Ligji për deklarimin e të ardhurave personale detyron edhe emigrantët shqiptarë të deklarojnë të ardhurat nga puna e tyre në emigrim, kur ata krijojnë të ardhura edhe në Shqipëri.
Zbatimi i ketij ligji eshte i detyrueshme edhe per ata emigrante, qe janë rezidentë fiskalë në Shqipëri, pra edhe nëse jetojnë në Shqipëri më pak se 183 ditë në një vit. Shqipëria ka marrëveshje taksimi me shumicën e vendeve kryesore, ku kanë emigruar shqiptarët.
Kjo do të thotë se ata emigrantë që punojnë në tregun formal dhe që i kanë paguar taksat në vendet e tyre të emigrimit, nuk paguajnë taksa shtesë kur deklarojnë në Shqipëri.Por kjo masë mund të krijojë një tjetër problem. Një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë punojnë në tregun joformal dhe nuk mund të dokumentojnë të ardhurat e tyre. Sipas qeverise, përmes ligjit të amnistisë emigrantëve iu eshte dhene mundesia te deklarojnë të ardhurat e tyre të pataksuara në vendet ku punojnë, kundrejt një takes prej 3 për qind të vlerës.
Pasi afati i amnistisë të përfundojë, cdo emigrantë që deklaron të ardhura, për të cilat nuk ka paguar taksa në vendin e emigrimit do paguajë 10 për qind në Shqipëri. Për momentin realizimi i kësaj mase duket i vështirë.