Mister rreth humbjes se komunikacionit te nje ekipi shkencetaresh ruse ne Antarktide, te cilet po perpiqeshin te kryenin nje shpim ne liqenin Vostok , i varrosur ketu e 20 milione vjet ne akull.
Gjate komunikimit te tyre te fundit, komunikim i cilin ishte teper i veshtire, shkencetaret kishin thene se “kishin zbuluar diçka shume serioze…”.
Shkencetaret perballeshin me temperatura shume te uleta, qe arrinin deri ne -66 grade celsius, pasi ishin duke bere nje shpim ne liqenin Vostok, i cili eshte i mbuluar nga nje trashesi akulli prej 3.5 kilometrash. Synimi ishte qe te merrnin kampione uji nga liqeni 20 milione vjeçare me qellim qe ti analizonin ate ne laboratoret e posaçem per te mbledhur informacion rreth krijimit te jetes ne planetin tone.
Shpimi duhej te perfundonte para se te arrinte dimri vrases dhe te izolonte aty shkencetaret. Ky mision ndiqej me kujdes edhe nga Amerikanet, te cilet kishin deklaruar se “ekipi i shkencetareve ruse ishte shume here me i pergatitur dhe i afte sesa shkencetaret amerikane te pergatitu per te njejtin mision”.
Por, “Ketu e gjashte dite ekipi i shkencetareve ruse, nuk ka dhene shenja jete!”, siç deklaron Dr. John Priscu, profesor Ekologjise ne Universitetin Montana.
Profesori amerikane, deklaroi ne Fox News se heren e fundit qe kishte komunikuar me ta, nepermjet e-mailve, javen e shkuar, ekipi i shkencetareve ruse i kishte njoftuar atij se ndodhej 13,5 metra prej andej ku besohej se ishte siperfaqja e liqenit, i cili nuk kishte ardhur ne kontakt me eren atmosferike ketu e 20 milione vjet! Nder et tjerash ne kete komunikim, shkencetaret ruse i kishin njoftuar profesorit amerikane: “Zbuluam diçka shume serioze” dhe qysh atehere humben gjurmet e tyre.
Qe nga ai moment pohoi Dr. Priscu nuk ka marre me asnje te re nga ekipi i shkencetareve ruse, por edhe askush tjere…
“Temperaturat aty ndodhen gjithmone ne -55 grade celsius, dhe koha e disponueshme per shkencetaret ishin vetem dy jave para se te ngrije gjithçka”, deklaroi Dr, John Priscu.
“Eshte njesoje sikur te punosh ne nje tjeter planet, ku askush nuk kas shkuar dhe nuk di se cilin e çfare do te gjeje aty”, shpjegonte me 27 janar Valery Lukin, Kreu i Institutit te Kerkimeve te Antarktides dhe Arktikut AARI (Arctic and Antarctic Research Institute) ne Shen Petersburg, i cili mbikeqyr programin e shpimit: “Sinqerisht nuk dime se çfare na pret atje poshte! Ekipi punon 24 ore ne dite pa pushim ne turne qe te arrije te perfundoje misionin pa arritur dimri vrases”, pohoi Valery Lukin.
Por çeshtja nderlikohet edhe me shume, pasi shkencetare rus te stacionit Vostok, i cili ndodhet ne rajon, duhet ta kene braktisur ate deri me 6 shkurt.
“Eshte shume shpjet te mendojme per te keqen. Ekipi eshte i perqendruar ne misionin e tij, te pakten sa mund ta kryej ate”, deklaron studiuesja dhe shkencetarja e Universitetit te Kolumbise, Robin E. Bell ne Britaniken Daily Mail: “Nuk do te shqetesohesha kaq shume. Kur bene diçka kaq serioze, e fundit qe mund te mendosh, eshte humbja e kohes duke folur me njeres te tjere”, tha ajo duke shtuar me tej: “Studimi i liqenit Vostok, eshte nje mision shume i rendesishem per Rusine dhe ekipin e shkencetareve te z. Lukin, e cila eshte me e mira ne fushen e gjeologjise ne gjithe boten. Kush e di se çfare mund te kene gjetur dhe nese zbulimi qe ata bene ka lidhje me zhdukjen e tyre?”.
Rajoni i liqenit Vostok, konsiderohet si nga me te shkrete, jo mikpritese ne bote. Ne 21 korrik 1983, ishte regjistruar temperatura me e ulet ne histori -89,4 grade celsius.
Shkencetaret ruse kishin komunikuar edhe me dy ekipe te tjera ne rajon te cilet ndodhen aty per misione t ndryshme, me anet e satelitit dhe teknologjise Iridium, por siç dhe shpjegon mikrobiologu britanik, Dr. David A. Pearce ne Fox News, kreu i ekipit te shkencetareve Anglez, ne Antarktide ekzistojne vende ku komunikimi eshte shume i veshtire ose nuk mbulohet nga rrjeti telekomunikacionit satelitor, keshtu edhe vendi i shpimit.
“Duhet te jene larguar deri me 6 shkurt”, thote ai, per te shpjeguar me tej: “Qe te dy ekipet komunikonin midis tyre, si dhe me palen ruse dhe ata me radhe na njoftonin per ecurine e misionit. Pas nje periudhe kohe nuk dime me se çfare ka ndodhur. Mund te kene ndeshur pengesa teknike. Mundet akoma te kene mbledhur informacionin e duhur si dhe zbulimin serioz te tyre dhe te jene nisur drejt kthimit. Por mungesa e komunikimit gjashte ditet e fundit, menjehere pas zbulimit te tyre na ka shqetesuar shume, si dhe na kane lindur dyshime te medha ne ciklet e shkencetareve qe ndodhen ne Antarktide”. (Marre nga albobsevrer.com)
Per me teper ndiqni videon: