Një ditë pasi Rusia dhe Kina vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, opozita siriane kritikoi ashpër vendimin e marrë nga dy superfuqitë, duke e konsideruar atë si “një liçensë për të vrarë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa kancelari perëndimore gjithashtu shprehën “zhgënjimin e tyre të thellë”.
Në një deklaratë, Këshilli Kombëtar Sirian, një grup opozitar në diasporë, i bëri thirrje Moskës dhe Pekinit që të ndryshojnë qëndrimin e tyre, përpara se të jetë tepër vonë.
“Opozita siriane njeh si përgjegjës për përshkallëzimin e vrasjeve dhe genocidin mbështetjen ndërkombëtare që i është dhënë regjimit të al-Assadit. Me këtë veto kundër, Rusia dhe Kina e
Siria
OKB, dështon rezoluta për Sirinë
Masakër në Siri, mbi 200 të vrarë
“Ushtria siriane ka torturuar fëmijë”
kanë shndërruar veten në palë të kësaj masakre, duke i dhënë qeverisë një liçensë për të vrarë”, shprehej Këshilli.
Rezoluta, e propozuar nga Liga Arabe dhe e mbështetur nga vendet perëndimore, kërkonte mbajtjen e menjëhershme të zgjedhjeve dhe largimin e Assadit nga skena politike.
Megjithatë, Moskën dhe Pekinin, dokumenti nuk jepte garanci të mjaftueshme për mosndëhyrjen ushtarake ndaj Sirisë, në të njëjtën kohë që kërkesa për largimin e “një qeverie të zgjedhur me votë” u konsiderua si një ndërhyrje e paligjshme në çështjet e brendshme të një vendi sovran.