Kreu i OKB-së Ban Ki-moon deklaroi se Liga Arabe po planifikon të rifillojë misionin e saj në Siri, pasi ka kërkuar ndihmë nga organizata.
Ban Ki-moon e përshkroi si "katastrofike" mos rënien dakord mbi rezolutën e OKB-së në Siri, pasi kjo e kishte inkurajuar Damaskun "të shtojë dhunën mbi njerëzit e vet".
Bashkësia ndërkombëtare është duke u përpjekur për të gjetur një rrugëzgjidhje për krizën, pasi Rusia dhe Kina bllokuan rezolutën javën e kaluar.
Forcat siriane janë duke vazhduar sulmet mbi fortesat e opozitës në vend. Qindra njerëz kanë vdekur në qytetin qëndror të Homs, pas disa ditësh bombardimesh të rënda.
Siria
Siri, Britania në ndihmë të opozitës