Statistikat e “Google” nuk mashtrojnë. Ndonëse në vitin 2011 Barcelona fitoi kampionatin dhe Champions League, fiksimi më i madh i banorëve të qytetit ishte Jose Mourinho…
Sipas rezultateve të publikuara nga gjigantët e internetit, Barcelona është qyteti ku më shumë u kërkuar me fjalën kyç Mourinho, ndjekur nga Oporto dhe Lisbona.
Përsa i përket gjuhëve, emri i trajnerit madrilen ishte më i kërkuar në dialektin katalan, ndjekur nga spanjishtja, polonishtja dhe gjuha indiane.
Në total, në Barcelonë u kërkua 86 milion herë fjala Mourinho në “Google” gjatë vitit 2011, shumë më tepër se emri i trajnerit të skuadrës vendase, Guardiola, i kërkuar 51 milion herë.
Gjatë të gjithë vitit, vetëm në një prej 365 ditëve të tij Guardiola ishtre më i kërkuar se portugezi, në 28 maj, kur deklaroi se nuk kishte pasur një ofertë nga Manchester United dhe se nuk kishte ndërmend të shndërrohej në pasardhësin e Alex Ferguson.
Nga ana e tij, Mourinho shkaktoi një përmbyetje në rrjet në katër ditë të ndryshme. Në janar kur u zgjodh trajneri më i mirë në botë, në shkurt kur një lajm spekulonte se ai dëshironte të rikthehej tek Chelsea, në prill në konferencën e famshme për shtyp ku përgjigjej vetëm me pyetjen përse dhe në gusht, ditën pasi i futi gishtat në sy ndihmësit të Guardiolës, pas ndeshjes së Superkupës së Spanjës.