Forumi Kuq E Zi
Puna e nenave vlen miliona euro Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Puna e nenave vlen miliona euro Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Puna e nenave vlen miliona euro Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Puna e nenave vlen miliona euro Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Jane te afta per t’u transformuar ne kuzhiniere, pastruese, infermiere, shofere, mesuese, keshilltare e edukatore. Puna e nenave per te edukuar dhe rritur femijet vlen 1.7 milione euro. Prinderit jane te rendesishem ne jeten e secilit prej nesh. Se bashku ata mund te realizojne nje mori gjerash ne emer te dashurise, perkushtimit dhe edukimit te femijeve. Duke vene ne pah rendesine e tyre gjate rritjes se nje femije eshte e pamundur te mendosh se njeri eshte me pak i rendesishem se tjetri. Megjithate roli i nenes mbetet i pazevendesueshem. Nje nder arsyet kryesore eshte se nenat mund te kujdesen me shume per femijet. Ato jetojne ne stres mes pergjegjesive familjare dhe atyre te punes.


Kohet fundit, puna e nenave eshte bere edhe pjese e nje studimi shkencor. Nese mamate e te gjithe botes do te paguheshin per te gjitha punet e tyre, nuk do te benin asgje falas per femijet dhe familjen, shuma e parave do te ishte teper e larte. Por sa vlen puna e nje nene? Veshtire qe ndonjerit prej nesh t’i kete shkuar ndermend ta mendoje nje gje e tille. Por ja qe ka edhe nga ata qe nuk u ka shpetuar ky detaj. Me laps ne dore kane bere te gjitha llogaritjet e te gjitha puneve qe ben nje nene. Perfundimi?

Nje djale ose vajze, ne prag te 18-vjetorit te lindjes, duhet ta falenderoje mamane 1.7 milione here. Ne fakt kjo eshte vlera ne para e puneve te kryera nga nenat moderne “shumefunksionale”, te cilat jane te afta te transformohen sipas rastit, ne kuzhiniere, pastruese, infermiere, mesuese, keshilltare, edukatore, per te rritur ne menyren me te mire te mundshme femijet e tyre, duke shpenzuar nje energji te madhe qe eshte e veshtire ta krahasosh me profesionet e tjera.

Dihet qe nena eshte zonje shtepie: gatuan, sistemon vendin, pastron, pret e percjell njerez dhe merret me edukimin e femijeve. Natyrisht qe te gjitha keto i ben falas. Por nese ajo do te vendoste t’u vinte nje çmim puneve qe ben per nje femije, atehere vlera monetare do te ishte jashtezakonisht e larte, nuk ka rendesi nese ajo punon me kohe te plote ose te pjesshme, duke perfshire te shtunat dhe te dielat.

Ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga disa profesioniste te revistes britanike “Tesco”, ne nje rrjet supermarketesh, qe me pas eshte publikuar edhe nga “Daily Mail”. Studiuesve u eshte kerkuar te mbajne shenim (duke bere llogarite) te gjitha punet dhe detyrat qe nje nene ben per femijet e saj, nga lindja deri kur ai mbush 18 vjeç.
Studimi

Duke llogaritur kohen e shpenzuar per çdo aktivitet dhe duke e konvertuar ne para, ne baze te pages mesatare te nje profesionisti, studiuesit kane arritur ne shumen monetare te 1 424 504 sterlinave, qe u korrespondojne 1 704 588 milione eurove. 1600 ore zihen nga punet e shtepise, qe duke u konvertuar ne para arrijne vleren e 16700 eurove; 364 oret qe kalohen ne kuzhine jane te barabarta me 131 mije euro, sigurisht ne rast se do te vendosnit ta nderronit mamane me nje kuzhinier personal.

Po ashtu 52600 euro do te nevojiteshin per te punesuar nje shofer (qofte per itinerarin shtepi-shkolle, ose disa ore ne qendren tregtare), 718 mije euro te tjera per dadon (qe duke bere llogarite jane te barabarta me 88 mije ore pune). Edhe sherbimi i lavanterise nuk do te ishte shume ekonomik, duke pare 85 mije eurot qe do te shpenzoheshin ne 18 vjet per larjen dhe hekurosjen e rrobave; 98 mije eurot e shpenzuara per mesimet e edukates dhe miresjelljes, 8300 eurot per marredheniet publike, si dhe 6260 eurot per nje infermiere me pagese.

Pas ketij studimi, drejtoresha e revistes “Tesco Magazine”, Maureen Rice, u shpreh per londinezen “Daily Mail”: “Une jam nene vete dhe kam mbetur tejet e habitur kur zbulova se sa shume duhet te paguhemi per punet qe bejme çdo dite. eshte logjike qe gjithçka e bejme per dashuri dhe shpresoj qe ashtu si une te gjitha nenat te jene krenare e te ndihen te vleresuara nga kjo shifer marramendese, e cila lidhet me punen tone te pazevendesueshme. Ne fund te fundit nena mbetet gjithmone nene, me te vertete eshte nje, por vlen sa per katermbedhjete (po aq sa numri mesatar i puneve qe ben).

Te jesh prind eshte nje prej puneve me te rendesishme e me te veshtira qe mund te ekzistojne dhe nuk çuditem aspak qe vlera e puneve te kryera e konvertuar ne para, te jete aq e larte. eshte e rendesishme te dihet vlera ekonomike e nje nene, edhe pse shpesh baballaret japin ndihmen e tyre, sepse te qenet nene mund te jete sa e kenaqshme aq edhe e veshtire, e lodhshme dhe impenjative ne te njejten kohe. Shpresoj qe kontributi im per femijet e mi do t’i ndihmoje ata te behen qytetare te mire e te dobishem dhe te jetojne te lumtur ne vendin e tyre”, thote ajo. Megjithate, ne vend te kesaj vlere te madhe parash, nenat do te ndiheshin me te paguara nese ne kembim do t’u dhurohej me shume buzeqeshje dhe dashuri. Shqip

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
vlen atje se ktu tek ne svlehet asnje lloj punne

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons