Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një takim të mbajtur me aplikantët për t’u bërë pjesë e Akademisë Politike të PS, përcolli mesazhin se nuk janë njerëzit të cilët duhet të ndryshojnë, por politika.
I rrethuar nga të rinjtë, kreu opozitar vuri theksin tek besimi i humbur që ka pllakosur politikën, ndërsa kërkoi që ç’do njëri prej nesh mos të përdoret nga politika.
“Jam i mbresuar pozitivisht nga fakti se kaq shumë të reja dhe të rinj i janë përgjigjur ftesës për aplikim në Akademinë tonë politike. Kjo tregon se politika nuk e ka humbur rolin e saj pavarësisht shkurajimit. Megjithë baltën dhe pisllikun që kanë mbuluar rolin e politikës dhe shkelësit e etikës që i paraqiten politikës si politikanë, më vjen mirë që politika nuk ka munduar të japë shembullin e keq, mësimin e gabuar, modelin më të mbrapshtë të krijuar tek ju që pas rënies së dikaturës. Kam dëgjuar shpesh, shumë të rinj që nuk merremi me politikë, s’duam t’ja shohim bojën politikës. Gabim, se politika merret përditë me ju. Sa më shumë ju të tërhiqeni në këndin tuaj dhe sa më pak të merreni me politikën, do vuani mëkatet dhe gabimet e saj. Duhet të merreni me politikë që ëndrrave tu japësh vendimarrjen duke dhënë kontributin tënd si qytetar që politika të jetë e aftë të kontribuojë dhe të japë kontributet tek ti si individ”.
Ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e një numri të madh të të rinjve në politikë, ai shtroi nevojën e një ndryshimi politik, një politikë e re në funksion të të rinjve dhe me të rinjtë.
“Politika është një konkurencë dhe sfidë e madhe. Pa ndryshuar politikën, gjenerata juaj smund të jetoj një të nesërme të mirë dhe as të gjej vend në BE. Politika e vërtetë është ndryshe nga kjo që shihni është krejt tjetër është fisnike. Nëse ju nuk mereni me politikë, është ajo që merret me ju çdo ditë”.
Ndër të tjera, Rama nënvizoi faktin se gjenerata e re, mund të kthejë besimin për një politike fisnike.
“Sot pa ndryshuar politikën asgjë tjetër nuk ndryshon dot, për ju dhe të gjithë ju. Për realitetin e vështirë dhe të padurueshëm, në shtet, punë, lagje, e Shqipërinë ku jetojmë. Pa ndryshuar politikën, gjeneratat tuaja dhe më të mira nuk do gjejnë sot vendin që meritojnë në bashkësinë e lirë të popujve europian. Ju them se politika në vetvete është fisnike dhe ka mundësitë për të bërë transformime, ashtu siç ka bërë tek njerëzimi”.
Rama deklaroi se në Akademi do mund të kualifikohet një nga 20 aplikantë.