Kryqi i Kuq u lejua të hynte në lagjen e shkatërruar të Baba Amrit, në qytetin e Homsit, lajmëroi të mërkurën një zëdhënës i organizatës ndërkombëtare humanitare.
Skuadrat që ndodheshin në zonë prej disa ditësh morën më në fund lejen për t’i asistuar banorëve të qytetit të shkatërruar prej bombardimeve disa-javore. Mungesa të theksuara ushqimesh, mjekimesh dhe uji të pishëm ishin raportuar më parë në zonë.
Lejimi i grupeve të Kryqit të Kuq u bë ndërsa shefja humanitare e OKB-së, Valerie Amos, është drejt rrugës për në Homs. Misioni humanitar ishte shtyrë me disa ditë, pasi autoritetet pretenduan se duhet të pastronin zonën nga minuat e pashpërthyera. Sipas mediave ndërkombëtare, koha u përdor për të pastruar gjurmët e krimeve mbi popullsinë e pambrojtur të qytetit rebel.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 7 500 persona kanë gjetur vdekjen në Siri si pasojë e dhunës, në 12 muajt e fundit.
TCH