Deri pak kohë më parë konsiderohej si “tabu” dhe utopi, por dokumentet e fundit e ardhur në dritë kanë përmbysur gjithçka!
Në dokumentarin në vijim jepen detaje dhe të dhëna rreth fushatës, rrënjëve dhe përpjekjeve të Rajhut të Tretë me teknologjinë që dispononte aso kohe të anti-gravitetit, të disqeve fluturues dhe të teknologjive she sekreteve të ardhur nga lashtësia!
Një nga çështjet më kryesore të dokumentarit, është ekzistenca e “Bazës 211” sekrete, si dhe bazën e nëndheshme naziste në Antarktidë. Dëshmitë e gjeneralëve gjermanë për nëndetëset U-Boat, si dhe zhdukja misterioze e disa qindra shkencëtarëve nazist dhe mekanikëve të luftë së dytë botërore.
Gjithashtu, i referohet pretendimeve të çështjes së aplikimit të teknologjisë jashtëtokësore, të riprodhimit të saj nga një studim të kryer nga një grup shkencëtarësh gjermanë dhe ekzistenca misterioze e “Kompanisë Thule” në fillim të shekullit të njëzetë.
Madje, në dokumentar paraqiten dhe një sërë shfaqjesh misterioze objektesh të pa identifikuara fluturimi, të cilat konsiderohen krijesë e dorës të njeriut që janë vëzhguar në rajonin e Antarktidës, si dhe vrimat e krimit si një pikë hyrje dhe dalje të anijeve jashtëtokësore, si dhe mundësin e implikimit të sistemit të qa shumë përfolur të HAARP.
Ndërkohë, përfshihen dhe të gjitha bazat sekrete amerikane që ndodhen në Antarktidë, të cilat banohen nga agjentët e CIA-s dhe Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës.
Atë çka përcakton ky dokumentar, që është nga më i miri i llojit të tij, janë dëshmitë e shkencëtarëve të lartë të Rusisë dhe të personelit ushtarak, të cilat janë shumë të besueshme./alb-observer/
Ndiqni në vijim faktet tronditëse: