Forumi Kuq E Zi
Siri, opozita refuzon kërkesën e Annan  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Siri, opozita refuzon kërkesën e Annan  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Siri, opozita refuzon kërkesën e Annan  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Siri, opozita refuzon kërkesën e Annan  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Siri, opozita refuzon kërkesën e Annan  Siri-dezertoretAktivistët e opozitës siriane kanë refuzuar kategorikisht thirrjet e Kofi Annan, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, për të dialoguar me qeverinë.

Lideri i krahut kryesor të opozitës, Burhan Ghalioun deklaroi se ofertat ishin “zhgënjyese” në një kohë kur sirianët po masakrohen çdo ditë.

Zoti Anan, që do të qëndrojë në Siri deri të shtunën, kishte deklaruar se zgjidhja e situatës bazohet në një “marrëveshje politike”. Ai tha gjithashtu se një militarizim i mëtejshëm vetëm sa do të përkeqësonte gjërat.

Ndërkohë, shefja e OKB për çështjet humanitare, Valerie Amos deklaroi se qeveria

siriane ka pranuar “të kufizojë vlerësimin” e situatës në vend.

Në një konferencë për shtyp nga Ankaraja, Amos deklaroi se i kishte kërkuar qeverisë siriane akses të pakufizuar në zonat më të prekura nga bombardimet, por qeveria kishte kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën.

Amos ka vizituar kampet në kufirin turko-sirian për të parë situatën e rreth 11 mijë refugjatëve sirianë dhe më herët gjatë javës ajo ka qenë edhe në Homs, ku pa nga afër luftimet e dhunshme.

Dhjetëra mijëra persona raportohet se kanë zbritur të premten në rrugët e mbarë Sirisë, për të protestuar kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad.

Aktivistët e opozitës deklarojnë se trupat ushtarake po mblidhen në provincën veriore të Idlibit dhe i druhen një tjetër ofensive madhore si ajo në Homs.

Siria, Kina kërkon dialog

Kina po shton përpjekjet e saj për gjetjen e një zgjidhje “të drejtë” të konfliktit që ka mbërthyer Sirinë, ku për thuajse një vit, forcat opozitare dhe ato qeveritare kanë kaluar në një përleshje të armatosur që ka shkaktuar mijëra viktima, pjesa më e madhe civilë.

Pekini njoftoi caktimin e një të Dërguari të Posacëm për Lindjen e Mesme dhe Europën, misioni i të cilit do të jetë koordinimi me vendet europiane dhe mbledhja e qendrimeve të tyre në lidhje me situatën në Siri.

Kina apeloi sërish për uljen e armëve nga të dyja palët dhe nisjen e dialogut për gjetjen e një zgjidhje paqësore të problemit.

I dërguari i posacëm do të jetë zv/ministri i Jashtëm, Zhang Ming që do të nisë një vizitë 4-ditore që nga dita e shtunë në Europë, për t’u ndalur më pas në Arabinë Saudite dhe Egjipt.

“Turi diplomatik i Zhang Ming synon rritjen e komunikimit mes palëve për të ballafaquar qendrimet e secilës prej tyre në mënyrë që të mund të diskutohet një zgjidhje paqësore për krizën siriane”, thotë agjencia shtetëore e lajmeve në Kinë, Xinhau.

Kina dhe Rusia ishin dy vendet anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të cilat e përdorën këtë të drejtë për të penguar kalimin e një rezolute të propozuar nga Liga Arabe dhe të mbështetur nga Perëndimi ku i kërkohej largimi nga pushteti presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rusia e quajti projekt/rezolutën e Ligës Arabe si një tentativë të ngjashme me atë të miratuar për Libinë që coi në një ndërhyrje të paligjshme ndërkombëtare mbi një vend sovran. Moska nëpërmjet ambasadorit në OKB, akuzoi gjithashtu se në Siri, krahas forcave të armatosura të opozitës luftojnë edhe rreth 15 mijë mercenarë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons