Diellit i doli pronarja, taksa për përdoruesit
Miliarda vjet pas krijimit të tij, burimi i jetës, Dielli, tashmë është në pronësinë e një spanjolleje, e cila u shfaq si pronarja e tij. Këtë lajm gjetëm sot në faqen elektronike të gazetës “La Voz de Galicia”.Jam pronarja e Diellit, të një ylli të tipit G2, që ndodhet në qendër të sistemit tonë diellor, në distancë rreth 149,6 milionë kilometra larg Tokës”, thuhej në të.Pronarja e re e Diellit, 49-vjeçarja Angeles Dura tha për gazetën se ndërmori këtë hap, kur lexoi në muajin shtator për një amerikan i cili e kishte regjistruar veten si pronar i Hënës dhe i shumicës së planetëve në Sistemin tonë Diellor.Në fakt, ekziston një marrëveshje ndërkombëtare, ku thuhet se asnjë shtet nuk ka të drejtën e pronësisë së ndonjë planeti apo ylli, por bëhet fjalë për shtete dhe jo për individë, shtoi.“Nuk është shaka, unë e dorëzova kërkesën time në mënyrë të ligjshme. Nuk jam e paditur, e di ligjin. Këtë veprim mund ta kishte ndërmarrë gjithkush, thjesht ndodhi të isha unë e para”.Dokumenti i lëshuar nga një noter, e deklaron Duran pronaren e Diellit.Kjo spanjolle “e guximshme”, e cila jeton në qytetin Salvaterra do Mino, tha se dëshiron të vendosë një taksë për të gjithë ata që përdorin Diellin. Nga shuma e mbledhur, gjysmën do t’ia japë qeverisë spanjolle dhe 20% do të përdoret për pensionet. Ajo, si një bamirëse me zemër të madhe, do të dhuronte 10% të taksave për kërkime të reja shkencore, 10% për të luftuar urinë në botë dhe do të mbeteshin vetëm 10% për të.“Ka ardhur koha të fillojmë të veprojmë saktë. Nëse nëpërmjet kësaj ideje mund të përftojmë të ardhura në shërbim të njerëzve, atëherë, pse jo?”, – përfundon zonja Duran./