Pasi dhuna vazhdon të rritet në Siri, zyrtarët amerikanë bënë të qartë se Shteteve të Bashkuara u ka humbur durimi me Presidentin Bashar al-Asad.
“Ditët e tua janë të numëruara”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, në komentet e drejtuara udhëheqësit sirian. “Është koha, madje i ka kaluar limitet, për të transferuar pushtetin me përgjegjësi dhe në mënyrë paqësore”.
Komentet e saj erdhën pasi dy zyrtarë të lartë të administratës thanë për CNN se, ndërsa fokusi i SHBA-së mbetet në ushtrimin e presionit diplomatik dhe ekonomik mbi Damaskun, Pentagoni dhe Komanda Qëndrore amerikane kanë filluar një shqyrtim paraprak të brendshëm
Siria
Siri, Lavrov takon Asad
Liga Arabe ndërpret lidhjet diplomatike me Sirinë
Lavrov në Siri, bisedime me Assad
të kapaciteteve ushtarake, në mënyrë që të përgatisin opsionet në rast se Presidenti Obama bën thirrjen për ta.
Megjithatë, një nga zyrtarët tha se "Kjo mbetet një fushatë për të aplikuar presion ekonomik dhe diplomatik." Asnjë zyrtar nuk ishte i gatshëm për t'u identifikuar, pasi nuk ishin të autorizuar për të biseduar me mediat.
Ndërkohë në sfondin e fjalëve rreth planeve për një ndërhyrje ushtarake të mundshme, gjakderdhja ka vazhduar pa u pakësuar në Siri edhe ditën e martë.