Në një kohë kur në të gjithë botën po flitet për cenimin e privatësisë kjo shtëpi do të ishte perfekt. Por është vetëm një problem i vogël pasi ajo kushton më shumë se 1 milion euro dhe ndodhet buzë detit.
Për të hyrë në këtë shtëpi më parë duhet kaluar nëpërmjet një ure private.
Kjo urë është bërë edhe shkaku që çifti Lord dhe Ladi Long pas një dekade të vendosin për ta shitur shtëpinë. Ata thonë se gjithnjë e më shumë me kalimin e moshës po hasin vështirësi në përshkimin e urës.
Shtëpia është e ndërtuar në majë të ishullit Touan në vitin 1910, që ndodhet pak metra larg bregut. Ajo ka edhe një magji tjetër pasi batica dhe zbatica në që herë shtëpia të jetë në ishull dhe herë në bregdet.
Lord Long, 83 vjeç e ka blerë shtëpinë në vitin 2001 si shtëpi pushimesh për 600 mijë euro.
Ura është ndërtuar në vitin 1901 dhe është e vetmja urë e privatizuar në Britani.