë të parë në vitin 1904 në panairin e qytetit St. Louis, MO.

...shimpanzetë mund të mësojnë ta njohin vetveten në pasqyrë, kurse llojet e tjera të majmunëve nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

...kanguri i porsalindur është aq i vogël sa mund të vendoset në një lugë të çajit.

...produkti i parë i cili ka pasur barkod ka qenë çamçakëzi i firmës Wrigley’s.

...qumështi i lepurit është qumështi me më shumë kalori në mesin e të gjithë gjitarëve.

...për dallim prej njerëzve, kanarinat mund t’i rigjenerojnë qelizat e tyre të trurit.

...në mjedisin e hapur kur nuk fryejnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.

...në vitin 1795 një nënpunës në Berlin të parit i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.

...elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.

...bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.

...ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe (gjuhesh te vogla). Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte

...Kuba ishte vendi i dyte ne bote mbas USA qe kishte televizor me ngjyra. (1959)


...Rusia eshte 127 here me e madhe nga Bangladeshi por popullsin e kane pothuajse te njejte....

...toka rretullohet rreth dellit me shpejtesi 108000km/ore.

...populli i Hollandes eshte populli me i gjate ne Evrop.

...peshkaqenet nuk i ze kanceri..

...urithet durojne me shume se devet dhe gamilet pa uje...

...lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

...në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.


...lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

...Kina është shteti më i madh në botë me me shume se 1.5 miliarde banorë. Në Mesjetë quhej Katai.


...rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

...flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

...maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.

...romani i parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

...piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare

...në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin 1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.

...ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².

...gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.

...me 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.

...më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia i pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.

...në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.


...gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

...gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.

...gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë

...konsumimi I tepruar I kafesë mund të çojë në rritjen e kolesterolit në gjak

...njerëzit që pijnë çaj më shumë se kafe, janë më të mbrojtur nga disa lloj kanceresh, si i zorrëve, i stomakut, i melçisë etj

...pija freskuese që shitet më së shumti në Botë është “Coca Cola”. Ajo shitet në mbi 135 vende të Botës dhe brenda ditës konsumohen më shumë se 250 milion shishe.---

...libri i parë i shtypur në Botë është paraqitur më 11 maj 1868. Ka qenë një shkrim Indian me titull “E nesërmja e Diamantit” i përkthyer në gjuhën kineze. Botimi përmban gjashtë fleta të tekstit dhe të gravurave me figurën e Budës---

...bota për çdo vit shtohet për 80-90 milion njerëz, kurse dyfishohet në çdo 30-të vite.---

...anija TITANIK u lëshua në det në vitin 1912 dhe u mbyt në lundrimin e tij të parë, pasi u përplas me një ajsberg! Kapaciteti i saj ka qenë 46.000 tonelata, kishte një gjatësi prej 268 metra dhe lartësi prej 53 metra. Në të mund të udhëtonin 1343 persona, përvec 885 që ishin në ekuipazhin e tij!

...kërmilli lëviz me shpejtësi 0.05 km/orë!

...breshka lëviz me shpejtësi 0.37 km/orë!

...strucët mund të vrapojnë me shpejtësi rreth 70 km/orë!

...macet mund të vrapojne deri në 50 km/orë, ky është një lajm i keq për Mijtë sepse ata vrapojnë vetëm 10 km/ore!

...pëllumbat mund të fluturojnë me shpejtësi 85 km/orë.

...lakuriqi i Natës mund të lëvizë me shpejtësi 52 km/orë!

...rrezja ekuatoriale e tokës është 6.378.388 m.

...rrezja polare është 6.356.912 m.

...perimetri i rrethit meridional është 40.009.152 m.

...perimetri i ekuatorit është 40.076.594 m.

...sipërfaqja e përgjithshme e tokës është 510.200.000 km2.

...sipërfaqja e tokave të zhytura është 149.600.000 km2.

...sipërfaqja e oqeaneve është 360.650.000 km2.

...sipërfaqja e liqeneve është 1.7 milionë km2.

...vëllimi i tokës është 1.083.319.780.000 km3.

...largësia mesatare Tokë-Diell është 149.509.000 km.

...largësia mesatare Tokë-Hënë është 384.365 km.!

...acidi nitrik (NHO3) është acidi më i fortë dhe më i vjetër!

...ndërtesa më e lartë në botë ndodhet në TAJVAN dhe është me lartësi 580 metër!

...familja mbretërore Shqiptare ka ndërruar 172 herë shtëpinë!


...Singapori ka dendësinë më të madhe të popullsisë në botë me 5380 banorë/km2!

...Mongolia ka dendësinë më të vogël të popullsisë në botë me 1,6 banorë/km2!

...temperatura më e lartë në tokë është regjistruar në EL-AZIZ (Libi) dhe ishte 57,8´C!

...temperatura më e ulët në tokë është regjistruar në stacionin Rostok (Antarktidë) dhe ishte -89,6´C!---

...c'do ditë në botë kontrollohen rreth 3milionë pasaporta udhëtarësh, që po të vendosen njëra mbi tjetrën, do të arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

...Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani, si anija më gjigante është anija "Freedom" e cila peshon 2,7 milionë ton, gjatësi prej 1296 m dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65 000 veta, në 20 000 apartamente, pra një qytet i tërë lundrues.

...brenda ditës bëhen rreth 45000 fluturime ajrore, duke transportuar mbi 3,5 milionë udhëtarë.

...sot në të gjithë botën qarkullojnë rreth 630 milionë automobila dhe çdo ditë në botë prodhohen rreth 137.000 automjete

...tuneli më i madh nën det është ai i Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

...aeroporti më i madh i botës është HEK LAP KOK në Hong Kong me sipërfaqe 1248 ha.

...biblioteka me e madhe në botë, gjendet ne Kryeqytetin amerikan, Washington. Kjo bibliotekë u ndërtua me 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha llojeve.


...ndërtesa më e lartë prej 558 metrave është duke u ndërtuar në Xhakarta të Indonezisë.

...Palos quhet limani spanjoll (port) prej ku u nis Kristofor Kolombi (në pranverën e vitit 1492) për në Indi; në të vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë. Dhe kështu ai sot konsiderohet si zbulues i Amerikës.

...në fund të jetës së tij, trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër, asnjë eshtër e njeriut nuk është më e vjetër se 20 vjet sepse eshtrat përtërihen rregullisht.

...në Zelandën e Re, ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

...James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së lindjes, duke qenë bebja më e vogël e lindur që arriti të jetojë. Në lindjen e tij, më 20 Maj 1987, në Ottawa, Ontario (Kanada) peshonte vetëm 624 gr.

...nëna më e vjetër është Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali). Sipas statistikave, në korrik të vitit 1994, në moshën 63-vjeçare, ajo lindi një djalë.


...qukapiku mund ta godasë drurin deri në 25 herë brenda një sekonde.

...portieri Jose Luis Chilavert, shënoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000. Në librin e Rekordeve ai prezantohet nën titullin: "Portier apo
sulmues"

https://kuqezi.albanianforum.net/

5A e dini se ....!   Empty Re: A e dini se ....! 26/4/2012, 23:40

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
...substanca më e ëmbël nuk është sheqeri por një proteinë që quhet Thaumatin. Ajo fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus Danielli dhe është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës Perëndimore.

...milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë


...peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh, vetëm pas 10 min.


...DNA (nga analiza e së cilës marrim vesh atësinë e fëmijës) ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliardë atomesh dhe përmban 1 milionë faqe njohuri.

...sot, të gjitha bletët e botës, brenda një dite prodhojnë rreth 3.000 tonë mjaltë.


...sipas "Shoqërive të Bashkuara Biblike", Bibla (ose pjesë të saj) është përkthyer në më shumë se 2 200 gjuhë! Megjithatë, kjo është vetëm një e treta e 6 500 gjuhëve të botës që njihen sot.

...të shikuarit e shumë të televizionit e dëmton shumë kujtesën, kështu që, si kundërveprim mund të zgjidhni fjalëkryqe dhe po ashtu edhe të hani shumë peshk. Këtë hulumtim e ka bërë shkencëtari australian, Nensi Paçanom, në një anketë online, të publikuar nga "Reuters".

...në vitin 1795, një nëpunësi në Berlin i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.

...skandinavët dikur kanë prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drurëve, sidomos të pishës.

...nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrinin gjatësinë 60 kilometra.

..Streptomicina, është antibiotik që është zbuluar më 1944 nga shkencëtari Sallman Vacllav.

...forcat bërthamore janë me intensitet më të madh se të gjitha forcat e tjera të njohura në natyrë.

...Anglia konsiderohet si djepi i partive politike.

...Shqipëria zë vendin e shtatë në botë për përdoruesit e duhanit në raport me numrin e popullsisë. 800 mijë paketa shiten në ditë, ose secili pi nga 19 cigare.

...elefanti afrikan, me gjithë peshën e tij të rëndë, mund të vrapojë me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

...në botë, raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

...Budizmi, emri i këtij besimi rrjedh nga themeluesi i tij, Gaudam Budi (580-460 p.e.s.). Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

...vezën më të madhe e ka bërë një struc (shpend që jeton në shkretëtira të nxehta) nga Madagas dhe është e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3 m i gjatë, por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë, ekzistojnë vetëm 30 kokrra në tërë botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm tre janë marrë nga privatët. Njëra prej tyre është veza më e shtrenjtë e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë njëri do të dëshironte të paguante kaq shumë para për një kokërr vezë.

...nëse nga Londra do të fluturonit me "Konkord" (avion që nuk përdoret më për shkak të një tragjedie) për në Nju-Jork, atje do të arrinit për dy orë.


...mamaja e kërcimit modern, Isadora Duncan, vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.


...Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i vetëm që është vrarë në një fushë bejsbolli. Në atë kohë lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër “Neë York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë dhe i mori jetën.

...ethet e tifos janë një sëmundje e njohur në lashtësi gjer në vitet 1200 me emra të ndryshëm si; ethet e spitalit, ethet e burgut , ethet e anijes etj. që nga ajo kohë nuk njihen më epidemi të kësaj sëmundjeje, por kur flitet për të të gjithë popujt e botës i kujtojnë me tmerr. Janë diktuar raste shumë të rralla në kontinentin afrikan.

...burrat mendojnë zakonisht me një hemisferë të trurit (gjysmën), ndërsa gratë kanë tendencën ti përdorin të dyja njëkohësisht.

...që të mbajmë mend një ëndërr, duhet të zgjohemi në mes të ëndrës. Kur ëndërojmë, memorja afatgjatë eshte perkohesisht jashte perdorimit.


...burrat janë më të zotë kur përdorin llogjikën, ose ftohen të zgjidhin një problem të caktuar, ndërsa gratë kanë më shumë aftësi gjuhësore dhe kanë tendencën të kryejnë shumë punë njëkohësisht.

...poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë.

...austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq prej saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

...mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.

...Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

...udha e Qumështit përbëhet pak a shumë nga 200 miliardë yje.

...Streptomicina, është antibiotik që është zbuluar më 1944 nga shkencëtari Sallman Vacllav.

...forcat bërthamore janë me intensitet më të madh se të gjitha forcat e tjera të njohura në natyrë.

...Anglia konsiderohet si djepi i partive politike.

...Shqipëria zë vendin e shtatë në botë për përdoruesit e duhanit në raport me numrin e popullsisë. 800 mijë paketa shiten në ditë, ose secili pi nga 19 cigare.

...elefanti afrikan, me gjithë peshën e tij të rëndë, mund të vrapojë me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

...në botë, raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

...Budizmi, emri i këtij besimi rrjedh nga themeluesi i tij, Gaudam Budi (580-460 p.e.s.). Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

...vezën më të madhe e ka bërë një struc (shpend që jeton në shkretëtira të nxehta) nga Madagas dhe është e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3 m i gjatë, por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë, ekzistojnë vetëm 30 kokrra në tërë botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm tre janë marrë nga privatët. Njëra prej tyre është veza më e shtrenjtë e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë njëri do të dëshironte të paguante kaq shumë para për një kokërr vezë.

...nëse nga Londra do të fluturonit me "Konkord" (avion që nuk përdoret më për shkak të një tragjedie) për në Nju-Jork, atje do të arrinit për dy orë.

...mamaja e kërcimit modern, Isadora Duncan, vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.

...rekordin e pagjumësisë e ka arritur një anglez, i cili qëndroi për 11 ditë e net zgjuar.

...në mes të viteve 1725 dhe 1765, gruaja e një bujku rus, Feodor Vassilyev, ka lindur 69 fëmijë, shumica binjakë e trinjakë. Vetëm dy, i vdiqën gjatë lindjes!

...Durrësi në shek. XIV kishte 25000 banorë dhe ishte një ndër qytetet më të mëdha të Evropës.

...Katedralja e Milanos është e ndërtuar më 1579 dhe në të janë 40.000 ulëse.

...më 1912, në një papirus egjiptian, u zbulua një dramë e shkrimtarit antik grek Sofokli, e titulluar “Trashëgimtarët”. Kjo vepër është shkruar para 1355 viteve.

...mbreti i vjetër i Asirisë, Kiri dhe Aleksandri i Maqedonisë i kanë ditur me emër të gjithë ushtarët e tyre. Mbreti Mitridat i cili ka sunduar 22 popuj ka folur me shtetasit e tij pa përkthyes.

...vendi me më shumë lejlekë në botë është Polonia. Aty jetojnë 40.000 lejlekë ose 1/4 e të gjithë lejlekëve në mbarë botën.

...ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
...mesatarisht ne bote shkohet ne shkolle 200 dite, ne SHBA 180 dite, ne Suedi 170 dite, ne Japoni 243 dite.


...ne janar te vitit 1978 ne mishtoren "la Ron" ne Misuri te SHBA-ve eshte prodhuar suxhuku me gjatesi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg.

...Mesharin ,këtë vepër të famshme të Gjon Buzukut e ka zbuluar Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 në Romë.

...rolin e Skenderbeut në filmin "Skenderbeu" e luajti aktori rus Akaki Horava. Ky film u xhirua në Shqipëri aty ka viti 1957.

...e para kartoline kujtim u stampua ne Ekspozicionin e Pergjithshem te vitit 1889 ne Paris. Kishte si pamje Kullen Eiffel.

...objekti me i prezantuar mbi kartolina në gjithe shekullin e kaluar ndoshta ishte perendimi i diellit.

...ne xhepat e te vdekurve, Andinet (amerike jugore) vendosin nje qese me duhan dhe nje gjethe kokaine per ti bere balle udhetimit ne boten e pertejme.

...ne Florida dikush mund te gjobitet nese e ze gjumi nen kasken e parukjeres.

...ne San Francisco mund te shetisesh me nje elefant vetem nese e mban te lidhur me zinxhir.

...ne Alabama nuk mund te shkohet ne kishe me mustaqe fallso.

...ne Minnesota nuk mund te flihet zhveshur.

...aroma e portokallit qetëson kriminelët?

Kriminelët e vështirë në Hollandë janë bërë më pak agresivë dhe janë zënë më rrallë pasi janë ekspozuar ndaj aromës së portokallit. Policia në Roterdam tha se studimi sugjeroi se kriminelët, pjesa më e madhe shpërndarës droge, u qetësuan dhe bashkëpunuan më lehtë kur në ventilatorin e qelive qarkulloi aroma e portokallit. Drejtori i burgut thotë: “Është e mrekullueshme. Grindjet nëpër qeli janë zvogëluar ndjeshëm”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons