Këto pamje të rralla janë të një fisi indian në pyjet e thella të Perusë. Fisi nuk ka kontakte me botën dhe jeton në juglindje të Perusë.
Edhe më parë ka pasur fotografi nga ky fis, por këto janë imazhet e kapura më afër se kurrë.
Fisi jeton me mjete pune të krijuara nga drurët dhe dhëmbët e kafshëve. Mendohet se fisi ka disa qindra anëtarë. Klani që jeton pranë lumit ka rreth 60 anëtarë. Fisi jeton sipas kodit të tyre social, që përfshin edhe praktikën e rrëmbimit të grave e fëmijëve nga fiset e tjera.
Në Peru ka rreth 15 fise pa kontakte me botën me një total prej 1500 personash. Me ligj është e ndaluar që të afrohesh pranë zonave të tyre as me varkë. Por ligji shpesh nuk zbatohet. Pak kohë më parë një anëtar i një fisi u vra me armë zjarri, çka rriti ndjeshëm tensionet dhe bëri që fiset të tërhiqen më tej në pyje.