Forumi Kuq E Zi
Plani i qeverisë: Deficitin e ulim pas zgjedhjeve 2013 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Plani i qeverisë: Deficitin e ulim pas zgjedhjeve 2013 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Plani i qeverisë: Deficitin e ulim pas zgjedhjeve 2013 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Plani i qeverisë: Deficitin e ulim pas zgjedhjeve 2013 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Plani i qeverisë: Deficitin e ulim pas zgjedhjeve 2013 Qeveria


Plani më i ri makroekonomik i Shqipërisë parashikon që deficiti buxhetor i vendit të mbetet sërish në nivelin e 3 përqindëshit të Prodhimit të Brendshëm Bruto për dy vitet e ardhshme, ndërsa një ulje e lehtë në nivelin 2.5 për qind parashikohet të kryhet vetëm në vitin 2014, pra pas zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Sipas gazetës ‘Shqip’, kuadri makroekonomik u miratua në qeveri disa ditë më parë dhe nuk përmban ndonjë ndryshim domethënës në krahasim me të vjetrin. Qeveria vijon të jetë e bindur se rritja ekonomike e vitit 2011 ishte 3 për qind dhe ajo e këtij viti do të jetë 4.3 për qind, dy shifra këto që kanë pothuajse zero shanse të dalin të vërteta. Stoku i borxhit publik, sipas qeverisë, do të jetë pak më i ulët se sa niveli maksimal ligjor prej 60 përqindësh për dy vitet e ardhshme.

Kuadri i ri parashikon që të ardhurat totale të qeverisë gjatë periudhës 2012-2015 do të jenë 25.7-25.9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që në periudhën 2008-2010 kanë qenë më të larta se sa 26 për qind e PBB-së.

Kuadri Makroekonomik e Fiskal është një dokument me anë të të cilit qeveria parashikon se çfarë do të ndodhë gjatë tre viteve të ardhshme. Ai rishikohet në mënyrë periodike në përputhje me zhvillimet më të fundit. Rishikimi kësaj here nuk ka marrë parasysh pasojat e mundshme nga kriza në Eurozonë, gjë që i ka shtyrë të gjitha institucionet ndërkombëtare të ndryshojnë parashikimet e veta. Rishikimi i parashikimit është një fenomen normal në të gjithë botën, por fakti është që në Shqipëri parashikimet janë në mënyrë frekuente më të larta se sa rezultati dhe kjo gjë ka vijuar që nga viti 2002, kur qeveria përgatiti parashikimin e parë afatmesëm.

Llogaritë e reja

Ndryshimi më i dukshëm në kuadrin e ri është llogaritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, duke marrë parasysh censusin e fundit, i cili e nxori popullsinë banuese vetëm 2.83 milionë banorë nga 3.2 milionë që ishin vlerësimet e mëparshme. Për këtë arsye, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë tani llogaritet në 4800 dollarë amerikanë për këtë vit (489 mijë lekë ose 3500 euro). PBB për frymë e vlerësuar, sipas standardit të fuqisë blerëse, është 11.400 USD.

PBB për frymë sipas fuqisë blerëse merr parasysh faktin që me 1 dollar të shpenzuar në Shqipëri mund të blihen 2.4 herë më shumë mallra e shërbime nga sa mund të blihen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët kanë të ardhura mesatare prej 11.400 USD në vit, por do të thotë se një shqiptar jeton në Shqipëri aq varfër, sa mund të jetojë një amerikan me të ardhura prej 11.400 dollarësh.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons