Liderët nga vendet nordike dhe baltike, së bashku me Britaninë mblidhen sot në një samit në Suedi për të bërë të mundur forcimin e lidhjeve dhe shkëmbimin e ideve për sfidat e ardhshme evropiane.
Sipas analistëve thonë se samiti më tepër është një mundësi e rëndësishme për formimin e një aleance të re brenda BE-sw me 27 vende anëtare, për ta krijuar një balancë ndaj rritjes së fuqisë së Gjermanisë dhe Francës.
Berlini dhe Parisi ishin të parët që kërkonin krijimin e një axhende evropiane për shkak të kërkesave për zgjidhjen e krizës së borxheve në Evropë.