Forumi Kuq E Zi
Koha eshte nje iluzion. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Koha eshte nje iluzion. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Koha eshte nje iluzion. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Koha eshte nje iluzion. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Koha eshte nje iluzion. Empty Koha eshte nje iluzion. 19/5/2011, 20:44

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Jeni ju qe krijoni kohen.
Koha egziston ne dimensionin e koshiences tone dhe varet nga ajo. Kjo do te thote se ka 7 miliard sfumatura kohe, te gjitha te ndryshme ne baze se koshiences qe e jeton. Ne nje nivel te pakuptueshem, me egon materiale, nen nje koshience kolektive, koha jetohet si nje linje e drejte infiniti. Ne baze te kultures dhe gjuhes qe ka ajo kulture cdo shoqeri e mat kohen ne baze te vizionit te saj qe ka per boten qe e rrethon. Kjo sjell qe ne disa gjuhe te kete psh: te shkuar, e shkuar historike, e tej shkuar, neser, pasneser, pasi pasneser, pardje etj etj qe jo te gjitha gjuhet e botes ndajne te njejtin fenomen ne llogaritjen e kohes. Ne dimensionin linear te kohes ne jetojme ne nje ndarje nga njeri tjetri sepse secili nga ne ka vijen e vet dhe here pas here ndodh qe te sinkronizohemi me linjen kohore te dikujt tjeter. Nga ky realitet i krijuar nga ne ndihemi te ndare dhe cdo gje behet e veshtire. Jane te veshtira marrdheniet me te afermit, pse prinderit nuk na kuptojne, eshte e padurueshme puna me koleget tane, dhe mbi te gjitha eshte shume konfliktuale perballja me ate qe quajme vdekje. Brenda jush ndjeni ankth, merzitje, mospelqim, trashje, nervozizem, ndjeni se ju mungon dicka. Cfare ju mungon ?!
E gjitha kjo ndodh sepse jeton nje realitet iluzionar. Jeton ne nje dimension kohe qe nuk eshte e jotja, por jane presione qe te vijne nga jashte. Kur ti gezon jeten apo ndjen bukurine ti ne te vertete je duke jetuar nen nje dimension tjeter koshience. Koha ndryshon dhe nuk eshte me nje vije e drejte lineare. Ajo ndalon mbarvajtjen e saj deri sa mund te perdridhet mbi veten e saj, te behet rreth. (circolare)
Sa here i ke thene vehtes tende: “ me duket sikur ishte dje por ama kane kaluar shume kohe” ?? ne ato momente mund te kuptosh iluzionin e kohes dhe kohes mbi evenimentet.

Keshtu qe je ti qe drejton kohen tende.
Koha lineare eshte koha kolektive, koha e krijuar nga iluzioni i materies: kur bashkohesh me te mund te “semuresh”, plakesh, sepse fiziku juaj korruptohet dhe bie.
Kur ti jeton kohen e brendshme tenden ti ndodhesh ne nje shkalle apo dimension tjeter, aty shikon se koha ngadalesohet, humb konsistence, avullon. Sa nga ju e dine teorine e relativitetit ?! Einstein e tregonte me keto fjale: <<When we sit with a nice girl for 2 hours it seems like 2 minutes, when u sit in a hot stove for 2 minutes it seems like 2 hours, That’s realitivity>> sa here kohet e fundit me ty rreze kemi kaluar ore te tera dhe na eshte dukur sikur te kishin kaluar vetem pak minuta, aty koha zhduket sepse jemi duke jetuar kohen tone. Ne dimensionin e esences time Divine mund te shoh njerez qe jetojne kohen lineare te cilet kalojne para meje si nje film qe ecen me shpejtesi, ndersa per mua koha eshte ngadalesuar. Mund te shikosh keshtu shume gjera te vogla, te ndalosh ne ato te vecanta te cilat e bejne jeten nje dhurate shume te bukur, nje burim te vazhdueshem gezimi. Disa nga ju adhurojne detajet, dhe se gjerat e vogla bejne gjerat e medha dhe se ato te voglat kane shume vlera nganjehere. Si e kuptoni ju kete ?! E keni pyetur ndonjehere vehten ?!
Mund te degjosh kengen e nje zogu dhe pastaj te disa te tjerve qe bashkohen duke prodhuar nje korr ndersa pak me perpara degjoje vetem zhurmat e makinave apo zhurmat e mendimeve te tua plot ankth.
Ne dimensionin e esences tende Divine, sepse ti je 1, eshte koha e Shpirtit, dhe ne kete dimension trupi yt ngadaleson plakjen e tij sepse inverton procesin e plakjes duke gjeneruar qeliza te reja ne mase gjithmone e me te madha. Kete shembull na e japin personat qe njohin mire keto procese, ata qe jetojne ne tibet psh, qe jetojne 70% mbi 110 viteve e mos me shume…
Koha lineare eshte nje iluzion i mendjes njerezore qe ka harruar Shpirtin dhe harmonine. Harmonia me natyren na lejon te jetojme nen nje dimension te ndermjetem midis kohes se Shpirtit dhe kohes lineare, duke vajtur drejt kohes ciklike me miliona situata alternative. Koha ciklike eshte dimensioni i kohes qe ka natyra, nga mbreteria minerale, vegjetale dhe animale: eshte cikli i sezoneve, i lules qe behet frut e qe duke u kalbur leshon faren per nje jete te re, nje fruti te ri. Sa here jam ne dritaren tende une shikoj krijimin, mbase nuk e ke vene re. Qenie te bukura, jepini rendesi kesaj harmonie midis natyres dhe kohes se shpirtit sepse do t’iu beje te jetoni ne paqe. Eshte paqja e brendshme qe lind nga bindja e perjetesise nepermjet se ciles cdo gje rilind dhe rinovohet.
Ti besoj se do te thuash se tani nuk ka me sezone, ka crregullime, ky dimer eshte me i ftohte, kjo vere me e nxehte etj etj.. Une te them se kjo eshte fryt i konceptit qe ti ke per kohen, kjo nuk eshte koha e natyres. Mund te kuptosh me mire nese te them se panvaresisht “c’rregullimeve” te sezoneve, eshte gjithsesi e mundur te hash cdo ushqim apo frut ne cdo periudhe te vitit, kur atyre i vjen koha. Ne te vertete dije se koha reale qe i perket nivelit fizik eshte ajo ciklike e perbere nga ritme precize. Ngrenia e ushqimeve jashte sezoni lodhin organet e tua. Ne te vertete substancat qe ndodhen ne ushqime, jane te ndryshme ne lidhje me sezonet sepse nevojat e trupit tend ndryshojne ne varesi te sezonit. Psh: pasuria e tipeve te frutave ne periudhen verore te ndihmon te kalosh klimen me te ngrohte ndersa ushqimet me te pasura me substanza te ndihmojne ne periudhen dimerore. Mos me thuaj qe ha njesoj si ne dimer si ne vere, sepse nuk eshte e vertete, trupi nuk ta “pranon”. Ti ha ate qe natyra te ofron sipas sezonit.
Permes dimensionit te harmonise me natyren dhe nepermjet kohes ciklike, mund te leshoheni drejt asaj paqes se brendshme qe ju lejon te gjeni qendren tuaj Divine. UNIN tuaj. Permes kesaj kohe ciklike mund te shikosh se si e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jane te pranishme ne te njejtin moment tek ty. Sepse rrethi nuk ka nje pike: as me perpara e as me mbrapa. Dimensioni i koshiences (te diturit se cfare po ben dhe se ku ndodhesh) i cili nuk llogjikon me terma “me perpara” apo “ me mbrapa” mund te ngadalsoje kohen ciklike deri sa ta beje te rrezohet ne nje pike ku levizja ndalon: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jane 1.
KJO ESHTE KOHA E UNIT ...!!!
Ja cfare eshte perjetesia i dashur mik. Ti je pajisur me intelekt apo jo!!!
Jeni ne dimensionin e kesaj kohe kur jeni ne meditacion apo kur jeni 100% koshient mbi cfare po beni psh duke vezhguar bukurine e nje luleje, duke degjuar muzike, kur jeni kreative duke qene te bindur dhe te pranishem vehtes tuaj. Ne ato momente ngrini syte nga ora dhe shikoni qe ka ecur pa e kuptuar. Ora, ajo cfare ti quan kohe.
Sa here ke thene se ritmet e vena nga jashte nuk te shkojne per shtat: ndihesh sikur je nen nje gjendje qe nuk shprehesh dot lirshem, sikur asnjehere nuk ben dicka ne kohen e duhur, sikur ske kohe asnjehere ?!! Kjo sepse po jeton nje kohe qe nuk eshte asgje tjeter pervec se nje iluzion, kohe qe te ben te vuash ne te gjitha nivelet. Jeto i dashur njeri sipas kohes tende, shprehe, manifestoje. Merr guximin ti japesh nje prerje me thike dhe realizo kohen tende, ate qe ti je ne esencen tende intime.
Secili nga ju duhet te reflektoje mbi kuptimin qe i jep konceptit kohe duke qene koshient se si po e jeton.
Psh: shpesh “pushimet” ngarkohen nga ty nga kerkesa sikur ne ate interval kohe ti duhet te besh te gjitha gjerat e “rendesishme” dhe “esenciale” qe nuk “ke pasur” mundesine ti besh gjate vitit dhe mezi i pret. Ky tension emotiv qe shume nga ju ndjejne eshte pergjigjia qe nuk jeni jeni duke jetuar kohen tuaj sipas ritmerei tuaja te brendshme, sipas dimensionit te koshiences tuaj.
Eshte e mundur te jeni gjithmone ne pushime edhe duke vazhduar te punoni e te beni te njejtat gjera, duke jetuar sipas ritmit tuaj cdo aktivitet te dites qe duhet te realizoni: kjo eshte te kesh nje gjendje shplodhjeje dhe qetesie te brendshme.
Celesi per te realizuar te gjithe kete eshte ai qe duhet te jetosh me bindje dhe vemendje cdo moment te dites tende: nese nga jashte te vijne presione, ti koncentrohu mbi kete celes pa u preokupuar per asgje tjeter apo te rrembeheni nga ankthi. Dimensioni i te qenurit koshient dhe i vemendjes mbi c’ka po jeton do te te sjelli nen ritmet e tua e keshtu do te jetosh kohen tende. Kjo do te te sjelli ne harmoni duke arritur ekuilibrin e brendshem qe eshte esencial per zhvillimin shpirteror dhe zgjimin tend.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Koha eshte nje iluzion. Empty Re: Koha eshte nje iluzion. 21/9/2013, 16:27

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ILUZIONI
«Problemi i iluzionit qëndron në faktin se ai është veprim i shpirtit dhe rezultat i aspektit mental të të gjitha shpirtërave në...Shpirti është ai që është i rrënjosur në iluzion dhe, shpirti është ai që nuk sheh qartë deri sa të mësojë ta derdhë dritën e vet në mendje e tru.»
Kjo për ju do të mund të kishte qenë një zbulim i ri. Ndoshta nuk do të kishit menduar kurrë që shpirti të ketë qënë i përkufizuar në çfarëdoqoftë mënyre. Ndoshta keni menduar se përkufizimi është çështje që ka të bëjë gjithmonë me materien, karakterin, mospërshtatjen e aparatit, fizik... ose mental, për t'i mundësuar shpirtit vetëdije të njëmendtë mbi botën e jashtme ku jetojmë...
Ne jemi ata që i mundësojmë shpirtit dalje në botë dhe, nëse s'kemi aparat, shpirti nuk mund të shohë. Theksi më i madh në mësim i është dhënë asaj që aparati është i papërshtatshëm, çka edhe është. Inercioni i vet materies ia vështirëson, nganjëherë madje edhe ia pamundëson shpirtit përdorimin e përshtatshëm të aparatit të cilin e ofron karakteri në lindjen e dhënë. Rezultatin e kësaj në sferën mentale e quajmë iluzion. Mendja dhe truri e interpretojnë gabimisht të vërtetën dhe atë që e sheh shpirti. Mu ky interpretim i gabueshëm shkakton iluzionin.
E shikojmë botën, në mendjen tonë fusim ide, trajta të të menduarit, ideologji e pikëpamje pastaj provojmë që të gjitha këto të kenë një kuptim. Nëse ato ide e ideologji na janë tërheqëse, atëherë lidhemi me to. I bashkohemi kësaj apo asaj grupe a organizate dhe në këtë mënyrë e mbushim mendjen me iluzion. I pamundësojmë shpirtit për ta parë qartë e pa pengesa botën ashtu çfarë në të vertetë është.Ia tregojmë shpirtit atë botë ashtu siç mendojmë se është. Pasi të kemi tregtuar me të gjitha idetë, ideologjitë, partitë politike, mënyrave të të jetuarit e të menduarit, besimeve të ndryshme, doktrinave e dogmave të ndryshme, mbesin në mjegull, nën mungesën e dritës,e këtë e quajmë iluzion dhe në këtë mënyrë e mendjen e karakterit e mbyllim për depërtimin e dritës së shpirtit.
Shpirti provon ta nxjerrë dritën e vet përmes trupit mental. Përderisa iluzioni është në sferën astrale, e quajmë verbërim (apo mashtrim, anglisht Glamour). Bota është e mbushur me verbërime. Disa nga ju i njohin disa nga verbërimet e tyre. Përveç mjeshtërve dhe teologëve më të lartë, të gjithë të tjerët vuajnë nga verbërimi apo iluzioni. Nuk e shohim botën ashtu siç është në të vërtetë. Jetojmë në iluzion. Shumica e njerëzve që fillojnë të mendojnë (ky është dallimi ndërmjet verbërimit e iluzionit) mendimet dhe interpretimet i përdorë sikur të ishin të vërtetë, pastaj zgjedhin ndërmjet tyre. Iu pëlqen ndjenja e diçkaje meqë janë, për shembull, sentimentalë, kështuqë gjejnë mënyrë sentimentale në të shprehurit e vetes. Nëse janë tip i personit të ashpër, mund të gjejnë që të vepruarit e ashpër është më i përshtatshëm për shijen e tyre. Lidhemi për atë që dijmë ta shpjegojmë e mendojmë se ajo është e njëmendtë.
Iluzioni është para së gjithash mental dhe është karakteristike për qëndrimin e mendjes së atyre njerëzve që janë më tepër intelektual se sa të ndjeshëm. Janë shtuar verbëritë e tilla për të cilat flasim rëndom. Faji i tyre qëndron në të kuptuarit e gabuar të ideve e trajtave mendore si dhe interpretimeve të gabuara."
«Iluzioni sot është aq i fuqishëm ashtuqë vetëm disa njerëz, mendja e të cilëve është e zhvilluar në çfarëdoqoftë mënyre, zotëron me ato trajta të fuqishme të të menduarit të përlyer me iluzion, rrënjët e të cilit ndodhen në jetën e karakterit të ulët dhe natyrës së dëshiruar të masës së njerëzve dhe nga kjo nxjerrin energjinë e tyre jetësore.»
Jetojmë në botën që është e mbushur përplot iluzione. Çdo shtet në botë i ka iluzionet e veta. Nëse shteti është i madh si Rusia apo Amerika, njerëzit rëndom kanë iluzionin e madhështisë. Përpiqen për të dominuar, për t'u zgjëruar. Sa më i madh të jeni, aq më tepër dëshironi të zgjëroheni. Kjo është gjë për t'u habitur. Njeriu do të kishte menduar se shteti që është i madh si Rusia apo Amerika veçmë është aq i madh, sa që njerëzit janë të lodhur nga ajo që kanë shtet aq të madh, shtet që është truprëndë për ta udhëhequr si dhe e paharmonizueshme. Por jo. Ata me gjithë dëshirë do të kishin qenë edhe më të mëdhenj.
Njeriu do të kishte menduar se regjioni që quhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjërësi prej 5000 kilometrash e disa mija kilometra prej veriut në jug, është mjaft e madhe për ta kënaqur shumicën e njrëzve. Por jo. Prej nga kanë ardhur Texasi, New Mexico e gjysma e Kalifornisë. SHBA-të ia kanë vjedhur Meksikos. Dëshira e tillë për t'u bërë më i madhi e më i miri, dëshira për përhapjen dhe krijimin e trajtës së vlerës më të madhe të të menduarit është iluzion i madh i njerëzve në Shtetet e Bashkuara. Sot, nën pushtetin e Republikanëve, duket se SHBA-të dëshirojnë të krijojnë sistem botëror politik e ekonomik me të cilin do të mbisundojë Amerika.

3Koha eshte nje iluzion. Empty Re: Koha eshte nje iluzion. 21/9/2013, 16:28

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Realiteti eshte ILUZIONI i perhapur.Rruga e iluzioneve eshte e gjane.Iluzioni,oqeani,shkretetira,dashuria e vertete,iluzioni ose e verteta,iluzioni-Hitleri,iluzioni i mendimeve te prishura.Çka ka nga ana e mbrapme te iluzionit?Mos jemi ne -ajo- ana tjeter e shendrruar ne iluzion?Iluzioni i fatit?Iluzioni i reinkarnimit?Jeta si ender ose iluzioni?A eshte koha vetem iluzion?Shkuarja (vdekja) e prinderve: kan qene realitet,tash jane ILUZION. Per ti mundesuar shpirit vetedije te vertete mbi boten e jashtme ku jetojme,duhet mu lirue se psri prejegos,e pastaj me e zhvilluedhe perdore telepatine..."Knaqesia" te cilen e perjetojne narkomanet,a nuk eshte iluzion?Nen depresion me iluzion,pa iluzion - pa depresion.Iluzion- te gjithat dhe asgje.
Iluzion eshte ti kesh te gjitha grat ne momentin e njejte,te jetosh pergjithmone pa vdek- iluzionet jane keto sepse permbajne iluzionet.Nuk ka yjet as planet ku nuk mundet te arrije iluzioni.ILUZIONI eshte DEKORIMI I BOTES - ZGJUARSI eshte BOTE. Iluzioni eshte eresire pas shuarjes se qirit,iluzioni eshte qe fluskat e dimrit te lodhur te qenrojne pa u shkrire....Une prap do te shkruaj dhe do te mendoj se si ne iluzionin te pushoj.Iluzioni vjen nga thellesia e shpirtit pertej marimanges te vetdijes,ose eshte shkelqim pertej marimanges qe quhet -TE KUPTUARIT?Mos jemi ne valle reflektim i iluzionit i cili vjen,krijohet dhe kthehet ne gjendjen e meparshme-ILUZIONIT?Ndoshta -iluzioni- nuk egziston sepse kenaqemi ne te?Ndoshta ne -iluzion- besojne vetem te lodhurit dhe te vjetrit?Ndonjehere kam bindje se ne çdo zgjatje te shiqimit dhe hijes se tij qe bebzat i ngjyros me heshtje,une shof iluzionin,ashtu si ne buzeqeshjen kur vehten e zbulojme ne detin e vuajtjeve ku noton imagjinata jone.As une e askushi nuk mundet me kuptue pse YJET egzistojne,pse i shiqojme dhe provojme t'i numrojme....
Fakt qe iluzioni mund te jet çvaredo,por jet vetem ILUZION,çoft ai i vogel ja i madh,natyral ja nga diplomacia e deshtuer e deri tek lufta.Ne rastin e iluzionit inbdividual,njeriu genjen,ne rend te pare e nashtron vehten,kenaqet duke fantazuar ne diçka qe eshte -vizioni i ardhmerise-,jetes se mire,deshires,pamundesise qe te realizohet diçka,ose iluzioni i enderave feminore te parealizuara.E koha?A eshte koha ILUZION?Fizicienti Julian Babour pohon:"Koha eshte vetem iluzion". Simbas Isak Njutnit,ne boten klasike,koha eshte si lumi i cili kalon njesoj per te gjithe. Nuk egziston e tashmja univerzale,koha kalon ndryshe per vezhguesit te ndryshem.
Mbas te gjitha ketyre pyetjeve,prap e pyes veten:Mos eshte njeriu maqina e iluzioneve?Ose eshte njeriu ushqim me te cilin sherbehet iluzioni?Ose eshte iluzioni vetem ender? Te gjith ne jemi kombinim mashkullor/femror,njerzor dhe shtazor dhe kemi ne veti prej te gjithave nga pak,por mjaft sa per iluzion. Iluzioni na shatit prej realitetit ne iluzion dhe prej iluzionit ne realitet.
Ndoshta jemi askushi ja te gjithat,por me fillimin e jetes,lind dhe fillon deshira,me te dhe iluzioni dhe çdo hap e ka cakun e vet.Perdorni zemren,behuni krejt dhe asgje.Mos eshte iluzion ne formen e njerzve dhe shiqimeve te zbrazeta qe bredhojne ne te thate....Une asgje nuk mendoj.Kam bindje se koha ndonjehere po ndalet.Prap mendoj se si jan krejt qka dua dhe prap ne anen tjeter-asgje.Iluzioni na percjell tere jeten,prej vogjlimit deri tek pleqeria,njesoj rigon shiu dhe bjen bora,rezaton dielli dhe nderrohen dita me naten dhe

Dua te deshiroj qe iluzioni është iluzion. Me qellim nuk e bera radhitjen e fjalive dhe mendimeve ne tekstin e postuar,vetem per tu krijuar bindja se po endemi andej-kendej,ashtu siq ban iluzioni me njeriun.iluzioni esht i njejte i cilu kurre nuk do te kaloje.Iluzione ka shume.Ndoshta edhe pas vdekjes jeta eshte iluzion ashtu siq tash eshte imagjinata e jone per vdekjen,jeten dhe pavdekshmeri.
A eshte iluzioni i pavdekshem?JO,ME VDEKJËN TONË,VDES EDHE I-L-U-Z-I-O-N-I.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons