Në një seri stuhish dhe tornadosh të fuqishme, kanë gjetur vdekjen rreth 27 persona në Shtetet Amerikane të Indianas, Kentuckyt dhe Ohajos, deklaruan zyrtarët.
Zyrtarë lokalë të policisë konfirmuan se nëntë njerëz vdiqën pasi tornadot përfshinë tre qarqe në Indiana.
Pesë të tjerë vdiqën në Kentucky, dhe një në Ohajo. Më herët, tornadot goditën Alabamën, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Stuhitë, të cilat u shtrinë në një pjesë të madhe të Perëndimit të mesëm të SHBA-ve, erdhën disa ditë pasi nga e njëjta situatë gjetën vdekjen 13 njerëz.
Vdekjet e para të premten janë raportuar në Indiana, ku qyteti i vogël i Henryville u dëmtua rëndë. Raportet ekstreme të dëmit përfshinin edhe çatinë e shkatërruar të një shkolle të mesme.
Një zyrtar nga departamenti i Sherifit të Kontesë Klark e përshkroi qytetin e afërt të Marysville, në Indiana, si të zhdukur plotësisht.