Një 44-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjes. Pranvera Braka, 44 vjeç, ka qenë duke kaluar rrugën në afërsi të unazës së qytetit, kur është goditur nga automjeti me targa LU 2699 C, në të cilën udhëtonin 3 persona.
Gruaja ka gjeur vdekjen e menjëhershme, ndërsa mjeti ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Për pasojë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Markel Çela, 21 vjeç, dhe dy pasagjerët, Enea Mykollari, 19 vjeç, dhe Ervis Kopani, 20 vjeç, por pa rrezik për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte mjeti.